SHPËRNDAJE

Shkup, 11 janar – I pari nga ambasadorët që reagoi pas miratimit të Ligjit për gjuhët në Parlamentin e Maqedonisë është ai i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, shkruan gazeta KOHA. “Aprovimi i Ligjit për gjuhen shqipe në Parlamentin e Maqedonisë shënon një ditë të arritur dhe një përkushtim për një shtet stabil, të integruar e të hapur për integrimet euroatlantike. Kështu edhe Kosova e sheh fqiun e saj të parë, Maqedoninë. Urime!”, shkruan ambasadori Hysa në urimin e tij. (koha.mk)