SHPËRNDAJE

Gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe vazhdojnë të jenë të pranishme kudo në Maqedoni. Portali,Amerika-Radio ka regjistruar një tabelë të qytetit të Shkupit me gabimet drejtshkrimore që paraqiten për ti informuar vizitorët që pëlqejnë të vizitojnë Malin Vodno në Shkup me rrethinë.

Tabelat janë nën ingerencë të kryetarit të komunës së Shkupit, Petre Shilegov që fitoi mandatin me votat e shqiptarëve dhe zëvendësit të tij Enver Maliqi nga rradhët e BDI-së.

Përveç gabimeve, shumë shprehje në këtë tabelë janë përkthyera fjalë për fjale, por që si tërësi, nuk kanë aspak kuptim. Shembull konkret, në këtë tabel shkruhet “ E shtunë, e diel dhe festa shtet”

“Me përjashtim të TPU dhe mjeteve me leje” që është marrë nga përthimi automatik i Google Translate, e shumë gabime të tjera, raporton,Amerika-Radio.

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni po merr përmasa shqetësuese, duke marrë parasysh gabimet e shumta gjuhësore që vërehen nëpër mbishkrimet e atyre pak institucioneve që kanë nisur përdorimin e saj zyrtar. E njëjta gjë ndodh me gjuhën edhe në tabelat udhëzuese, transportin publik, faturat e ndërmarrjeve publike, e kështu me radhë.

Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të paskonfliktit të vitit 2001, gjuha shqipe u bë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, por përdorimi i saj vazhdon të hasë në pengesa të shumta, ndërsa edhe në ato vende ku zbatohet, përdoret me bastardime të shumta./Amerika Radio