SHPËRNDAJE

Zvicerania “digjet” me 655 franga për një cigare

Drejtësia e Kantonit të Friburgut, pronaren e një kafeneje në Gruyere e ka gjobitur me 300 franga dhe 355 të tjera për shpenzime gjyqësore.

Me siguri se kjo cigare do të ngelë më e shtrenjta e jetës së saj. Pronarja e një kafeneje në Gruyere, ka paguar 300 franga gjobë dhe 355 të tjera për shpenzime gjyqësore, pasi ka pirë duhan në lokalin e saj, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Paraprakisht, ajo u ka lejuar pesë mysafirëve të saj të bëjnë zgarrë. Mirëpo, këta të fundit e kanë shfrytëzuar rastin dhe me kohë e kanë ndaluar pirjen e duhanit.

Në momentin që policia mbërrin në kafene, pronarja ka qenë e vetmja duke pirë cigare, shpjegon e përditshmja zviceran “La Liberté” në numrin e saj të së martës.