SHPËRNDAJE

Komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetëror po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët po bie në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit i cili nuk qëndron në rrugë.

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 150 metra ka nëpër akset Lisec – Kodra e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Gjavato dhe Pletvar.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.