SHPËRNDAJE

Rita Ora do të performojë në Prishtinë për Festën e 10 vjetorit të Pavarësisë. Lajmin e ka konfirmuar për emisionin Express Adil Behramaj, pjesë e Këshillit Organizativ për Festën e Pavarësisë.

“Po, tashmë e kemi konfirmimin që Rita Ora vjen dhe jemi duke u koordinuar me ekipin e saj për koncertin që do ta mbajë në mbrëmjen e 17 shkurtit”. ka deklaruar Behramaj për Express në KTV.

Gjithçka që mund të themi tani është se ajo pritet të dal në skenë në ora 10 të mbrëmjes ndërsa vendi ku do të mbahet koncerti akoma nuk është përcaktuar.

Ndërkaq është bërë me dije që Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli i ka ofruar avionin e tij privat por akoma nuk ka përgjigje nga ajo nëse do të vijë pikërisht me këtë avion. Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, ka deklaruar për Express se kanë mirëpritur gatishmërinë e Ritës për të ardhur në Kosovë dhe se ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Lirim Graiçevci është në kontakt të vazhdueshëm me familjen Ora.

këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë ftesat u janë dërguar edhe këngëtarëve të tjerë të famshëm në botë por akoma nuk ka asgjë të konfirmuar.