Topalli largohet nga VV se i pengonte Islami, ja çfarë i kthen Arian Xhezairi

SHPËRNDAJE

Faton Topalli i njohur për antiislamizmin e tij, sot ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetvendosje! Një ndër arsyet e tërheqjes së tij ka thënë se i pengon edhe islamizimi i VV-së apo Islami politik. Por një ndër bashkë partiakët, njëherë edhe pjesë e shoqërisë civile, Arian Xhezairi i ka dhënë një përgjigje goditëse.

Ky është statusi i Arian Xhezairit i plotë:

“Problemi i Faton Topallit paska qenë islami politik. Po ashtu edhe i Molliqajt. Siç ishte i Ramabajës edhe ca të tjerëve.

Çka dmth. islami politik?! Që nji islamist s’bën t’mirret me politik?! Që nji islamist s’bën t’ketë qëndrime (e aq më pak za) mbi shoqninë dhe shtetin?! Pse, aferat shtetnore po u përkitkan vetëm a dhe anti fetarëve?! Se vetëm këta të fundit, kjo tufë e vocërr, po u dashka t’implementojnë preferencat e tyne personale mbi nji popull të terë?!

Këto dorëheqjet të tipit “due të t’kallëxoj se pa mue s’mundesh” flasin shumë, jo vetëm për amalgamimin që paskësh qenë në Vetëvendosje!, por më tepër thonë mbi mentalitetin tonë shoqnorë, shpërfaqin defektin tonë gjenetik për dominim e pushtet, si dhe inatin për t’mos ia njoftë meritat e për t’mos ia zgjatë dorën tjetrit dhe tjerëve.

Islami është fe, dhe në vete ka politikë. Ashtu dhe ne do t’guxojmë t’mirremi me politikë, edhe nëse në vete do t’kemi elemente islame. Le të dorëhiqen, le të tërhiqen, se s’do t’mund t’na ndalin sa do që t’përpiqen!”