Vazhdon paraburgimi për ish funksionarin e qeverisë

SHPËRNDAJE

Iu është vazhduar paraburgimi edhe për tridhjetë ditë drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Vase Donevski, vërtetuan nga Gjykata Penale në Shkup, transmeton Almakos.

Paraburgimi është vazhduar me propozim të Prokurorisë për Krim të Organizuar pas 30 ditëve paraburgim.

Donevski është arrestuar me 15 mars nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hetimi për këtë rast është bërë nga Drejtoria e Policisë Financiare, ndërsa i dyshuar është edhe ish drejtuesi i kompanisë Securitecom./Almakos/