SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia e meriton të marrë rekomandim pozitiv.

“E dini që unë dëshiroj të ndaj me opinionin atë që është fakt. Fakt është se kemi punuar. Me të vërtetë Maqedonia meriton rekomandim të pastër, janë me rëndësi fjalët në atë rekomandim për shkak se kjo për ne do të jetë ose inkurajim ose dekuraim, është me rëndësi për të gjithë qytetarët, për gjithë ata që janë të përfshirë në proceset reformuese. Pas këtij rekomandimi, Maqedonia, vazhdon reformat. Dhe me të vërtetë nëse konfirmohen ajo që është punuar, para vetëm për atë presim të nominohet, nëse konfirmohet me fjalë të mira dhe marrim rekomandim të pastër besoj se kjo do të jetë e merituar dhe do të jetë motivim shtesë të vazhdojmë me reformat”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/