SHPËRNDAJE

Mijallkov, Thaçi dhe tjerë nesër në gjykatë, si të akuzuar për manipulime të zgjedhjeve

Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së: Bedredin Ibraimi, Sasho Srcev, Aneta Stefanovska dhe Vlatko Sajkovski, nesër dp të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatë, për rastin e PSP-së “Titanik 2”, shkruan Fakte. Ky rast ka të bëjë me parregullësi zgjedhore, ndërsa ndërlidhet me bisedën telefonike të publikuar në të cilën Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për rregullimin e rivotimit në disa vendvotime në Strumicë.

Rastin e udhëheq gjykatësi i lëndëve “Monstra” dhe “TNT”,  Ognen Stavrev, ndërsa të gjithë përveç Sasho Mijallkovit, do të përgjigjen për keqpërdorim të detyrës. Mijallkov në këtë rast akuzohet për veprën “Marrje ryshfet për ndikim të kundërligjshëm”./FAKTE.Net