Vankovska: LSDM dhe VMRO po negociojnë për amnesti të funksionarëve të VMRO-së

SHPËRNDAJE

Profesoresha universitare Biljana Vankovska në emisionin e sotshëm “Vetëm të vërtetën (Samo Vistina)” ka deklaruar se LSDM dhe VMRO-DPMNE këtë periudhë po negociojnë për amnesti të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, shkruan Fakte. Ajo ka thënë se kjo që po paraqitet para opinionit është vetëm fasadë ndërsa në të vërtetë po nagociohet për gjëra tjera. Kjo ka filluar sipas , me formimin e Qeverisë, kur u amnistua BDI.

Vankovska ka deklaruar gjithashtu se ligji për gjuhët është antikusgtetjes dhe sipas të gjitha gjasave ai do të sillet nga ana e shumicës parlamentare, por i njejti menhëherë do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas saj, ai do të shfuqizohet.

Profesoresha Biljana Vankovska gjatë emisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është shtet i vertetë, por është protektorat, por nuk ka kush ia thotë këtë asaj. “Maqedonia do të bëhet së shpejti binacionale, jo se ne duam por se ashtu është rregulluar sistemi” ka thënë Vankovska./FAKTE.Net