Home Blog Page 350

Vëllai i Mirsad Ndrecajt u përgjigjet shqipfolsave

0

Kur disa shqipfolsa akuzonin Mirsadin dhe shokët e tij se nuk po shkoni me çlirue Mitrovicën e po vini në Kumanovë nuk e dinin se Mirsadi ishte aty ku e lypte nevoja në të gjitha trojet shqiptare.
Në foto Mirsad Ndrecaj tek vendi i quajtur “Ura e Ibrit” Mitrovicë. (INA)

Ramazani nëpër botë, foto mbreslënëse të “Nat Geo” (FOTO)

0

“National Geographic” një ndër rrjetet më të fuqishme televizive, e njohur në tërë rruzllin tokësor për dokumentar por edhe për fotografi mbreslënëse dhe të papërsëritshme, ka sjellur disa pamje mahnitëse nga vende të ndryshme, shkruan Fakte. Në ato, pa asnjë koment shtesë mund të ndiqni emocionet e njerëzve të ndryshëm, por të njejtë para një nijeti dhe obligimi./FAKTE.Net

Zv.Min.Nuhiu kërkon përgjegjësi institucionale, MPB: Nuk kemi hyrë në TV21

0

Partneri i vogël i koalicionit qeveritar, pritet të kërkojë përgjegjësi institucionale për incidentin e së premtes, kur pjesëtarë të policisë hyn pa leje në hapësirat e TV21.
Zëvëndësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu dha këtë paralajmërim për televizionin tonë, ndërsa thekson se në shikim të parë, ky incident po del të jetë një ndërhyrje arbitrare.
Në reagimin e tij me shkrim për rastin e djeshëm, zëvendësministri nga radhët e BDI-së, shkruan:
“Çdo ndërhyrje arbitrare mbi gazetarët dhe gazetarinë profesionale, objektive dhe transparente nga kush do qoftë paraqet shkelje. Gazetaria profesionale dhe transparente është gjë e shenjte. Për ata që bëjnë ndërhyrje të pabaza do të kërkojmë përgjegjësi institucionale”, u shpreh Agim Nuhiu, Zëvendësministër i MPB-së.
 
Ky trup, e dënoi incidentin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të sigurimit të Nikola Gruevskit në hapësirat e TV21.
AVMU ka bërë thirrje tek autoritetet që të mos pengojnë punën e medieve dhe punëtorëve mediatik.
Ndryshe MPB ka dalur sot me qëndrim publik se truproja e Gruevskit nuk ka hyrë në TV21.

Varësia ndaj internetit shkakton dëme në trurin tuaj

0

Ndryshe nga droga, alkooli, përdorimi i tepërt i internetit mund të ndihmojë në karrierën tuaj, t’ju informojë më shumë dhe t’ju mbajë të azhurnuar me lajmet më të fundit.
Por, studime të kohëve të fundit nga hulumtues në Kinë kanë treguar se përdorimi i tepërt i internetit, në pikën që bëhet varësi, mund të shkaktojë dëme strukturore në trurin tuaj.
Hulumtuesit studiuan 17 adoleshentë me çrregullim të varësisë nga interneti (IAD) dhe gjetën ndërhyrje strukturale dhe funksionale në pjesën e trurit që rregullon organizmin, duke shkaktuar dëmtime njohëse të ngjashme me atë të lojërave të fatit dhe alkoolit.
Kjo është shkenca pas saj: Pjesa e bardhë përbëhet nga qelizat nervore, ndërsa pjesa gri që kemi dëgjuar shpesh përbëhet nga trupat qelizore. Myelin është një lloj yndyre në pjesën e bardhë të trurit.
Kjo yndyrë prek pjesën e bardhë dhe bën transmetimin në mes të sinjaleve nervore të shpejta. Hulumtuesit morën skanimet MRI nga subjektet dhe përdorën një metodë të quajtur ‘anisotropi e pjesshme’ (FA), që mat organizimin e trurit duke gjetur pjesën e bardhë. Adoleshentët e studimit që u diagnostifikuan me varësi interneti treguan FA më të ulet se adoleshentët tipikë.
Megjithatë studimi testoi vetëm 17 të rinj me IAD dhe i krahasoi ata me 16 subjekte të shëndetshme. Në përgjithësi, gjetjet tona tregojnë se varësia nga interneti ka integritet abnormal në pjesën e bardhë të trurit duke përfshirë gjeneratën emocionale dhe të përpunimit, vëmendjen ekzekutive, vendimmarrje dhe kontroll njohës.
“Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se IAD mund të shpërndajë mekanizma psikologjike dhe nervore me lloje të tjera të substancave varëse dhe çrregullim të kontrollit të impulseve”, -shkruajnë autoret. Varësia ndaj internetit nuk është njohur zyrtarisht si çrregullim sepse nuk është klasifikuar ende në American Psychiatric Association Diagnostic dhe Statistical Manual of Mental Disorders (DSM), një enciklopedi e kushteve mendore dhe njohëse që është një bibël virtuale për psikologet.
Njerëzit duke luftuar me varësinë shpesh shfaqin të njëjtat sjellje të sëmura dhe impulsive. Diçka bëhet varësi kur ajo ndërhyn në përditshmërinë dhe në aftësinë e njeriut për të shijuar jetën pa atë gjë, si drogat, kumari, interneti, apo ndonjë tjetër.
Disa njerëz mund të tallen se janë të varur nga telefonat e mençur të tyre ose kompjuteri, por ka një ndryshim midis një zakoni konstruktiv dhe të kënaqshmi, me një varësi reale.
A jeni të varur nga interneti? Lexoni sondazhin me poshtë dhe shihni simptomat nga artikulli për varësinë ndaj internetit të American Journal of Psychiatry:
1) Përdorim i tepruar, shpesh shoqërohet me humbjen e sensit të kohës ose një neglizhence të gjërave themelore.
2) Tërheqje, përfshihen ndjenjat e zemërimit, tension ose depresion nëse kompjuteri nuk ju punon.
3) Toleranca, përfshin nevojën për pajisjet kompjuterike më të mira, më shumë softuerë dhe më shumë orë përdorimi.
4) Pasojat negative, përfshin zënkat, gënjeshtrat, arritje të dobët, izolim social dhe lodhje./Portalb

SALI BERISHA: Ja si i mjeron me te varferit neo-bllokmeni Edvin/Edi Rama!

0

 Qytetari dixhital denoncon: 
Uljen e rrogave sanitareve ne sektorin me te veshtire, ate te psikiatrise, nga 38 mije ne 25 mije leke ne Vlore pikerisht aty ku Rama dhe Koçua bejne ligjin! sb

“I nderuar Dr. Sali Berisha 
Jam nje qytetare ne qytetin e Vlores …dhe gjithashtu jam punonjese ne spitalin psikiatrik ‘Ali Mihali’ .kemi qe ne daten 01.05.2016 qe sanitaret e ktij spitali kane kaluar ne privat .Ne urdher te drejtorit Kujtim Llapi kemi kaluar ne firmen Sori.Al dhe na jane premtuar te njejtat kushte dhe paga qe kemi pas kur kemi qen ne shteteror.Diten e djeshme me date 13.06.2016 pas 12 ditesh vonese na ka dale roga prej 250 mij lekesh te vjetra nga 380 mij lek qe kemi pasur plus ne keto 250 mj.lek duhet te paguajme dhe gjysmen e sigurimeve shoqerore dhe keshtu na lindin dyshime qe kete muaj kemi punuar te pa siguruara .Firma qe na ka mare nuk na jep asnje lloj shpjegimi dhe kur kemi kerkuar te drejten tone jane shprehur -po te doni rini po te doni ikni-.Per me teper persona te ndryshem vine prezantohen si drejtora dhe ne nuk e kemi iden se kush na drejton dhe ku t shkojme te ankohemi.Me e rendesishmja keta drejtues duan qe leket (rrogen) te na i japin kesh dhe jo ne banke si gjithmone.dhe per mos te haruar qe kemi firmosur nje kontrate nen presionin e tyre duke na mbushur mendjen se regullorja dhe kushtet do te ishin po njesoj ashtu sic kane rene dakort me drejtorin e ndermarjes..Mund te duken pak por kemi nje muaj qe punojme nen terorr .jemi punonjese me nga 10 deri ne 30 vjet pune dhe per te mos mjaftuar dita dites padrejtesisht dhe pa asnje shkak na ulen nga 30% ose 40% te dites se punes….
Ju lutem shume na ndihmoni te gjejme te drejten tone pasi secila nga ne eshte ne veshtiresi te thelle ekomomike .Ju falenderoj neqoftese e lexoni dhe e merrni ne konsiderate kerkesen tone.
Respekt.” Sali Berisha në profilin e tij në FB

BDI gati15 vite bën vetëm me matje në shkollën Sellcës!..

0

Derisa ministrat e arsimit vijnë e shkojnë problemi me shkollën e Sellcës vazhdon të mbetet i njëjtë. Nxënësit e këtij fshati vazhdojnë të vijojnë mësimin kushte tejet të vështira. Nga Ministria e Arsimit në kontinuitet vijnë deklaratat e njëjta se ekspertët kanë dalë në teren për të shqyrtuar stabilitetin e vendit. Kjo përgjigje erdhi edhe nga ministri aktual i arsimit Pishtar Lutfiu, i cili për ngecjet justifikohet se në këtë post është vetëm se dy muaj.
“Sipas informatave që posedojmë ne, ekspertët kanë dalë në terren të verifikojnë lokacionin dhe truallin dhe sigurisht që do presim analizat e ekspertëve dhe jemi të hapur t`i ndihmojmë këtij procesi…Domethënë duke pasur në konsideratë se unë jam vetëm dy muaj dhe besoj se do gjejmë edhe mirëkuptim”, u shpreh Pishtar Lutfiu. Ministër i Arsimit dhe shkencës.
Ndërsa kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, thekson se është dashur të bëhet edhe një matje shtesë për stabilitetin e vendit, me qëllim që ndërtimi të jetë i sigurt, por pa precizuar kohën se kur mund të përfundoj ky proces që do ti hapte rrugë ndërtimit të shkollës.
“Është dashur që të bëhet edhe një matje shtesë sepse matjet e para kanë dëshmuar për një jostabilitet të vendit dhe kjo është arsyeja se përse është shkuar me matjet e dyta, edhe pse ne kemi bërë të gjitha planet urbanistike për të pasur atje shkollën ashtu siç ministria ka deklaruar se ka ndarë buxhet për një gjë të tillë”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Për banorët e Sellcës të gjitha justifikimet e autoriteteve komunale dhe qendrore nuk mbajnë, pasi ndërtimi i shkollës fillore të fshatit Sellcë zgjat tanimë 15 vite. B.S/ Alsat-M

Vajzat shqiptare përfundojnë në prangat e policisë maqedonase në Gostivar

0

Shtatë vajza prej të cilave tre nga Shqipëria dhe katër nga Maqedonia janë zbuluar gjatë kontrollit të mbrëmshëm policor të zbatuar rreth gjysmë ore pas mesnate në objektin hotelierik “Bili 97″ në fshatin e Gostivarit Çegran, pronësi e B.N. (34) nga fshati i njejtë, informonte sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij të tre shtetaset shqiptare ishin të moshës prej 21, 22 dhe 29 vjeçare derisa shtetaset e Maqedonisë ishin një nga Gostivari një nga Shkupi dhe dy nga Struga.
“Vajzat janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare në objekt dhe për arsye se shtetaset shqiptare e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe ilegalisht kanë punuar janë arrestuar në stacionin policor Gostivar me ç’rast janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Repartin për krim ndërkufitar, të huaj, emigrime dhe riatdhesim”, tha Josifovski.
Informon se në dhjetë ditët e fundit në rajonin e Pollogut janë zbatuar kontrolle policore në 11 objekte hotelierike me ç’rast janë zbuluar një numër i madh i shtetaseve të huaja kryesisht nga Shqipëria të angazhuara ilegalisht si këngëtare dhe valltare dhe se me kontrollet e tilla do të vazhdohet edhe në periudhën në vijim.(INA)

Skadoi ultimatumi i “Revolucionit të Larmë”

0

Sot skadon ultimatumi që e vendosi “Revolucioni i Larmë” dhe shoqatat e qytetarëve, transmeton TetovaSot.
Gjykata Kushtetuese nuk e vendosi në rend dite iniciativën për PSP.
Deklarimi i Gjykatës Kushtetuese për PSP është njëra prej dy kërkesave me ultimatum që i vendosën nga Revolucioni i Larmë dhe opozita dhe kërkuan që të plotësohen deri më sot me 18 qershor.
Përskaj deklarimit për kushtetushmërinë ndaj PSP-së, po kërkohet që të ndërpritet edhe hetimi policor ndaj protestuesve.
Protestuesit e Revolucionit të Larmë mbrëmë në mënyrë simbolike e shënuan numrin një në bulevardin Kliment Ohridski, ndërsa pushtetin dhe Gjykatën Kushtetuese i paralajmëruan se i ka ngel edhe një ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./TetovaSot/

Diplomati Arsim Zekolli i thotë Zejdit të Lëvizjes BESA: Jeni “Copy-Paste” si BDI-ja!

0

Diplomati Arsim Zekolli i thotë Zejdit të Lëvizjes BESA: Jeni “Copy-Paste” si BDI-ja!

Ka shpërthyer debati në rrjetet sociale mes analistit dhe ish diplomatit Arsim Zekolli dhe Skender Rexhepi – Zejdi nga Levizja “BESA”. Analisti Zekolli i cili është ndër zërat më kritik sidomos të qeverisë VMRO-BDI, por shpesh edhe të LSDM-së dhe subjekteve tjera politike, në një status tëtijin në “Facebook” ka thumbuar Lëvizjen “Besa” për qëndrimet e saja sidomos për heshtjen e kohëve të fundit lidhur me zhvillimet në vend, njofton portali Drini.mk
“Për dallim nga PDSH, Sela dhe RDK (Aleancë), “BESA” nuk mirret me cështje të “imta” sikur fshirja e mijëra votuesve nga lista zgjedhore. “BESA” si “BDI” – ja , mirret vetem me cështje madhore. Nuk e besojë se i ka zënë Ramazani. Vec nëse Radmilla i ka bind “rrini rahat, këta që do i fshijmë janë shqiptarë të PDSH-së dhe të Ziadin Selës. Muslimanët nuk i fshijmë” ka ironizuar Arsim Zekolli duke thumbuar pasivitetin që “BESA” ka pasur pas iniciativës për fshirje nga lista të votuesve shqiptarë sidomos ato të mërgatës.
Pas këtij komenti ka reaguar ashpër Skënder Rexhepi – Zejd anëtar i Këshillit Drejtues të lëvizjes “BESA” dhe një nga personat më me ndikim në Lëvizjen që udhëhiqet nga Bilall Kasami.
“U lodha me analista të ngratë të cilët tërë jetën e tyre e kanë kaluar në prehrin e LSDM-së, ndërsa tash akuzojnë të tjerët për gjëra të tilla, si dhe përçajnë shqiptarët në baza fetare.

Identiteti i shqiptarëve çdoherë ka qenë BESA e mishëruar edhe me besimin në Zot, por asnjëherë me uljen në prehër të atyre që i diskriminuan ata. Të gjithë agjëruesve u dëshiroj agjërim të lehtë në ditët e mbetura nga ky muaj i Bekuar”, ka shkruar Rexhepi njofton portali Drini.mk

Qenan Aliu: BOJADISJA E MAQEDONISË !

0

Miq të dashur,

Pas të hënës, mbase liderët e partive politike OPOZITARE të shqiptarëve janë vënë në gjumë, por me agjendë për të kaluar pushimet verore në sarandat e bregdeteve të bukura, sikur shqiptarët në këtë kulm të krizës politike dhe ekonomike nuk janë të tanguar fare !?

Por mundë të ndodhë që një ,,KOALICION QYTETARË,, së bashku me atë LARAMAN ta bojadisojë Maqedoninë pak më ndryshe dhe më ,,bukur,, !!

Liderët e partive politike opozitare shqiptare, kurrë të kthehen nga pushimet verore, të trullosur nga ditët e nxehta me diellë, mund të ketë të ngjarë të mos i njohin qytetet e tyre nga bojadisja e tepruar, por mbase mund tju duket edhe sikur jan kthyer në një dasmë ku nusja i ka ikur dhëndrit dhe gjithçka të pranishmëve ju duket e zymtë.

Skenën politike mund ta gjejnë me dorëheqjen e Ali Ahmetit , me Thaçin në pritje ndërsa liderët opozitarë nga ,,koalicioni qytetarë ,, të shpallur si persona në kërkim !

Paçi dit të nxehta dhe mendje të ftohtë !!

q/a-18/6/2016 për Shigjeta.Net

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
%d bloggers like this: