Si pastrohen qilimat e Mekës për çdo ditë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Besoni apo jo, rreth 30,000 qilima të gjelbërt mbulojnë zonën rreth Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë me një gjatësi totale prej gati 100 kilometrash.

Kujdestari i dy xhamive të shenjta, mbreti saudit Salman bin Abdulaziz, i kushton vëmendje të veçantë qilimave të cilët duhet të kenë aromën e këndshme të trëndafilave në mënyrë që pelegrinët të kryejnë detyrat e tyre fetare në një mjedis të këndshëm.

Heqja e pluhurit dhe sanitizimi

Një departament i plotë është i ngarkuar vetëm me qilimat, ku pesë faza pastrimi përfundohen çdo ditë në një depo. Në fazën e parë, pluhuri dhe papastërtia hiqen duke përdorur një makinë të teknologjisë së lartë.

Qilimat pastaj lahen me detergjentë dhe dezinfektues në fazën e dytë me një makinë që nuk ka nevojë për punë njerëzore për të operuar. Qilimat pastaj shpëlahen dhe vendosen në një urë lëvizëse ku ata janë të gatshëm për fazën e tretë.

Ato pastaj thahen automatikisht në një normë prej tre qilima çdo minutë e gjysmë. Punëtorët pastaj i shtrijnë ato nën diell për një ditë të plotë në verë, dhe dy ditë në qoftë se është dimër.

Pastrimi, mirëmbajtja dhe parfumi i trëndafilit

Në fazën e fundit, qilimat pastrohen me kujdes me fshesa për të siguruar që nuk ka mbetur pluhur dhe së fundi ato mbulohen me një parfum të trëndafilit me të cilin përfundon procesi i larjes dhe dezinfektimit.

Mbikëqyrësi i procesit të larjes së qilimave dhe deposë, Mohammed al-Otaibi, thotë se depoja pranon 200 qilima çdo ditë. Ato klasifikohen, përpunohen dhe mirëmbahen periodikisht nga punëtorët e trajnuar.