SHPËRNDAJE

SHKRUAN : Qenan Aliu

Kupolla e deridjeshme e Lëvizjes BESA ka një qasje miope politike rreth përgjegjësisë. Edhe pse edhe në veprimtarinë politike përgjegjësia dhe llogaridhënja janë detyrimisht të nevojshme por me standarde konform rrethanave, faktorit kohë dhe kushteve të organizimit të veprimtarisë politike

Lëvizja BESA në mënyrë solide u etablua për herë të parë në skenën politike në zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare më 2016-të duke fituar 5 mandate deputetësh dhe numër solid të votave. Ndërkaq edhe në zgjedhjet lokale duke patur para syshë sjelljen dhe kohabitimin e oponentëve pushtetarë( përveç ASH-së ) në forma të ndryshme, rrezultati edhe në zgjedhjet lokale mbase nuk ishte i keq, kur kihet para syshë se zgjedhja e kryekomunarëve bëhet sipas modelit të shumicës dhe në këtë model partia mund të merë në nivel shteti p.sh. një qindë mijë vota por të mos fitojë asnjë kryetarë komune.

Mirëpo është çështje tjetër se LB-ja bëri lëshime dhe GABIME taktike dhe strategjike-politike.

Dhe fundja, për një rrezulltat zgjedhorë çfardo qoftë ai nuk mund të jetë fajtorë vetëm KRYETARI I PARTISË ( atëherë çkan bërë të tjerët të organeve të partisë ), edhe pse kuptohet llogaridhënja bie subsstitiarisht mbi te .

Prandaj o BESATARË, kjo nuk duhet dhe nuk mund të jetë shkas i përplasjeve brenda partisë, mbase ndoshta fjala është për diçka tjetër. Edhe ate për të vetmin fakt se LB-ja jo që pati rastin të jetë fitimtare në zgjedhje më parë, e që tani ti ketë humbur .

( q.aliu )