Perez – Ronaldos: Nëse na braktis për PSG-në, unë do ta blej Messin

SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo walks to the tribune ahead president Florentino Perez before receiving his trophy as all-time top scorer of Real Madrid CF at Honour box-seat of Santiago Bernabeu Stadium on October 2, 2015 in Madrid, Spain. Portuguese palyer Cristiano Ronaldo overtook on his last UEFA Champions League match against Malmo FF Raul’s record as Real Madrid all-time top scorer. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldo se nëse do ta braktiste gjigantin spanjoll për Paris Saint-Germainin, atëherë ai do ta blinte Lionel Messin për 200 milionë euro, sipas revistës franceze të futbollit “France Football”.
Revista e mirënjohur franceze raporton se, në një mesazh sekret telefonik dërguar një miku më 2012, Ronaldo kishte zbuluar se dëshironte të transferohej në PSG në Ligë 1 të Francës sepse besonte se aty do t’iu rriteshin mundësitë për ta fituar Topin e Artë, transmeton Kumti.com

“Dua të shkoj në Paris. Atje do të më duan vërtet. Francezët do të jenë shumë të lumtur që luaj në kampionatin e tyre saqë mediat do të bëjnë fushatë në favorin tim për ta fituar Topin e Artë”, kishte thënë Ronaldo në mesazhin e tij dërguar një miku.

Më pas, superylli portugez e kishte kërkuar një takim me Perezin për t’i kërkuar ta lejojë të largohet drejt Francës.

Por, Perez e kishte paralajmëruar Ronaldon se nëse do ta gjente një klub që paguan 200 milionë euro për të, atëherë ai do ta shiste dhe me ato para do ta aktivizonte klauzolën e atëhershme të Messit për ta blerë argjentinasin si zëvendësues të portugezit.Kumti