Përdhoset flamuri turk në Prizren

SHPËRNDAJE

Në disa pamje që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale shihet se mbrëmë një person e ka hequr flamurin turk në njërën nga rrugët në qytetin e Prizrenit.

Flamuri ishte i vendosur në njërën nga shtyllat ndriçuese të qytetit, të cilin ky person e ka këputur.

Siç shihet në videot e publikuara nga një qytetar, pas heqjes, personi e ka përdhosur flamurin duke e hedhë në tokë dhe duke e shkelur me këmbë.

Nga pamjet duket se rasti ka ndodhur natën, por nuk dihet saktë se në cilën rrugë të qytetit është kryer ky akt.

Duket se e gjithë ngjarja është xhiruar nga i njëjti person që e ka kryer aktin e përdhosjes së flamurit.

Vlen të përmendet se Republika e Kosovës ka hyrë në 10-ditëshin e kremtimit të pavarësisë së saj, të cilën e feston më 17 shkurt.