Sot është ditëlindja e Komandant Kumanovës, luftëtari që lirinë e deshi më shumë se jetën! (Foto)

SHPËRNDAJE

“Urime sot për njeriun që e deshti më shumë lirinë se jetën, e deshti më shumë atdheun se vetën, ai bëri shumë për të gjithë ne. Ne gjithmonë do ta nderojmë atë. Urime ditëlindjen Komandant Kumanova”, ka shkruar me këtë rast bashkëluftërari i tij, Haxhi Shala, shkruan Gazeta Lajm.

U lind më 16 prill 1967 në Orizare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin do ta vazhdon në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë shokë të tjerë të idealit.

Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet : ” LIRIA E NJË POPULLI FITOHET VETËM DHE VETËM ME GJAK”. Këtë dëshirë dhe ideal do ta bej realitetit. U thotë lamtumirë të gjithëve me radhe : gruas, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, të gjithëve që i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes “ATDHEU NË

RREZIK – VENDLINDJA THË

RRET” niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të parët e luftëtarëve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me të ishin : Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xheve e Femi Lladrovci e shumë e shumë patriotë të tjer që nga diaspora do të vijnë të futen në zonat e okupuara të Drenicës legjendare aty ku Komandanti legjendar ADEM JASHARI la amanet se : ” KURRË KËTO TROJE NUK KANE QËNË DHE NUK DO TË JENË SLLAVE, KANË QENË DHE DO TË JENË PËR MOTË E JETË TOKË SHQIPTARE.

Këta ishin trimat e lirisë që reflektonin shpresë dhe frymëzim për të gjithë ushtarët dhe popullatën civile. Ishin KUMANOVA, ÇELIKU, e TOPI dhe shumë trima të tjer të lirisë që shiheshin kudo në Kosovë, ata ishin në Likoc, Drenoc, Lladrovc, Klecke, Qafe Dule, Malisheve, Jezerc ishin gjithëkund, ishin 1,2,3 u bënë shumë e më shumë. U bënë mijëra e mijëra trima që nuk kursyen më të shtrenjtën – Jetën e tyre për liri dhe atdhe. Kumanova ishte gjithkund, në flakë e barot, në mesin e shokëve, në mesin e popullatës. Ai ishte shok, ushtar dhe njëhohëshisht komandant.

Më 25 gusht në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për ballë me kriminelët serb bie dëshmor për të mbetur YLL I PASHUAR I LIRISË.

Liria është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër, dëshmorët janë të pavdekshëm, amaneti i tyre është shumë i fuqishëm.

Falë gjakut që derdhën Ismeti dhe mijëra dëshmorë e martirë të tjerë të kombit, Sot Kosova gëzon pavarësinë si shteti më i ri në bote. ISMET JASHARI më 25 gusht 2009 shpallet HERO I KOSOVËS.

ISMET JASHARI e deshti më shumë lirinë se jetën, e deshti më shumë atdheun se veten, ai bëri shumë për të gjithë ne. Ne gjithmonë do ta nderojmë atë.