SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në brifing me gazetarët me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani konfirmoi se do të ketë referendum për emrin, ndërsa pyetja e radhës është se a do të ketë menjëherë pas marrëveshjes eventuale ose para samitit për hyrje të Maqedonisë në NATO ose BE, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me referendumin shqiptarët dhe BDI kanë rol konstruktiv gjatë gjithë periudhës për zgjidhjen e këtij kontesti. Jemi të kujdesshëm për ndjeshmërinë qe e kanë bashkëqytetarët maqedonas ndaj kësaj çështje dhe përpiqemi që të reagojmë me kujdes. Ne në fund do ta pranonim vendimin e LSDM-së për referendum, megjithatë i theksojmë disa rreziqe dhe ato o bëjmë në një debat konstruktiv”, tha Osmani.