Zaev u thotë lamtumirë 100 administratorëve shqiptarë që nuk e bëjnë “hesap” punësimin nga BDI

SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar masa më të ashpra për rritje të disiplinës në punën e institucioneve shtetërore.

Zaev ka thënë se nuk do të tolerohet parregullshmeria. “Ja para ca kohe dëgjuam se rreth 100 administratorë nuk janë paraqitur për sistemim në vendet e punës.

Do tu themi falemnderit, lamtumirë.

Mbi 900 tjerë u sistemuan”, tha Zaev duke folur për 100 administratorët e pranuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, që nuk janë paraqitur në thirrjen për sistemim ne vendet e punës.