SHPËRNDAJE

Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!

Republika e Maqedonisë është e mundur që të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në korrik, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s, pasi që pason procesi i ratifikimit, kështu ka deklaruar ministria e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në brifingun e së shtunës me gazetarë, në prag të vizitës së saj në SHBA nga 26 prill deri më 2 maj, me ftesë të sekretarit shtetëror Amerikan për mbrojtje, Xhejms Matis, informon Zhurnal.

“Jemi të koncetruar që të gjejmë zgjidhje për kontestin me Greqinë për emrin deri në Samitin e NATO-s në korrik, për shkak se çdo zvarritje mund të ndryshojë situatën në terren. Vitin e ardhëshëm në Maqedoni janë zgjedhjet presidenciale, në Greqi janë zgjedhjet evropiane, por janë të mundëshme edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe për këtë vlerësojë se duhet të bëjmë përpjekje që të vijmë deri te zgjidhja”, tha Shekerinska, transmeton Zhurnal.

Nga ana tjetër, edhe doktoranti i shkencave të sigurisë Hasim Murtezani, thotë se nuk përjashtohen mundësitë që Maqedonia të mos anëtarësohet në samitin e korrikut në NATO.

“Nuk përjashtohen mundësit që Maqedonia të mos anëtarësohet në samitin e korrikut në NATO. Mendoj se pala greke poenton nëpërmjet deklaratave te ministrit të saj Koxias duke potencuar se Maqedonia nuk do marrë ftesë për NATO në samitin e rradhës, duke bërë presion te pala e vendit tonë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Ajo që është me rëndësi është fakti se, Maqedonia po bënë përpjekje maksimale në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit dhe tanimë e gjithë “loja” me emrin e shtetit është tek pala greke”, thotë për Zhurnal, Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë.