SHPËRNDAJE

Namazi i xhenazes është farzi kifajë, për të gjithë ato meshkujt që mësojnë se ka vdekur një besimtar, qoftë ai mashkull a femër. Namazi i xhenazes është adhurimi për All-llahun dhe lutje për personin e vdekur. Ai që nuk e konsideron të rëndësishëm, rrezikon imanin.

Por, një ngjarje ka ndodhur diku në Turqi, ku gjatë faljes së namazit të xhenazes, imami bën pyetje se a ia bëni hallall dhe ky person thotë se nuk ia bëj hallall, sepse personi i vdekur ia kishte vrarë kafshët derisa ishte gjallë. Andaj, ky u largua dhe nuk ia fali namazin e xhenazes derisa të tjerët vazhduan! /islamifejaime.com/