SHPËRNDAJE

Një përleshje masive në të cilën u përfshinë dhjetëra njerëz ka ndodhur në një nga rrugët e Britanisë së Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell shigjeta.net, bëhet fjalë për të paktën 15 njerëz që u filmuan duke goditur njëri-tjetrin – me një nga ta madje duke përdorur rripin e tij si armë.

Pamjet alarmante bëhet e ditur se kanë ndodhur gjatë orëve të natës dhe janë marrë nga një banor i cili jetonte në një rrugë Hampshire, Angli.

Dhe aty shihet dhuna e vazhdueshme, e cila ndërpritet vetëm kur vjen policia. /shigjeta.net