RAMIZ MERKO THYEN ZYRËN E ALEANCËS, NË MËNYRË KLANDESTINE DHE BANDITESKE!! (FOTO/VIDEO)

SHPËRNDAJE

Në mënyrë klandestine dhe banditeske, me urdhër të Ramiz Merkos, sot rreth orës 10:30 është thyer muri ndarës mes objektit të komunës dhe zyrës së Aleancës për Shqiptarët.!

Kjo mënyrë veprimi e Ramiz Merkos është e njohur prej më herët, sepse ky njeri është ekspert për uzurpime pronash dhe ndërtime të egra.

Ia bëjmë me dije Ramiz Merkos se problemet që i ka me partnerët maqedonas nuk mund ti defokusojë dhe të marrë hak te shqiptarët.

Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për ta mbrojtur zyrën e anëtarësisë së Aleancës. Planet e Merkos dhe familjes nuk mund të kalojnë në kurriz të Aleancës dhe anëtarëve të saj.