Mogerini: Ballkani Perëndimor është Evropë, edhe pse…

SHPËRNDAJE

Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së, ka thënë se me kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së në Luksenburg kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor, në këndvështrimin e bashkëpunimit për samitin e Sofias.

“Po ashtu, është e rëndësishme që nesër të sillet vendimi nga kolegët për pakon e zgjerimit, strategjinë e rajonit për Evropë, është Evropë edhe pse akoma nuk janë të gjithë pjesë e Evropës. Do të vizitoj rajonin prej nesër në mbrëmje. Do të kemi mundësi që të shkëmbejë me ministrat pikëpamje se si të bashkëpunojmë më mirë me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor për siguri të përbashkët dhe prosperitet”, ka thënë Mogerini. /SHENJA/