Publikohet video pasionante, Ilda Bejleri më romantike si kurrë më parë

SHPËRNDAJE

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka befasur me një video pasionante të ndarë në rrjetet e saj sociale.

Më romantike se ka nuk e kishim parë Ildën. Në një kohë me shi kjo është gjendja e saj shpirtërore.

Kjo video është shkëputur nga klipi i këngës ‘Hoy tengo ganas de ti’ (Sot të dëshiroj) të super këngëtares Christina Aguilera në një bashkëpunim me këngëtarin Alejandro Fernández. Kjo këngë dashurie ka fituar zemrat e publikut.

Ilda e ka cilësuar si këngë emocionuese, por nuk dihet nëse është një dedikim dashurie i bërë enkas për ndonjë person të veçantë.

Moderatorja  kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie me deputetin demokrat Klevis Balliun. Ende pa e pranuar dashurinë, në media qarkulloi lajmi se çifti ishte ndarë. Mos vallë Ildës po i mungon Klevisi.

https://www.instagram.com/ildabejleri/