Rrëfehet prostituta: Si më mashtroi pasi më la shtatzënë biznesmeni 39-vjeçar…

SHPËRNDAJE

Një femër 25-vjeçare ma treguar për “The Sun” historinë e saj me një klient biznesmen. Ajo ka thënë se ka lënë punën si prostitutë për shkak të tij, mirëpo ai ka ndërprerë të gjitha kontaktet me të, pasi ka kuptuar se ajo ka mbetur shtatzënë.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë punoja si një eskortë, kur nëj klient i imi më tha se më donte me të vërtetë dhe se donte të ishte me mua përgjithmonë.

Kështu që unë hoqa dorë nga puna, por më vonë zbulova se gjithçka që donte ai, ishte seks i lirë.

Unë jam 25 vjeçare dhe fillova të punoja si një eakortë kur u futa në borxhe dhe një mik më sugjeroi këtë punë si një mënyrë për të rritur të ardhurat e mia.

Fillova ta punoja aty me kohë të pjesshme, por paguhesha shumë më mirë se sa femrat që punonë në dyqan orar të plotë.

Pas rreth gjashtë muajsh, takova këtë klient. Ai dukej i bukur, më trajtoi me ushqime të mira në takimet tona dhe mendova se kisha gjetur dashurinë time të veçantë. Ai ishte 39 vjeçare dhe kishte biznesin e tij.

Ne kaluam aq mirë, aq sa ai më sugjeroi që të vazhdonim lidhjen tonë, me kushtin që unë të ndaloja të bëja këtë punë si eskortë.

Unë nuk e lashë atë që të përdor mbrojtje, pasi mendoja se kisha pilulat e mia të blear nga kimisti, do të ishin të mjaftueshme për një shtatzani të padëshiruar.

Mirëpo, mua mu vonua cikli , pas kontraceptivët nuk kishin efekt dhe si rezultat, unë mbeta shtatzënë.

I dashuri im ishte kundër fëmijës dhe më sugjeroi që të abortoja, por unë vendosa që që ta mbaja fëmijën.

Kam takuar prindërit e tij dhe disa nga shokët e tij, dhe fillova të mësohem me idenë e të qenit familje.

Pastaj mora një mesazh prej tij, ku ai thoshte se ai nuk donte më fëmijën dhe unë duhet ta heq atë.

Ai tha se isha prostitutë dhe ai nuk mund të ishte babai i fëmijës së një prostitute.

Isha e tronditur, sidomos pasi ai më kishte thënë se do të më donte gjithmonë dhe se nuk donte asgjë më shumë se të ishte me mua gjatë gjithë kohës.

Tani unë kam lindur vajzën tonë, por ai i ka ndërprerë të gjitha kontaktet.

Ai nuk iu përgjigjet thirrjeve të mia, ka ikur nga banesa e tij dhe ka ndryshuar numrin e tij të telefonit. Nuk e di as ku ai jeton.

Unë jam duke qëndruar me prindërit e mi si një nënë e vetme. Duhet të kërkoj mbështetjen e tij për fëmijën apo t’u tregojë prindërve të tij se kanë një mbesë?

Përgjigjja e psikologes:

Babai i vajzës suaj është i detyruar të paguajë për mirëmbajtjen e fëmijës. Kjo është për të mirën e saj, jo një dhuratë për ju, kështu që kërkojeni këtë nga ai.

Kontakto me “Opsionet e Mirëmbajtjes së Fëmijëve” për informacion dhe ndihmë për gjetjen e tij (cmoptions.org.uk, 0800 988 0988).

Nëse mundeni, shkruani prindërve të tij për t’iu treguar se kanë një mbesë. Kjo do t’u japë atyre kohë për të reflektuar para se të përgjigjen./BotaSot