Sela: Nuk përzihem në zhvillimet e brendëshme të “Besës”

SHPËRNDAJE

Kreu i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela i pyetur nga gazetarët se me cilin krah të Lëvizjes Besa do të bashkëpunojë, tha se nuk do të përzihet në përplasjet e brendshme të asnjë partije dhe apeloi që kjo parti të mbledh forcat dhe të tejkaojë mosmarrveshjet brendapartiake në kongres.

“Aleanca për Shqiptarët” nuk do të bëhet pjesë e zhvillimeve të brendëshme të partive politike. Ju bëj apel që të mbledhin forcat dhe kongresi t’i gjejë më të konsoliduar Lëvizjen “Besa,” ky është interes gjithë shqiptarë. Ne si “Alencë për Shqiptarët” nuk do të përzihemi në zhvillimet e brendëshme të subjekteve tjera politike kushdo qoftë ajo”, thotë Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Sela beson se problemet brenda partiake në lëvizjen “Besa” duket se nuk do të ndikojnë në raportet dhe bashkëpunimin mes këtyre dy partive./Antpress