SHPËRNDAJE

Edhe pse është futur vonë në skenën muzikore, Aida Doci është shndërruar në një emër shumë të pëlqyer për publikun.

Artistët tanë janë gjithmonë në syrin e medieve dhe për çdo gjë që bëjnë është shumë e vështirë t’i ikin vëmendjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Por, ata nganjëherë përballen edhe me disa gjëra të pakëndshme, siç janë lajmet e rreme, të cilat dinë të trondisin edhe familjarët e tyre.

Një rast i tillë është me një raportim nga një medium, ku thuhet se këngëtarja Aida Doci ka vdekur pasi e ka vrarë xhaxhai i saj.

Këngëtarja, e cila është shëndosh e mirë, ka reaguar pas këtij lajmi, duke shkruar “Qe nja dy tri her pom vrajn qishtu qito Gazeta. Mazi edhe kur t’vdes pernime tutna skan me besu ma”.