SHPËRNDAJE

Përktheu: Dr. Diana Skrapari

Pedagoge e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

UASHINGTON (Reuters) – Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi të premten mbrëma se sulmet e koordinuara të nisura nga Uashingtoni, Londra dhe Parisi kundër Sirisë do të kishin pasoja.

“Një skenar i paramenduar po ekzekutohet,” u përgjigj Anatoli Antonov në Twitter. “Edhe një herë ne po kërcënohemi. Ne paralajmërojmë se veprime të tilla nuk do të jenë pa pasoja,” shtoi ai, duke shtuar se “fyerja ndaj Presidentit të Rusisë është e papranueshme”.

“Shtetet e Bashkuara, që mbajnë arsenalin më të madh të armëve kimike, nuk kanë të drejtën morale për të fajësuar vendet e tjera”, tha ambasadori. Në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse gjithashtu ankohej ndaj goditjeve kundër një “qeverie sovrane që po përpiqet për vite të të mbijetojë një sulm terrorist”.

“Së pari,” Pranvera Arabe “e vuri popullit sirian në provë, pastaj Shteti Islamik, tani raketat amerikane,” shkroi Maria Zakharova në Facebook. “Kjo është anormale të sulmosh kryeqytetin e Sirisë vetëm kur Siria kishte mundësinë për një të ardhme paqësore”, shton ajo.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania ndërmorrën sulme të koordinuara të premten mbrëma në Siri në hakmarrje për sulmin kimik të javës së kaluar në ish-enklavën rebele të Dumës, Ghouta Lindore, e cliruar nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën në mëngjes se asnjë nga raketat që qëlluan mbi Sirinë nuk kishte hyrë në sektorët e Tartous dhe Hmeimim, bazat detare dhe ajrore të përdorura nga forcat ruse dhe të mbrojtura nga sistemet raketore të bazuara në tokë- ajër.