MATOSHI: Aliu e dinte, ministri rrinte në shtëpi? Talati e Veseli komunikim të pareshtur me Trajkon e njëri ja tha Himnit?

SHPËRNDAJE

27 prilli i 2017 sigurisht që do të mbahet mend dhe do të jetë ngjarje themeltare e shtetit të Maqedonisë në historinë shtetformuese të saj.

Në këtë datë u dalluan heronjtë e fjalës së dhënë dhe qyqarët bashkë me përfituesit në kurriz të popullit shkruan Matoshi për shigjeta.net

Më 27 prill u gjakos Parlamenti i Maqedonisë. Goditjen e linçimit politik dhe fizik e mori lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet në parlamentin e Maqedonisë Ziadin Sela. E gjithë kjo ngjarje u motivua për t’ja zgjatur jetën një pushteti me vlera putiniste ku si protagonist kishte VMRO-nëdhe BDI-në njofton shigjeta.net

Ndikimi Rus në Ballkan sigurisht se i krijon një teren të përshtatshëm diplomatik Rusisë në arenën ndërkombëtare. Projekti Rus sigurisht që i ka dhe “argatët” e vet në jetën politike të Ballkanit dhe në Maqedoni.

Deshifrimi i politik pro-rus ndodhi me 27 Prill. Prezenca e Zhivadinoviçit antar i shërbimit sekret Serb ku si logjistik kishte shërbimin sekret maqedonas në krye me Mihajllkovin e misioni i tyre ishte të destabilizojë Maqedoninë dhe rajonin ku reagimet e ministrisë së jashtme Ruse vërtetojnë skenarët e përgatitur të kohës.

Eshtabilishmenti i partive politike shqiptare sa është i kontrollueshëm nga shërbimet sekret? Sigurisht që ndikimi i shërbimeve sekrete tani më vërehet se ka ndikim dhe menaxhon me partitë shqiptare në Maqedoni. Nëse përshkruajmë ndodhitë e 27 Prillit do të vërejmë se nga 23 deputet shqiptare u godit Ziadin Sela!? Shtrohet pyetja pse jo Talat Xhafer?, që u zgjodh Kryetar Kuvendi, pse jo deputeti Muahmet Zeqiri i cili shante VMRO-në çdo emision apo Ejup Halimi si ish UÇK?

Por kishte nga deputet shqiptare që bënin selfie e gojën vesh e vesh duke buzëqeshur me djalin e Miahajllkovit. Nëse analizojmë rrolin e partive tona, konkluzionet e ndonjë punimi shkencorë apo magjistrature për 27 Prillin protagonistët si Ali Ameti i cili ka patur informacion se ngjarjace përgjakshme e 27 Prillit do të ndodhë dhe nuk ka shkuar në parlament, si ministri Nuhiu i cili në ketë rast tragjik ka qëndruat në fshatin e tij në Sllatinë të Tetovës apo komunikimi i Talatit dhe Veselit me Trajkon, konkluzionet do të vërtetoheshin se kanë marrë urdhër nga dikush se ku dhe çfarë të bëjnë me 27 Pril!?

Aleanca për Shqiptaret si subjekt politik që artikulon idenë Amerikane për demokraci ku themeltare të veprimit politik i ka promovimin e vlerave demokratike ku bazohet mbi Individualitetin, Lirinë dhe Barazinë që duhet të japin jetë demokracisë në tre pushtetet Parlament, Qeveri dhe Drejtësi ku do të reflektojë në rritjen e cilësisë në jetën socio ekonomike e arsimore dhe shëndetësore në Maqedoni. Aleanca për Shqiptarët do të sulmohet pamëshirshëm në vazhdimsi nga shërbimet dashakeqe.

Aleanca për Shqiptaret po rritet çdo ditë me përkrahje dhe kjo po i tremb qarqet antishqiptare të cilat punojnë natë e ditë që të copëzojnë politiken shqiptare në Maqedoni/shigjeta.net/

Nga Ruzhdi Matoshi për shigjeta.net