TELEGRAM URIMI NGA ALI AHMETI MBI ZYRTARIZIMIN E GJUHËS SHQIPE

SHPËRNDAJE

Miq, zakonisht, përpiqem t’ju kthej përgjigje të gjithë atyre që më urojnë me raste të ndryshme, por këtë herë e kam të pamundur t’i përgjigjëm një për një, mijëra e mijëra uratava tuaja për miratimin e Ligjit për përdorimin zyrtar dhe të barabartë të gjuhës shqipe që vijnë nga të gjitha qytetet tona, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Lugina, Mali i Zi dhe Diaspora.

Nëpërmjet të këtyre rreshtave ju shpreh faleminderimet e mia më të sinqerta dhe e përcjell mirënjohjen time më të thellë për kontributin e gjithësecilit prej jush bashkë edhe me ato që nuk janë më pranë nesh.

Nuk mund të lë pa i veçuar edhe ata, pa kontributin e të cilëve ndër vite nuk do t’a arrinim të sotmen, dëshmorët dhe veteranët e UÇKsë, bashkë me gjeneratat e tëra të patriotëve dhe veprimtarëve ndër dekada.

Kur jemi bashkë, arrijmë të bëjm shumë punë. Bashkë kemi edhe shumë punë për të bërë.

Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë!

I juaji Ali Ahmeti