‘Nike’ sponsorizon transferimin e Neymarit drejt Real Madridit

SHPËRNDAJE

‘Nike’ sponsorizon transferimin e Neymarit drejt Real Madridit

Neymar mund të transferohet te Reali para Kampionatit Botëror.

Gazeta spanjolle “AS”, shkruan se kompania e njohur e veshjeve sportive “Nike” është në gjendje të gatshme të paguaj një përqindje të madhe për ta transferuar yllin brazilian në “Santiago Bernabeu”.

Neymar tani është i dëmtuar, ndërsa skuadra e tij e Paris Saint Germain përkundër blerjeve marramendëse u eliminua nga Champions League.

Klubi i Real Madridit ka kontratë me Adidasin deri në vitin 2020, por Nike ka një plan strategjik të bëhet sponsori kryesor i kampionëve në fuqi të Europës.

Nëse “Nike” financon transferimin e Neymarit drejt Realit atëherë e sigurt që do të bëhet edhe sponsor zyrtar i “Los Blancos”.