Si dukej Mahmut Ferati në fillimet e tij të karierës muzikore (FOTO)

SHPËRNDAJE

Mahmut Ferati për vite me radhë mbetet ndër emrat më të njohur të muzikës sonë.

Ai, ka një karrierë të gjatë muzikore, me këngë të ndryshme, disa prej të cilave mbajnë epitetin e hitit, shkruan “Kosovarja”. Mahmut Ferati ka të incizuara edhe shumë albume muzikore, e viteve të fundit ka qenë i pranishëm edhe me këngë e videoklipe më moderne, siç i kërkon koha.

Dikur, Mahmuti këndonte me çiftelia dhe vishej me veshje kombëtare, por me kalimin e viteve gjërat kanë luajtur vend dhe tani zakonisht e shohim të veshur elegant e me kollare.

Është interesant se si pavarësisht kalimit të viteve, ai duket si njëjtë, ndonëse tani me disa kilogram më shumë e me disa flokë më pak.