Talat Xhaferi planifikon puç kundër Nevzat Bejtës

SHPËRNDAJE

Në vigjilje të kongresit të rradhës të BDI-së dhe në përfundim të mandatit të Nevzat Bejtës si kryetar i degës së BDI-së në Gostivar siç duket kanë filluar përplasjet dhe kundërshtimet e para se kush do ta mer drejtimin e Degës në Gostivar.

Siç mësohet nga brenda degës së Gostivarit, Nevzat Bejta kryetar dege në Gostivar për 16 vite po akuzohet nga funksionarët e BDI dhe bashkpuntorët më të afërt se ka uzurpuar degën e BDI-së dhe asesi figurat e reja nuk po munden të dalin në sipërfaqe për shkak të tij.

Kjo revoltë siç mësojmë ka filluar pas zgjedhjeve lokale ku Nevzat Bejta për herë të dytë humbi zgjedhjet në Gostivar dhe tha se nuk do të merrej më me politikë e do jua lëshojë vendin figurave të reja por pas pak kohe ai u bë pishman dhe sërish filloi aktivitetet partiake dhe tanimë po kërkon mandatin e 5-të si kryetar dege, njofton tetova1.

Revolta shihej edhe para zgjedhjeve ku kuadri i lartë BDI-së dhe ish ambasadori Asaf Ademi doli kundërkandidat i Bejtës nga rradhet e Levizjes Besa dhe pas tij qëndronin shumë aktivist.

Siç mësohet pas gjithë kësaj revolte qëndron Kryeparlamentari Talat Xhaferi i përkrahur edhe nga funksionarë tjerë të lartë si komandant Shefit Xhaferi, ish ministri Nexhati Jakupi, ish kryetari i Forumit rinor Gazmend Sejfuli si dhe funksionarë shtetrorë.

Kuvendi i degës së BDI-së në Gostivar duhet të mbahet Brenda këtij viti.