UEFA shpall ekipin më të mirë të vitit 2017 – 5 lojtarë Madrilen përfshihen në të (FOTO)

SHPËRNDAJE

Shtëpia më e madhe e futbollit Europian, UEFA, ka shpallur 11 lojtarët më të votuar për formacionin më të mirë të vitit 2017.

Përzgjedhja e këtij formacioni u bë nëpërmjet webfaqes së tyre në të cilën votuan tifozët me 50 kandidatë që ishin në garë për këtë formacion. Real Madridi është ekipi që përfaqësohet me më së shumti lojtarë në këtë formacion – 5 lojtarë.

Lojtari më i votuar ishte kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos që morri 588.315 vota (73.7%). Pas tij janë: Marcelo (70% të votave), Messi (59.8%) dhe Cristiano (55.7%).

Ky është formacioni më i mirë i vitit 2017 i shpallur nga UEFA gjatë ditës së sotme:

Buffon; Alves, Ramos, Chiellini, Marcelo; De Bruyne, Kroos, Modric; Hazard, Cristiano, Messi.