Sulejmani: Gruevizmi vazhdon të jetojë dhe bashkë me te edhe ne

SHPËRNDAJE

Ish-politikani, tanimë analist dhe profesor universitar Rizvan Sulejmani vlerëson se regjimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nuk iku por atë siç thotë ai vetëm se e “perzunë”.

“Gruevski iku. Nuk iku, por e përzunë. Një dëshirë e madhe e shqiptarëve u plotësua. Bile edhe mund të lavdërohen se pa ndihmën e shqiptarëve, për LSDM-n edhe shumë gjatë do të sundonte. Kush çka fitoj ende nuk mund të përllogarisim por një gjë e dimë, hija e tij nuk na hiqet. Sa për të mos na marrë “malli” çdo ditë e shohim nëpër TV duke u endur lartë poshtë nëpër gjykata pa epilog. Ai shkoi por gruevizmi mbeti. E shohim në fasadat i institucioneve shtetërore dhe në qendër të qytetit. E shohim kur organizojmë evenimente në teatrin e tij të famshëm. E shohim kur shkojmë në gjykata e operë përreth Vardarit”, shkruan në shkrimin e tij të fundit Sulejmani.

Ai mëtej në shkrim shkruan se Gruevski na përkujtohet kur shohim shumë kisha e kryqe nëpër qytet e më gjerë të ngritura në kohën e tij.

“Gruevizmi vazhdon të jetojë dhe bashkë me te edhe ne. Dua të përkujtoj se në kohën kur ishte ngritur i gjithë opinioni kundër tij dhe sundimit të tij unë kisha shtrua pyetjen retorike, çka me gruevizmin, që të përgjigjem, Gruevski do të shkoj por gruevizmi do të mbetet. Aso kohe këtë kush nuk e mendonte, përgjigja ishte e thjesht, “vetëm le të ike ky një herë”. Ai iku kurse sot e kësaj dite nuk e dimë se çka bëjmë me gruevizmin. Dëgjojmë kryetarin e një farë komisioni për zgjidhjen e këtij problemi, prof Gërçev, që bën listë përmendoresh e monumentesh që duhet rrënuar. Për çudi, në atë listë edhe monumenti i Nënë Terezës, por edhe i Hasan Prishtinës. Çka është e përbashkëta e gruevizmit me Nënën Terezëz e Hasan Prishtinës? Apo edhe Aleksandri e Filipi me Nënë Terezë”, shkruan mëtej Sulejmani.