Pasi Haradinaj aplikoi për pasaportë të Shqipërisë, Kusari-Lila e ‘godet keq’

SHPËRNDAJE

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka reaguar ndaj lajmit se kryeministri Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë.
Kusari Lila shkruan në Facebook se ‘duhet paramenduar se si do dukej në një vend normal sikur kryeministri i vendit të aplikonte për pasaportë të shtetit fqinjë’.
Ajo pyet Haradinajn pse nuk e mori pasaportën kur nuk ishte kryeministër.
Ja shënimi i plotë i saj në Facebook:
“Haradinaj aplikon për pasaportë të Shqipërisë”
Sikur lajmi të ipej me 1 Prill edhe do të kishte një marifet. Sot ky lajm shkon përtej skandalit.
Vetëm mund të paramendojmë si do të dukej sikur një Kryeministër i një vendi tjetër në Evropë të aplikonte për pasaportë të vendit fqinj?!
Përgjegjësinë për izolim të Kosovë e mban në masë Kryeministri aktual i Kosovës, i cili për të shpërthy izolimin e vet personal, tash nga posti i vet aplikon për pasaportë të Republikës së Shqipërisë.
E marrtë dreqi Kryeministër, pse nuk e morret më herët këtë pasaportë, por tash si Kryeministër?!
Apo nuk ka kufinj të poshtëm të nënçmimit që ju ia bëni çdo ditë qytetarit të Kosovës.
Lirisht citoju edhe këto rreshta qytetarëve se nuk ju ka mbetur tjetër:
“Ju në varfëri unë i pasur
Ju të izoluar unë i lirë
Ju të dobët unë me forcë, muskuj dhe pushtet”
Sot kur duhet të bëni zgjidhje për izolimin e Kosovës, ju bëni zgjidhje për veten tuaj. Sot kur duhet të mendoni për mirëqenien e Kosovarëve, ju punoni ekskluzivisht për mirëqenien tuaj.
Rri Kryeministër në Shqipëri, le të japin pozitë nderi atje.
Kosova meriton shumë më mirë se qeverisjen tuaj