Parlamenti dhe Asociacioni studentor pranë UEJL kundërshton zhvillimin e debatit politik në hapësirat e Universitetit

SHPËRNDAJE

Ardit Ramadani senator i Parlamentit dhe Asociacionit studentor pranë Universitetit të Evropës Juglindore ka shkruar se, ka detyrë morale të mbroje interesat e studentëve të këtij Universiteti.

Ai thotë:  “KUNDËSHTOJ në mënyrë absolute mbajtjen e debateve POLITIKE në hapësirat e Univerzitetit tonë.

Një institucion ku buron dija, buzëqeshja dhe është i stërmbushur me studentë plot motivim dhe optimizëm në ASNJË mënyrë nuk duhet fëlliqur me pallavra dhe broçkula të politikanve tonë, pamar parasysh se nga cili subjekt politik vijnë.

Kërkoj që në mënyrë urgjente të menjanohet çdo tentativë për të ja humbur autonominë dhe pavarësinë shkencore dhe akademike Universitetit të Evropës Juglindore.