SHPËRNDAJE

Muharrem Ahmeti është një nga këngëtarët më të kërkuar i njohur me turbo-folkun dhe tallavanë. Ai është nga Ohri, ndërsa në moshën 7 vjeçare u zbulua rastësisht si talent në rrugët e Ohrit nga ana e producentit të mirënjohur kumanovar Fejzi Beluli i njohur me produksionin Albanota dhe këngëtari Xhezair Elezi-Xheza.

Muharremi nga Ohri u mor nën përkujdesjen e Belulit, të cilët ia përgatitën albumin e parë, duke i krijuar hapësirë edhe në koncerte dhe ahengje të ndryshme. Me këtë Muharremi i njohur edhe si Rrem Tirona, nga rrugët e Ohrit si fëmijë sot është një këngëtarë që për një koncert apo dasëm paguhet deri në 15 mijë dollarë. Ai në disa emisione ka hezituar të përmend emrat e kumanovarëve që ia ndryshuan jetën.(INA)