SHPËRNDAJE

Zaevit i plas sherri me Merkon, nesër shkon në Strugë

Mosmarrveshjet ndërmjet LSDM-së me BDI-në në Strugë dhe kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko duket se janë bërë problem ndërpartiak dhe ndërqeveritar.

Pikërisht për shkak të këtij sherri që shpërtheu javën e kaluar, nesër është paralajmëruar mbërritja e Zoran Zaevit në Strugë, mëson portali Strugalajm. Zaev pritet të zhvillojë takim me strukturat partiake, por edhe me kryetarin e komunës Ramiz Merko, nga radhët e BDI-së, i cili mori përkrahjen e LSDM në zgjedhjet e fundit lokale.

Përplasja ndërmjet LSDM dhe BDI eskaloi seancën e fundit të Këshillit ku këshilltarët e LSDM nuk mbështetën propozimet e Komunës në Këshillin komunal për ndërtime rreth plazhit. (INA)