SHPËRNDAJE

Varfëria, fitimi i lehtë i parave dhe qasja e lehtë deri te bastoret janë karrem për popullatën e re, konsiderojnë një pjesë e sociologëve. Ata shprehen se varshmëria nga vënia bast, veçanërisht te të rinjtë, bëhet problem serioz në të cilin do të duhej të përfshihet edhe shteti. Sociologët propozojnë të vendosen rregulla më rigoroze se kush dhe ku mund të hapë bastore.

Edhe një pjesë e qytetarëve konsiderojnë se të rinjtë në vend se kohën ta humbin para kompjuterëve dhe në bastore dhe të presin fitim të lehtë të parave, të gjejnë punë.

“Të shkojnë në punë, e të mos humbin kohën atje. Punë ka për të gjithë edhe për pensionistët, edhe për të rinjtë edhe për të moshuarit”.

“Të rinjtë të shkojnë në punë, të punojnë, të jenë të mirë”.

“Jo, assesi në bastore. Paratë fitohen vetëm me djersë”.

Pikërisht hapja e bastoreve në afërsi të shkollës dhe të Komunës së Vraçishtit i alarmoi një pjesë të qytetarëve të dalin në rrugë dhe përmes protestës të kërkojnë mbylljen e saj./Zhurnal