SHPËRNDAJE

Ali IBrahimi

VARET NGA EMRI A DO JEM A NUK DO JEM TIFOZ I CILES DO SKUADER TË SHTETIT.

Moment kritik kjo javë, Zoti Zaev reflektoni, doni të beheni hero apo do u flijoheni.

Kësaj radhe kam disa pyetje serioze për Kryeministrin e Shtetit që momentalishtë është i njohur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nën emertimin e përkoheshëm FYROM. Por neve, thjeshtë e quajmë Republika e Maqedonis, kështu është definuar në kushtetutën e Republikës.

SHUMË SHKURTË HISTORIKUN E “MAQEDONIS”

Emri Maqedoni, momentalishtë, kontestohet nga Shteti Grek përshkak se edhe në Greqin Veriore nje pjese e teritorit verior mbane po te njejtin toponim dhe, simbas tyre, ka mundësi që, një ditë, shteti që tash quhet Republika e Maqedonis do të pretendojë se edhe ajo pjesë e greqis na përket, kjo pra, në mendjen e tyre, do ishte irridentizëm dhe rezik për konflikte në ardhmëri.

Nga këtu Greqija, “me arsye”, pretendon, që neve, ta ndryshojmë emrin e shtetit, sepse ajo qe ishte Maqedonija antike tash na qenka Greqija. Bile kujdes, simbas Grekëve, ata jan pasardhesit e “Aleksandrit të Madhë”, mbreteria e të cilit shtrihej shumë ma shumë se teritori i sotëm i greqis. Grekët e Ciprasit dhe Kociasit nuk po pretendojnë atë teritor të Maqedonis antike ta rikthejnë nën sundimin e tyre, së paku nuk shprehin zyrtarisht këtë ide, ndoshta sepse jan të vetëdijshëm se momentalishtë skan “kacik”për kësi pretendime. Sepse Maqedonia Aleksandrit gjeografikishtë prek në Stamboll, përfshirë gjysmën e Bulgaris, gjysmën e Greqis, gjysma e Shqipris si dhe teritorin e FYROM-it. Prej ketu pra ndëgjoni shpeshëher shqiptarë që thonë se ne jemi Maqedon, në një cfar mënyre ashtu edhe është, të gjithë shtetët prekim historikisht maqedonin antike, këtë nuk e mohon askush, por problemi është se, askush nuk e din se cfar gjuhe fliste Aleksandri i madh që ne shqiptaret e njohim si Leka i Madhë.

PROBLEMI filloji kur…

Problemi ka lindur (ndoshta si shumë her për hajgare) kur një popullat, që banonte dhe ende banon në qendër të maqedonis antike, ka filluar të vetëquhet popull Maqedon. Pak a shumë para njëqindë viteve kjo popullat flisnin një dialekte te Bugarishtës dhe ndyheshin ndryshe nga Bullgaret (i ngjanë situatës së sotme mes shqiptarve të Shqiprisë dhe atyre të Kosovës). Mandej gjeneratë pas gjenerate e kan forcuar bindjen se jan Maqedon duke promovuar histori të tyre, autonomi politike dhe duke krijuar lëvizje politike siq njihet VMRO-ja (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonis). Kjo ka ndodhur në momentin kur ende ishin teritoret nën autonomin e Osmanlive. Edhe një her po bëj një paragon mes VMRO-së për ta perceptuar situatën e atëhershme me atë të UCK së Kosovës, sepse një pjesë e popullit ishte nën diktaturen Jugosllave dhe pastaj Serbe, sepse nevoja është krijuar. Pra, Maqedonet per arsye të ngjajshme kan bër Revolucion, pra kundër Sulltanit. Asajkohe Bulgarëve, Grekëve, Shqiptarëve e Serbëve nuk u ka penguar ki revolucion sepse të gjithë e ndieshin si armik Sulltanin dhe ishin të përqendruar në clirimin e tyre, sepse këta vet nuk ishin shtete të pavarura. Kjo indiferenc apo tolerance ndaj VMRO ka ndodhë sepse i kan kosideruar si nje pakic qe po bën zhurmë dhe pa kurrfar rreziku per askënd. Problemi u trash kur Osmanlit u terhoqen dhe u krijuan shtete të reja ne Ballkan. Kësaj radhe të ashtuquajterit Maqedon u gjeten në mes 4 kombeve të vjetera. Do thosha, vet e lypen vet e gjetën problemin. Ma vonë Sërbija, Bullgarija dhe Greqia i luftonin, kurse me Shqiptaret u konsideronin aleat mes veti. Edhe pse nuk kishin zgjidhje tjeter, as VMRO-ja as Ballistet nuk kishin shtet të pavarur. Më 1913 fuqit e mdhaja e krijuan Shqiprin e sodit kurse nje pjese tjetër që quheshin Ballist bashke me VMRO-cit sinkronizonin luftat kunder tre shteteve te reja, te uritur, dhe keshtu e ndan placken mes veti Greqia Bullgaria e Serbija. Natyrishte me ndihmen e fuqive te mdhaja qe pas Osmanlive moren ne dore keta teritore dhe benen harta te cuditshme, prej Luftes Parë boterore, her Vardaska, her Juzhna Serbija,her Bugarska, her Italia, Her Gjermania, keshtu VMRO-ja e Ballistet nuk u perparojshin dot, deri kur mbaroj Lufta e Dyt Boterore ku nje harte krejte re, e quajtur Jugosllavi e pergaditur ne kuzhinat e fuqive te mdhaja iu dorzua në dorë Shokut Tito, ku brenda kesaj Harte pos tjerash, të gjithë e dim, u krijua Republika Popullore e Maqedonis.

Prej vitit 1944-1947 identiteti i të gjithëve ishte Maqedonca.

Ne vitin 1944 nëse nuk gaboj, Tito, Republiken e Maqedonis e quajti POPULLORE. Kujdes, ka një detal shumë të rëndësishëm ku pak analist ndalen dhe shpjegojnë, unë insistojë në këtë detal, Tito e quajti Republika POPULLORE e Maqedonis ku identiteti i gjithe atyre qe banonin ishin Maqedonci. Pra edhe në Shqipfolësit ishim Maqedonca të barabartë me të gjithë të tjerët që banonin në maqedoni, prej asaj kohe neve, në shqipri na quajnë maqedonca (dhe kur Ever Hoxha i “mbylli” shqiptarët ata kan mbetur ende me këtë identitet për neve shqipfolsit, për fat të keq edhe shumë këndej kufirit mendojn se jemi maqedonca, këtë e kam ndegjuar edhe nga historian shqipëfolës, tragjike për mua) Kujdes, në vitin 1944 ende nuk kishim etnin dhe gjuhen që sot e njohim si gjuhë dhe popull Maqedon, Problemi (për ne shqipfolësit) u trash ne vitin 1947 kur Tito e zyrtarizoj gjuhen e VMRO-s dhe u regjistrua ne Organizaten Kombeve te Bashkuara me von si gjuhë Maqedone. Tash e njohur Boterishtë.

Pas këtij gjesti “shoku” Tito pretendonte qe Republika Popullore e Maqedonis (në kuader të RSFJ-ës) të shtrihet deri ne detin e Selanikut, me preteks se deri atje jetojnë popull maqedon. Dhe pas shumë luftimesh dhe viktimave, kesaj radhe të gjithë të përkatesis së popullatës se vetëshpallur Maqedon (VMRO), u stabilizuan kufijt qe kemi sot mes Greqis dhe R.Maqedonis atëher të Jugosllavis. 1947/49 mbaroi lufta me greqin. Maqedonet fituan Statusin Popull dhe gjuhe te tyre Zyrtare. Greqia më nuk mundej të përzihej në punet e mbrendshme të Jugosllavis dhe të pretendonte se nuk egziston komb e gjuhe maqedone. Kete pretendim e shpalli menjeher pasi Jugosllavija u shkatërrua në vitin 1992. Dhe ja tash, jemi pik prej fillimit. Ka, apo ska Komb maqedon? Pyesin greket, pergjigjen Maqedonet se kjo nuk diskutohet. Populli maqedon egziston dhe ka leshuar rrenjat, edhe une e mendoj se kjo nuk shkulet dhe greket duhet ta pranojne realitetin e krijuar ne 100 vite. Eshte dashtur para 100 viteve te sqarohet kur eshte marrurr rruga e re nga VMRO-cit “per hajgare ndoshta”!

Mesa duket nga negocijatat edhe jan akorduar mes veti Maqedonet e Grekët per problemin e gjuhës dhe identitetit. Kjo për cudi, ajo që dukej problem nuk doli Problem. Problem po del me Emrin e Shtetit. Derisa Maqedonet kan gjuhen dhe identifikohen me të, pretendojnë edhe shteti tè quhet Maqedoni qoftë edhe me ndonji bishtë sa për të mashtrime të tjerët.

UNE KAM PYETJEN PREJ NJE MILION DOLLARESH;

NE SHQIPFOLESIT CKA DHE KU KEMI MBETUR, CILI ESHTE IDENTITETI YNE, POSAQERISHTE CILI DO TE JET, NE ARDHEMERI?

KJO ISHTE PYETJA PER ZOTIN ZOREN ZAEV dhe negocjatoret e tij.

Zoti Zoran Zaev fillimishtë nuk mundem të mos të i bëj të gjitha komplmentet e mia për shkathtesit diplomatike, organizzative, administruese si dhe aftesit negociuse. Sigurishte qe e keni pergaditur mirë strategjin ndaj greqis dhe keni përgaditur një grup ekspertësh për të neguciur dhe për të mbrojtur me të drejtë, mendoj unë, identitetin e juaj dhe gjuhën e juaj maqedone dhe mendoj se do ja dilni dhe për këtë nuk duhet të ndryshohet kushtetuta.

Por Zoti Kryeminister, unë si qytetare i këti shteti Ju Respektoj si kryeminister i yni dhe nuk bën dryshe, por ama, ka një por ama: Pasi keni siguruar gjuhën dhe identitetin e juaj a po’ mendoni për popujtë tjer në ketë shtet?

Zoti Kryeminster bëre një telefonat dhe thuaji negociatoreve shteti jon pretendonte të jetoj shumë gjatë e kjo mundet vetëm nëse e bëjmë si Zvicerra. Shtet multietnik.

Emri i shtetit nuk mundet të mos reflektoj realtetin e perberjes se Maqedonis se sotme.

E dij se kjo jave eshte kyce dhe vendimtare dhe ka mundesi te elaborohet dhe te pranohet nje emer qe te gjithe qytetaret e Maqedonis se sotme te ndihen te barabarte. Pse po a them kete Juve?

Po percjelli situaten dhe levizjet politike qe po beni dhe nuk po me binde nje fakte Zoti kryeminister, (me fal per skepticizmin tim, shpresoj qe ne funde te jem gabuar):

1. Pse po pretendon dhe po i joshë partit shqiptare për të i futur ne qeveri. Sikur ke nevoj për të aprovuar dicka që nuk shkon ne dobi te shqipëfolësve dhe kështu tu mbes faji partive shqiptare, nuk po me duket korrekte kjo loj, thash shpresoj te jem i gabuar!

2. Pse keni deklaruar se ja vlen edhe të flijohet politikisht për emrin…kush mendon se do të flijohet? Shpresoj mos të flijohet populli, këtu sinqerishte po mendoj për gjithe popullin e maqedonis !

3. Për të bër shumicë parlamentare dhe për të pasur një përkrahje masive në një referendum eventual për cështjen e emrit ju mjafton VMRO-ja, apo s’është kështu? Cka ju duan shqiptarët?

Më lejoni një propozim

Emri NEUTRAL zgjidhë problemet e të gjithëve.

Pranoni nje Emer neutral pa perfshirjen e fjales maqedoni, sepse një zgjidhje e sforcuar doket zgjidhje, por ne një kohe shumë të shkutër Shqiptarëve ju del gjumi, kur të arrinë momenti me ndrrue dokumentat personale e hetojn se nuk i pershtatet identiteti dhe e hetojne se zgjidhja qenka e gabushme dhe do të ket mospajtime dhe kështu vetëm do te shtyhet problemin deri në nje date tjeter. Me kete shtyhen edhe te gjitha agjendat kombetare e nderkombetare.

Mendoj se nuk deshironi këtë?

DËSHIR

Zoti Zaev,

më plotëso një dëshir të madhe mua dhe gjithë qytetarve të këtij shtetit, që nuk po e dimë si do te emrohet: “mvaret mga emri i ri i shtetit qe une te jem apo mos te jem tifoz i skuadres se shtetit tim”.jemi 1 milion jo maqedon që po presim cka po vendosni ju! Hajr inshallah!

Ali Ibraimi 22.04.2018