SHPËRNDAJE

I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut, Aulon Zeka.

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet, ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj, përcjell albinfo.ch.

I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale, shkruan ‘Kallxo.com’.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

“Për mua 100 vjet po ti dënoni janë pak e lërë më me 15 vjet. Djali im më nuk kthehet. Unë do të doja të dënoheshin për jetë që të tjerët të mos bëjnë gjëra të tilla”, ka thënë nëna e Aulonit, Mevlyde Zeka.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura.