SHPËRNDAJE

Nga RDK-ja thonë se Zulhajrat Demiri u shkarkua nga posti i Drejtorit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak se të paaftësisë dhe rezultateve negative. Përfaqësues të kësaj partie përmes një letre kanë sqaruar se Demirit pas zgjedhjeve parlamentare të 2016 iu dha post drejtori nga ana e RDK, edhe pse ai ishte pjesë e puçit të organizuar nga siç thuhet nëntoka e organizuar kundër kryetarit Vesel Memedi.

“Ai mbetet një puçist i dështuar. Ky person ka qenë herë RDK, PDSH, BDI dhe BESA dhe tash i vetëdeklaruar si i LR-PDSH. Ai u shkarkua dhe jo se ka dhënë dorëheqje, për shkak të paaftësisë dhe rezultateve negative, në drejtorinë, ku ishte emëruar pa asnjë meritë”, theksuan nga RDK. Sipas tyre ai është shkarkuar edhe nga dega e Vrapçishtit që kur tërhoqi listën e këshilltarëve, kështu që tradhëtoi partinë. (INA)