Skandaloze:Sulm seksual mbi dy minorene në Reçicë të Vogël

SHPËRNDAJE

Një person i panjohur dje ka kryer sulm seksual mbi dy minorene, të cilët i ka njoftuar përmes programit “Azar”. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar herët në mëngjes në orën 01:30 në Stacionin policor – Tetovë nga njëra prej vajzave, e cila ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj, një prokuror kujdestar publik, psikolog dhe avokat. SPB – Tetovë po ndërmerr masa për gjetjen e personit të denoncuar dhe po punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.