SHPËRNDAJE

Wang Fuman nga Kina, ka arritur në shkollë me flokë krejtësisht të ngrira, pasi kishte ecur për një orë në mot të ftohtë.

Për më keq, tetëvjeçari i mërdhirë është dashur të qëndronte ashtu me rroba të lagura, sepse klasa nuk ka ngrohje, transmeton Telegrafi.

Duart e tij ishin të plasaritura, pasi nuk ka pasur dorëza teksa ka ecur për afro pesë kilometra, në temperaturë minus nëntë gradë Celsius.

Duart e Fuman

Raportohet se ai është i braktisur nga nëna, ndërsa babai i punon në një qytet tjetër, duke bërë që ai të jetojë me gjyshen dhe një motër më të madhe, në kushte shumë të vështira.

Pas raportimit atij i dhuruan një xhaketë të re

Mësimdhënësit kanë thënë se ky nxënës i klasës së tretë ka nota të shkëlqyera, ndërsa është shumë i dhënë pas matematikës.