“Shpërblime për ata që ushtrojnë dhunë ndaj myslimanëve”: Letra anonime që po tmerron banorët e Anglisë (Foto)

SHPËRNDAJE

“Shpërblime për ata që ushtrojnë dhunë ndaj myslimanëve”: Letra anonime që po tmerron banorët e Anglisë (Foto)

Një letër anonime ka arritur këtë fundjavë në zarfe të bardha me pulla të dorës së dytë, e cila thuhet se është dërguar tek njerëzit në të paktën gjashtë bashkësi në Angli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një letër brenda së cilës ishte një mesazh që ishte urrejtës dhe që nxiti një hetim kombëtar kundër terrorizmit.

Sipas mesazhit, në të cilin bëhet thirrje për dhunë ndaj myslimanëve, ata që do të ushtrojnë dhunë ndaj myslimanëve, madje edhe do të shpërblehen, ndonëse nuk bëhet shumë e qartë si, vetëm se thuhet se një shpërblim i tillë do të bëhet me “pikë”.

Riaz Ahmed, një këshilltar liberal demokrat në Bradford dhe Yorkshire West County, tha se ai mori një nga letrat në adresën e tij të biznesit.

“Duket e çuditshme që dikush do të dërgonte diçka të tillë në një adresë në një zonë kryesisht myslimane”, “Kur e hapa dhe pashë përmbajtjen, u tmerrova”.

Njerëzit në Birmingham, Cardiff, Leicester, Londër dhe Sheffield gjithashtu kanë raportuar marrjen e letrës.

“Kjo ka shkaktuar shumë frikë brenda komunitetit”, tha Iman Atta, një anëtar i parlamentit dhe drejtor i Tell Mama, një organizatë që monitoron aktivitetet anti-myslimane.

“Ata po pyesin nëse janë të sigurt, nëse fëmijët e tyre janë të sigurt për të luajtur jashtë. Ne u kemi thënë atyre të mbajnë qetësi”.

Mediat shtojnë se Policia Metropolitane e Londrës dhe zyrtarë të tjerë kanë paralajmëruar britanikët që të jenë vigjilentë dhe se kanë filluar zyrtarët e antiterrorizmit. /Telegrafi/

“Punish A Muslim Day” letters are being sent to families in East London. The letter details a point system for each action & a reward. For example pulling a Muslim women’s hijab is 25 points, throwing acid is 50 points and burning or bombing a mosque is a whole 1,000 points. pic.twitter.com/6kmCrDrXt0

— Rowaida Abdelaziz (@Rowaida_Abdel) March 9, 2018