Më e bukur se kurrë, Ivanka Trump “tërbon” amerikanët KOMENTE (FOTO LAJM)

Interneti po shpërthen mbi fotot e IvankaTrump pasi vajza e Presidentit Donald Trump u fotografua duke zbritur nga avioni në Maryland shkruan shigjeta.net

Imazhet tregojnë nënën e tre fëmijëve ndërsa ecën gjithë krenari me një hijeshi të lindur, përcjell albeu.com

Ivanka mbante veshur pantallona të zeza dhe triko të zezë po ashtu dhe një palë vathë me perla që i shtonin akoma më shumë bukurinë.

Fotot u morën pasi Ivanka u kthye nga Pensilvania, ku ajo shoqëroi babanë e saj në një turne.

Flokët e saj të gjata bjonde u tërhoqën akoma më shumë vëmendjen e medias.

Në librin e lëshuar nga Michael Wolff, “Fire and Fury: Brenda Shtëpisë së Bardhë Trump”, autori pohon se Ivanka dhe burri i saj Jared Kushner kanë një pakt që ajo do të kandidojë për president nëse paraqitet rasti. /Shigjeta.net

Kim Mehmeti reagon për grafitet në Manastir…

“Për ata që më pyesin se kush është më i merituar për ligjin që duhet ta avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: ndihmë më të madhe kanë dhënë 16 vitet pritje që të realizohet Marrëveshja e Ohrit! Dhe mbase do duhen edhe po aq vite pritje që shqiptarët e Maqedonisë ta kuptojnë se nuk ka zyrtarizimin të gjuhës përderisa ajo nuk përmendet si e tillë në Kushtetutë! E në ndërkohë, shovenët maqedonas do vazhdojnë të shkruajnë porositë që na i kanë përcjellë gjithmonë deri më tani: ‘Vdekje shqiptarëve’! Por tani e e tutje, siç thonë ata, dygjuhësisht – sa për ta respektuar ligjin!” (Kim Mehmeti)

Moment prekës: Pas 5 vitesh në burg për përdhunim shpallet i pafajshëm

Ish-futbollisti Brian Banks në vitin 2002 u akuzua për përdhunim nga një vajzë me emrin Wanetta Gibson, gjë që ishte e pavërtetë, por Banks vuajti dënimin 5 vite në burg, derisa u hap prapë rasti dhe u kuptua e vërteta.

Gjykata e Lartë në Los Angeles pas zbardhjes së rastit kërkoi nga paditsja Gibson të paguante 1.5 milionë dollarë, plus një shtesë prej 1.1 milion dollarë në tarifa, përfshirë edhe ato që bëri për të bërë kërkesa të rreme dhe shpenzime gjyqësore, trasnmeton gazetametro.net

Gibson ishte mësues futbolli i shkollave të mesme në vitin 2002, kur ajo e akuzoi për përdhunimin e saj në Shkollën e Lartë Politeknike në Long Beach.

Më poshtë mund të ndiqeni videon prekëse kur ai shpallet i pafajshëm:/gazetametro

Gallup: Kosova vazhdon traditën, vendi më pro amerikan në botë

Kosovarët e shohin në masë të madhe pozitive punën që bën lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Madje, vendi ynë është renditur në vendin e parë në listën e shteteve që janë pyetur se në çfarë mase e miratojnë punën e lidershipit të Amerikës, të bërë nga Gallup, shkruan Gazeta Metro.

“Shtetet e Bashkuara morën aprovim në shumicë për lidershipin vetëm në tri shtete të Europës – Kosovë, Shqipëri dhe Poloni. Kosova kryeson në rajon dhe botë me 75 përqind të njerëzve që miratojnë lidershipin amerikan, kurse Shqipëria me 72 përqind, e polakët në këtë mes kanë dhënë 56 përqind”, thuhet në raportin e Gallup.

Tutje, në raport thuhet që është e pritshme që Kosova dhe Shqipëria t’i japë aprovim masiv amerikanëve, në këtë rast lidershipit, kurse befasi është vlerësuar ngritja në këtë listë e Polonisë.

Në anën tjetër, Serbia gjendet në pjesën e fundit të listës me 16 përqind, kurse Rusia – siç edhe pritej – është fare në fund me vetëm 8 përqind të rusëve që kanë aprovuar politikat e lidershipit amerikan. /gazetametro

Ka ndërruar jetë në moshë të re Dëbora Qerimi Xhambazi, Profesoreshë dhe mjeke e njohur nga Kërçova. Vdekja e saj në moshë të re ka tronditur Kërçovën por edhe më gjerë. Ja si e ka perkujtuar mjeken tashmë të ndjerë mikja e saj, Gjyla Çeliku:

Sot s’shkrova asgjë, t’gjitha takimet i anulova, por as në Kërçovë s’shkova, sepse nuk kisha forcë, as në telefon s’kam marrë asnjë sepse s’kam forcë, përpos nënës time(shoqes së nënës tënde, doktoreshë Emines), e cila u tmerrua nga vaji, shoqen time që e kam fort për zemër, me të cilën dolëm për kafe dhe harrova ku e parkuam veturën.

Ti ishe shumë e re Bora për të shkuar, ti e doje jetën, profesionin dhe ambicioze e pashoqe në çdo sferë, si të gjitha vajzat e doktoreshë Emines dhe doktor Nexhit. Ti i ike jo veç familjes, por edhe kombit, për momentin i bëje 3 punë që unë i di: stomatologe, estetikë/bukuri dhe profesoreshë në gjimnazin e Kërçovës, kombi jonë ka nevojë për gra ambicioze si ti.

Lexoj komentet, përkushtimet e ish nxënësve të tu, të vajtojnë nëpër rreshta, vajtoj edhe unë bashkë me ato, mendoj shpirtin e bashkëshortin tënd dhe të engjullit që le pas dhe them Zoti ashtu deshi, mendoj motrat e tua, shpirti m’dhemb bashkë me ato bashkë me mamin dhe babin tënd, sepse jeni miqtë e mi të shtëpisë, por mendoj edhe vjerrin mësuesin Ramiz(mësuesin e bashkëshortit tim) dhe zonjën se si vuajnë për ty.

Jo veç unë por e gjithë Cërvica dhe Kërçova janë në ditë zie për ty. Ti ishe engjull mbi tokë, Zoti deshi t’mori n’botën tjetër, por krenare, profesionale, humane, faqebardhë. Doktoresha ka qenë përherë aty për nënën time, unë do jem aty përherë për nënën tënde, ndaj, i lehtë të qoftë dheu dhe Zoti t’shpërbleft me parajsë!
Amin!

Propaganda e ISIS duket se nuk ka të ndalur dhe vetëm së fundmi kanë publikuar një video që i ka frikësuar shumë njerëzit.

Në videon e publikuar së fundmi, terroristët e ISIS, përshkruajnë se si do të hedhin në erë “Shtëpinë e Bardhë” në Uashington.

“Avionët e ISIS pushtojnë qiellin, ushtria e terroristëve endet nëpër rrugët e Uashingtonit”, është kjo atmosfera e krijuar në këtë video të publikuar nga grupi pro ISIS, Abd al Faqir Media.

Video pesë minutëshe, tregon gjithashtu hedhjen në erë të një ure, në të cilën më parë kaloi një kamion me eksploziv,

Strukturat policore maqedonase po trajnohen ne Nish

Në të ashtuquajturën “Qendër humanitare ruse-serbe”, së fundi janë kyçur edhe strukturat e sigurisë nga Maqedonia. Për ekspertët perëndimorë ky qenka sinjal për alarm, ngase për Shkupin zyrtar ky do të ishte një gabim i rëndë

Xhemal AHMETI

Bruksel, 19 janar – Edhe struktura policore dhe të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë tashmë janë pjesë gati e rregullt e programit serbo-rus, i cili fshihet pas logos “Qendra humanitare serbo ruse” në rrugën “Vozduhopllovaca” 1, të qytetit Nish. Qendra qëmoti është demaskuar si operatore për riformimin e rrjeteve të spiunazhit rus në Ballkan. Kjo është arsyeja se pse SHBA-të dhe qeveritë perëndimore kërkuan nga Serbia që ta mbyll nëse vërtetë aspiron për në BE.

Qendra jo se nuk mbyllet, përkundrazi ajo zhvillon aktivitete intensive në trajnim e dikastereve të ndryshme të Serbisë, Republika Serbska-s dhe Maqedonisë. Përpos kësaj paradokohe gazeta prestigjioze britanike “Guardian” erdhi me një hulumtim, nëpërmjet të cilit dokumente edhe stërvitjen e grupeve ekstreme fashiste si “Srbske čast” aty.

Po vërehet pjesëmarrja e Maqedonisë në këto struktura. Së fundi ata ishin pjesë e një programi për “koordinimin e situatave të jashtëzakonshme” në Akademinë e sigurisë civile të Moskës. Vetëm ata dhe serbët, askush tjetër nga rajoni”, na thotë një diplomat gjerman pranë BE-së që vëzhgon situatat e sigurisë në Ballkan. Aktivitetet e shërbimeve maqedone aty mirëpo raportohen edhe në faqen zyrtare të “RSHC”-së dhe a nuk ka gjasa që e gjithë zhurma të jetë spektakël pa bazë?

Jo”, na thotë diplomati dhe sqaron matej: “ne jemi të sigurt dhe e dimë saktësisht se është satelite e FSB – së ruse dhe agjenturave tjera të saja. Kjo shihet edhe në formën e trajnimeve ku kryesisht janë gjeneralë, policë, agjentë e plotë syresh që edhe kërkohen madje për luftërat ne Bosnjë dhe Kosovë”. Kjo del e vërtetë kur bastisë galerinë e fotografive të kësaj qendre – gjithë janë aty!Është kjo pjesëmarrje maqedonase në këtë “komplot anti-perëndimor” – siç quhet tashmë qendra nga shumica e vendeve përreth – mbetje nga koha e Gruveskit, apo edhe vetë kryeministri i ri proevropian Zaev bënë lojën e dyfishtë si serbët. Për të fundit thuhet sikur këtë “Qendër humanitare”, bashkë me rusët ta përdorin për “nxitjen, manaxhimin e trazirave në rajon dhe jashtë Serbisë”.

“Ashtu siç bënë në Mal të Zi, Maqedoni dhe tash në Kosovë”, është i bindur burimi ynë.

Qendra u bë publike më 25. prill të vitit 2012 me nënshkrimin e ministrit të atëhershëm të brendshëm I. Daçiç dhe ministrit për situata të jashtëzakonshme të federatës ruse V. A. Puçkov. Së fundi ishte zv/sekretari i shtetit amerikan Hoyt Brian Yee që kërkoi unanimisht nga Serbia të mbyll këtë qendër nëse donë të ecë drejt Europës e jo anëve tjera.

 Legjenda:

1 Njëri nga shënimet zyrtare të qendrës për pjesëmarrjen e Maqedonisë në to.

2 Grupi e kstrem nacionalist “serbska çast” trajnohet poashtu në atë qendër.

Nisin kërcënime ndaj shqiptarëve në Serbi, pas vrasjes së Ivanoviqit (Foto)

Në një ndërtesë private në Crvenkë të Serbisë janë shkruar grafite kërcënuese “vdekje për shqiptarët”, raportojnë mediat serbe, transmeton Periskopi.

Raportohet se grafitet janë bërë në ndërtesën, e cila është në pronësi të një personi me kombësi shqiptare.

Grafitet përmbajnë mesazhe kërcënuese si shenjë hakmarrë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këto grafite i dënoi Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës.

“Nusja më e vogël e tre vëllezërve”, Kalaja që tërhoqi rreth 50 mijë vizitorë në 2017-ën

Kalaja e Rozafës në Shkodër mirëpriti rreth 50,000 vizitorë gjatë vitit 2017 dhe pritet që ky numër të rritet akoma më shumë gjatë këtij viti.

Statistikat tregojnë se ky vend historik ka pasur rritje vjetore nga viti 2016, kur numri i vizitorëve ishte 38,631. Shifrat u bënë publike nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Shkodrës.

Kalaja e Rozafës është një nga atraksionet kryesore turistike historike në veri të Shqipërisë. Njerëzit nga e gjithë vendi, si dhe turistët e huaj që udhëtojnë drejt Shkodrës nuk e humbasin mundësinë për të eksploruar kalanë e Rozafës, e cila ruan gjurmë nga periudha të ndryshme historike duke filluar me dinastinë Balsha, periudhat Veneciane dhe Osmane dhe Shtëpinë e Bushatit. Kalaja daton nga koha ilire.

Përveç pikëpamjes piktoreske, Kalaja e Rozafës shoqërohet me një legjendë të famshme rreth një gruaje që u varros në themelet e kështjellës.

Legjenda flet për iniciativën e tre vëllezërve që vendosën të ndërtojnë kështjellën. Por ndërsa ata punonin gjithë ditën, muret rrëzoheshin gjatë natës.

Ata u takuan me një njeri të zgjuar, i cili i këshilloi ata që të sakrifikonin dikë, në mënyrë që muret të qëndronin. Të tre vëllezërit ranë dakord se cilado nga gratë e tyre, që do të sillte drekën të nesërmen do të murosej. Dhe ishte pikërisht Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, Gjergjit, tregon legjenda./SCAN/ZgjohuShqiptar

Vuçiq nesër në Kosovë, ky është programi i vizitës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Sipas komunikatës Presidencës serbe, është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Në kumtesë theksohet se paradite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiq pasdite do të bisedojë me qytetarët të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.

5 Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit

5 Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da VinçitF1. Çfarë misteresh të tjera fshihen pas pikturave të legjendës Leonardo Da Vinçit?Bright Side sjell disa prej tyre dhe zbulimet e bëra së fundmi nga shkencëtarët. Një gabim në pikturën e Salvator Mundi Nëse shikoni me vëmendje pikturën, do të vini re që sfera që jezusi mban në dorë është transparente.Por Leonardo I cili ka studiuar shkencën e optikës, duhet ta dinte që sfondi mbas sferës së kristaltë nuk mund të paraqitej në atë lloj mënyre. Sfondi duhet të ishte më I zmadhuar dhe duhet të dalë jashtë fokusit. Një fakt suprizues për The Last Supper (Darka e fundit) Çfarë mund të bashkonte Jezusin dhe Judën në këtë kanavacë? Ekziston një teori bazuar tek I njëjti person I cili ishte model për të dy rolet. Fatkeqësisht nuk dihet kush ishte ky person. Bazuar në legjendë, da Vinci e gjeti jezusin e tij në korin e kishës ku më vonë shërbeu si këngëtar.Më vonë ku piktura thuajse kishte përfunduar, mjeshtrri nuk mund të gjente asnjë për rolin e Judës dhe ky ishte momenti kur ai erdhi mbi një njeri të dehur që shtrihej në hendek.Kur da Vinci e përfundoi pikturën si dhe imazhin e Judës, modeli pranoi se e kujtonte këtë pikturë pasi kishte pozuar për atë, si jezusi 3 vite më parë. Një fakt tjetër suprizues për Darkën e fundit Një detaj tjetër interesant në këtë pikturë është kripa e përmbysur e vendosur ngjitur me Judën. Është e mundur që kjo të mbështesë besimin se kripërat e derdhura çojnë në telashe, meqë piktura përshkruan momentin kur Jezusi thotë se një nga të mbledhurit do ta tradhtonte. Një zbulim I kohëve të fundit për portretin e Isabella d’Este Portreti I Isabelle d’Este është zbuluar së fundmi dhe sipas shkencëtarëve I përket Leonardo da Vincit. Thuhet të jetë një prej punëve të tij pasi është përdëror i njëjti pigment dhe e njëjta shtresë si në pikturat e tjera. Ndër të tjera dhe imazhi i gruas është tepër i ngjashme me Mona Lisin më saktë buzëqeshja. Versione të ndryshme të Lady ëith an Ermine (Zonja me një hermelinë) Zonja me një hermelinë (The Lady ëith an Ermine) kaloi përmes një teknike të re skanimi dhe suprizoi shkencëtarët me faktin që hermelina siç tregohet në pikturë nuk ishte gjithmonë. Dy versionet e portretit ishin pikturuar në të njëjtën kanavacë përpara se të merrnin formën përfundimtare që njohim tani.Versioni I parë ishte pa hermelinën ndërsa I dyti përshkruan një kafshë./LAPSI.AL

Planifikohet ndërtimi i një qyteti të ri, jo shumë larg Shkupit

Ndotja e ajrit në Shkup e ka riaktualizuar idenë për ndërtimin e një qyteti të ri në Shën Nikollë, që për fillim duhet të ketë një sipërfaqe prej 500 hektarë, edhe pse në fillim u paralajmërua të jetë 2500 hektarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, lokacioni është në afërsi të fshatit Malino, ose vetëm 20 minuta larg Shkupit, nëse udhëtohet në autostradën Milladinoc-Shtip.

Studimi i fizibilitetit është kryer në vitin 2009 dhe qyteti do të duhej të tërhiqte qytetarët që punojnë në Shkup, e që dëshirojnë të jetojnë në mjedis ekologjik.

Sasho velkovski, kryekomunar i Shën Nikollës thotë se ideja qëndron ende, duke pritur që të përfundojnë dokumentet teknike dhe punët të fillojnë paralelisht me autostradën.

Funksionarët e Aleancës, zyrtarisht janë akoma në fuqi! Zyrtarisht vetëm Driton Nebiu i tha jo dhe nuk u kthye!!!

Në zyrat zëvendësministrave dhe drejtorëve që iu ndanë Aleancës për Shqiptarët, vazhdojnë të qëndrojnë emrat e funksionarëve të partisë së Selës edhe pse të njëjtit nuk paraqiten në punë pas deponimit të dorëheqjeve.

Që të lëshojnë pozitën që u është dhënë, ata po presin vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit për Televizionin Alsat përmes një mesazhi tha se institucionet që i janë ndarë Aleancës për Shqiptarët gjatë formimit të Qeverisë, vazhdojnë të jenë nën udhëheqjen e anëtarëve të partisë së Selsë deri në zgjedhjen e drejtorëve dhe zv/ministrave të rinj. Në mungesë të tyre, Zaev tha se këto institucione nuk do mbesin keq dhe se do të udhëhiqen nga zëvendësit ose njerëz kompetent për kryerjen e punës së funksionarëve në dorëheqje.

I kontaktuar nga Alsat, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se në Kuvend të Maqedonisë ende nuk ka arritur asnjë vendim qeverie për riemërimin e zv/ministrave që i takonin Aleancës për Shqiptarët. Nga institucioni ligjvënës bëjnë me dije se menjëherë pas vendimit të kryeministrit Zaev për riemërim të zv/ministrave, në seancën e parë do konstatohen dorëheqjet për 3 zv/ministrat e Aleancës, si Remzi Memedi zv. ministër për Transport dhe Lidhje, Arta Toçi zv. ministre për Punë të Jashtme, si edhe zv. ministër i Punë dhe Politik Sociale, Elmi Aziri.

Ndryshe vendimi i Aleancës për Shqiptarët për të lëshuar Qeverinë, erdhi pas mosmarrëveshjes për Ministrinë e Shëndetësisë. Kryeministri Zoran Zaev nuk pranoi që Shëndetësia të mbetet në duar të Aleancës pas largimit të Arben Taravarit i cili lëshoi ministrinë për tu bërë kryetarë i Komunës së Gostivarit. Selës në këmbim të Shëndetësisë iu ofrua posti i zv/kryeministrit për reforma, por ky post ishte i papranueshëm për Aleancën për Shqiptarët./(INA)

Erdogan: “Vetëm Allahut në ruku i përulemi”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur për të pranishmit pas faljes së namazit të xhumasë ka thënë: ”Keni ndaluar këtë fuqi teknologjike dhe ata të cilët dërguan tanket, helikopterët dhe avionët mbi ju”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të namazit të xhumasë së parë pas tentativës së organizatës FETÖ për grusht shteti, Presidenti i Turqisë Erdoğan ka mbajtur një fjalim për të pranishmit në xhaminë Millet e cila ndodhet në kompleksin presidencial në Ankara.

“Siç e dini 15 korriku ishte koha kur disa tradhtarë nën petkun e ushtarëve sulmuan në mënyrë barbare dhe terroriste popullin. Që nga ajo ditë ka kaluar një javë. Un ju bëra një thirrje nga Marmarisi, dilni në rrugë. Të dalim të gjithë së bashku ju thash dhe ju mbushët sheshet dhe rrugët. Ata dërguan tanke, avionë, helikopterë dhe të gjithë teknologjinë, por ju i mposhtët ata me zemrat e mbushura me besim.” tha Erdoğan dhe më pas shtoi: “Duhet të jemi një, të gjallë, vëllezër, dhe të gjithë së bashku një Turqi.”

– “Vetëm Allahut në ruku i përulemi”

Ndërkohë pas thirrjeve dhe brohoritjeve të qytetarëve “Rri drejt dhe mos u përkul” Erdoğan tha:

“Mos kini merak. Ne vetëm Allahut në ruku i përulemi në prani të tij. Ne nuk bëjmë robëri robit. Ata të cilët bëjnë robëri robërve ende në Pensilvania vazhdojnë të ofendojnë popullin pa u turpëruar dhe ju ardhur keq. Shikoni se sa pa nivel është ai njeri. Populli i dha një përgjigje të mirë këtij të pa ndrequrit, të pa turpshmit, këtyre personave pa nivel, me qëndrimin e tyre të palëkundur.” /AA/

Funksionarët e Aleancës, zyrtarisht janë akoma në fuqi

Në zyrat zëvendësministrave dhe drejtorëve që iu ndanë Aleancës për Shqiptarët, vazhdojnë të qëndrojnë emrat e funksionarëve të partisë së Selës edhe pse të njëjtit nuk paraqiten në punë pas deponimit të dorëheqjeve.

Që të lëshojnë pozitën që u është dhënë, ata po presin vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit për Televizionin Alsat përmes një mesazhi tha se institucionet që i janë ndarë Aleancës për Shqiptarët gjatë formimit të Qeverisë, vazhdojnë të jenë nën udhëheqjen e anëtarëve të partisë së Selsë deri në zgjedhjen e drejtorëve dhe zv/ministrave të rinj.  Në mungesë të tyre, Zaev tha se këto institucione nuk do mbesin keq dhe se do të udhëhiqen nga zëvendësit ose njerëz kompetent për kryerjen e punës së funksionarëve në dorëheqje.

I kontaktuar nga Alsat, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se në Kuvend të Maqedonisë ende nuk ka arritur asnjë vendim qeverie për riemërimin e zv/ministrave që i takonin Aleancës për Shqiptarët. Nga institucioni ligjvënës bëjnë me dije se menjëherë pas vendimit të kryeministrit Zaev për riemërim të zv/ministrave, në seancën e parë do konstatohen dorëheqjet për 3 zv/ministrat e Aleancës, si Remzi Memedi zv. ministër për Transport dhe Lidhje, Arta Toçi zv. ministre për Punë të Jashtme, si edhe zv. ministër i Punë dhe Politik Sociale, Elmi Aziri.

Ndryshe vendimi i Aleancës për Shqiptarët për të lëshuar Qeverinë, erdhi pas mosmarrëveshjes për Ministrinë e Shëndetësisë. Kryeministri Zoran Zaev nuk pranoi që Shëndetësia të mbetet në duar të Aleancës pas largimit të Arben Taravarit i cili lëshoi ministrinë për tu bërë kryetarë i Komunës së Gostivarit. Selës në këmbim të Shëndetësisë iu ofrua posti i zv/kryeministrit për reforma, por ky post ishte i papranueshëm për Aleancën për Shqiptarët.

Besian Leka

Strugë, këngë të krishtere në gjuhën shqipe (VIDEO)

Me interpretimin e këngëve krishtere në gjuhën maqedonase dhe shqipe sot Struga ndryshe nga vitet e kaluara kremtoi festën “Uji i Bekuar”, gjegjësisht ditën kur në lumin Jordan u pagëzua Jezu Krishti. Në manifestimi për hedhjen e kryqit në ujë që u organizua në lumin Drini i Zi, ku morën pjesë edhe delegacioni qeveritarë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko. Ndërkohë manifestimi më i madh për këtë festë të krishterë u organizua në Ohër, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga vendi dhe jashtë. Porti i qytetit në Ohër ishte shumë i vogël për të akomoduar të gjithë ata që dëshironin të merrnin pjesë në aktin e hedhjes së kryqit në ujë, ku temperatura ishte vetëm 6 gradë. Sfidën por edhe dëshirën për të notuar e patën rreth 500 notues.

Kjo është hera e 14-të që hidhem pas kryqit. Që nga mosha 13 vjeçare jam hedhur. Notoj që prej moshës 5-6 vjeçare. Kjo është hera ime e parë dhe jam shumë i lumtur. Ndjenja është e mrekullueshme sepse për këtë ditë jetojmë gjithë vitin. Uji ishte i ftohtë, por na udhëheq ajo çfarë e kemi në zemër- tha kapësi i kryqit.

Festa e Ujërave të Bekuar ka sjellë mysafirë të shumtë në Ohër dhe hotelierët dhe autoriteteve lokale janë të kënaqur.

Kemi pasur një ditë të mrekullueshme, dhe çdo gjë shkoi mirë gjë që është me rëndësi për ne si organizatorë. Kishim edhe mot të mrekullueshme dhe kapje të mrekullueshme të kryqit- tha kryetari i Ohrit, Jovan Stojanoski.

Pavarësisht temperaturave të ulëta të ujit, ekipet e ndihmës së shpejtë, Kryqi i Kuq dhe zhytësit nuk kanë pasur shumë punë në krahasim me vitet e mëparshme. Përndryshe, hedhja tradicionale e kryqit është organizuar edhe nëpër qytetet tjera në të gjithë vendin, si dhe në Shkup në lumin Vardar, ku pas kryqit janë hedhur mbi 150 besimtarë.

Miki Trajkovski

Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës

Që zhvillimet e tanishme – vrasja e Ivanoviçit – nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike, ndër ta edhe tesheshi.com.

Duke qenë se sivjet do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Kosovën, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve.

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot.

A ju kujtohet Prifti Anton Kqira kur tha se Shqiptaret janë “QENË” dhe janë Shqiptar me bishta? Sëmuret rend nga….

Don Anton Kçira i quan qenë shqiptarët e Kosovës, aludon në ata myslimanë, dhe arsyeton krimet e Milosheviqit, duke i etiketuar si njerëz me bisht, ndërsa hidhërohet se si nuk i paska rrjepur Millosheviqi ata 1,900,000 qenë, ashtu sikur i quan edhe 280.000 myslimanët e Bosnjës të vrarë dhe të masakruar nga ushtria dhe policia jugosllave.

Pse ka jetuar aq gjatë “krimi” medial dhe linçi publik i 1,900,000 shqiptarëve pa u zbërthyer deri në fund, “zbërthyer” e kuptoni?? Ai është sëmuar rënd nga Kanceri në gojë dhe tani po vdes.

Klikoni ne hapësirën me poshtë dhe shikoni videon ne fjalë

Skandaloze:Sulm seksual mbi dy minorene në Reçicë të Vogël

Një person i panjohur dje ka kryer sulm seksual mbi dy minorene, të cilët i ka njoftuar përmes programit “Azar”. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar herët në mëngjes në orën 01:30 në Stacionin policor – Tetovë nga njëra prej vajzave, e cila ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj, një prokuror kujdestar publik, psikolog dhe avokat. SPB – Tetovë po ndërmerr masa për gjetjen e personit të denoncuar dhe po punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Jo vetëm Monica Lewinsky, lista e dashnoreve të presidentëve të SHBA-ve është e gjatë (Foto)

Edhe presidentët janë njerëz. Edhe pse jeta e tyre është vazhdimisht nën llupën e publikut, disa nga liderët më të rëndësishëm të Amerikës janë lëshuar në afera dashurie.

Linda Trip, gruaja që zbuloi aferën e Bill Clinton dhe Monica Lewinskyt, kohë më parë në një intervistë kishte kritikuar ashpër Bill dhe Hillary Clinton. Trip thotë se Clinton kishte afera me “mijëra gra” dhe Zonja e Parë ishte në dijeni për të gjitha.

Ajo tha se Hillary gjithmonë është përpjekur të shkatërrojë gratë me të cilat burri i saj kishte punë.

Afera Clinton-Lewinsky tronditi tërë botën. Nuk ka njeri të vitit 1998 që nuk e di historinë e Monikës së bukur dhe presidentit amerikan Bill Clinton.

Edhe pse Clinton mohoi se me Monikën kishte marrëdhënie seksuale, më vonë, megjithatë, e pranoi një gjë të tillë. Monika Lewinsky nuk ishte dashnorja e vetme e Bill Clinton sepse gjoja ai ishte i lidhur dhe me Paula Jones, Juanita Brodrik, Jennifer Flauers …

Skandalet seksuale gjithmonë kanë qenë të pranishme në Shtëpinë e Bardhë dhe jo vetëm gjatë kohës së Clintonëve.

Këtu janë disa nga afaerat më të njohura:

Mardi Sodinger u gjet e vdekur në shtator të vitit 2003. Ajo u qëllua me një plumb në kokë. U konstatua se bëhej fjalë për vetëvrasje, edhe pse ka dyshime të shumta për këtë.

Tri vjet para se të vriste veten kishte ngritur padi kundër ish-presidenit amerikan Xhorxh Bush për përdhunim. Bush dhe agjentët e dyshuar të FBI-së i kishte akuzuar se në mënyrë të përsëritur kishin abuzuar seksualisht me të.

Abraham Lincoln dhe aferat homoseksuale

Ai ishte i martuar dhe kishte katër djem. Edhe pse nuk kanë qarkulluar thashethemet se ishte homoseksual, autorët që shkruan biografinë e tij në vitin 1926, filluan të flasin se ai kishte marrëdhënie homoseksuale me mikun e tij Dosu Fry Spid.

Të dy burrat thuhet se katër vite jetuan së bashku dhe flinin në të njëjtin shtrat. Edhe pse biografët e pohojnë këtë fakt, shumica e historianëve besojnë se në marrëdhëniet mes Lincoln Fry nuk kishte asgjë seksuale.

Roosevelt dhe afera me sekretaren e gruas së tij

Franklin Roosevelt ishte i njohur si dashnor i madh, sidomos para se të përfundonte në karrocë. Afera më e madhe që ai ka pasur është me sekretaren e gruas së tij, Lucy Mercer.

Gruaja e tij Eleonora zbuloi një koleksion të letrave të dashurisë që janë shkëmbyer në mes Lucy dhe Franklin, por martesa e tyre ra në një krizë edhe më të madhe. Roosevelt gjithashtu kishte një aferë me Princeshën Marta të Norvegjisë. Por jo me vullnetin e saj, sepse thuhet se Roosevelt, e ka shantazhuar për të bërë dashuri me të, duke ndihmuar burrin e saj në luftën e vitit 1914.

Thomas Jefferson kishte gjashtë fëmijë me një skllave

Dyshohet se Jefferson kishte aferë dashurie me Sally Hemings, skllaven e cila ishte gjysmë-motra e bashkëshortes së tij të ndjerë.
Sally gjatë marrëdhënies së tyre lindi gjashtë fëmijë të cilët ngjanin jashtëzakonisht shumë në presidentin amerikan. Kur u rritën, ai madje edhe i liroi nga skllavëria.

Edhe Nixon kishte aferë homoseksuale?

Ai është i njohur për skandalet e tij të shumta, kurse në librin “Sekretet më të errëta Niksonit”, autori Don Falsom pretendon se Nixon kishte një aferë homoseksuale me Charles Rebozo, një bankier nga Florida që përndryshe, ishte i lidhur me mafian.

Presidenti thuhet se qenë shpesh larg nga gruaja e tij dhe me Rebozo ishte shumë i afërt, edhe pse nuk ka prova se lidhja e tyre ishte e natyrës seksuale. Disa burime pohojnë se Nixon Rebozos shpesh ia mbante dorën nën tryezë dhe ledhatoheshin, kur ai ishte i dehur. Nixon ishte i njohur për deklaratat e tij homofobike.

John F. Kennedy dhe “haremi” i tij

Kennedy gruan e tij e tradhtonte shumë shpesh. Lista e të dashurave të tij është shumë e gjatë dhe nuk dihet saktësisht se sa emra ka mbi të. Ajo që dihet është Kennedy kishte një çështje me Marilyn Monroe, Jayne Mansfield, Angie Dickinson, Gene Tierney … dhe me sa duket ai kishte afera me disa sekretare në Shtëpinë e Bardhë. /Gazeta InfoPress

Sela: Ahmeti edhe çlirimtar edhe në tubime me Boshkovskin

Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbrëmë ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit.

Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe hapjen e ASH-së për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.

Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.Sela madje ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat-M ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.

“Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan himnin kombëtar”, ka deklaruar Sela./Express

Më në fund Vuçiq nesër në Kosovë, ky është programi i vizitës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Sipas komunikatës së Presidencës serbe, është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Në kumtesë theksohet se paradite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiq pasdite do të bisedojë me qytetarët të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiqi në Mitrovicë do të vërë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.

Rasti ‘ALMIRI’ gjykata me çdo kusht tenton ta lirojë vrasësin nga akuza Boban Iliç

“Almiri”, Prokuroria kërkon rikualifikimin e lëndës

Prokuroria Republikane sipas burimeve të televizionit Alsat-M në seancës e radhës që pritet të mbahet të martën mund të vendos për rikualifikimin e lëndës në rastin e Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Një zhvillim i tillë i mundshëm sipas burimeve tona vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Prokurorët në të dy këto institucione të organit të akuzës janë ndarë në baza etnike, duke shprehur konfrontimet e tyre të ashpra, njëra palë – ajo shqiptare, që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ndërsa pala tjetër e prokurorëve maqedonas që kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”. Por, në situatën e mospajtimeve të thella, prokurorët shqiptarë sipas burimeve tona, janë mbivotuar nga prokurorët maqedonas. Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq. Mospajtime dhe shtyrje të seancave ka pasur edhe para vitit të ri, ndërsa marrja e vendimit herën e fundit ishte shtyrë deri në zgjedhjet e Prokurorit të ri republikan Lubomir Jovevski, për t’i lënë hapësirë edhe atij në shqyrtimin e rastit. Por, në takimin me prokurorin e ri, siç bëhet e ditur për Alsat, edhe Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.

Kërkesa që prokuroria e lartë dhe ajo republikane të shqyrtonin këtë rast, kishte ardhur pasi prokurori i lëndës, i cili e kishte cilësuar fillimisht si vrasje veprën, në mbledhjen e Këshillit Penal në Kumanovë, pas provave të paraqitura, e kishte ndryshuar aktakuzën fillestare nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Lidhur me këtë ndryshim, një nga prokurorët e Prokurorisë Republikane, me anë të një shkrese, ka ftuar prokurorin e rastit që të jepte sqarime para Prokurorisë së Lartë mbi shkaqet që e kishin çuar prokurorin e lëndës në Kumanovë të bënte rikualifikim të veprës. Nga provat e prezantuara, prokurorët shqiptarë janë tronditur, pasi sipas tyre ato kanë qenë të pabaza, madje, manifestonin edhe qëllim të qartë për ndryshim të aktakuzës me çdo kusht.

Prokurorët shqiptarë, siç bëhet e ditur, kanë prezantuar kundradëshmitë tyre përfshi edhe videon nga ku shihet qartë se si Boban Iliq ka shtypur për vdekje me veturën e tij 4-vjeçarin Almir Aliu. Por pavarësisht dëshmive, ata janë mbivotuar si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në atë Republikane. Sipas prokurorëve shqiptarë, në rast se lejohet një rikualifikim i veprës, kjo do të ishte një vrasje e dytë për prindërit e katërvjeçarit por edhe një mesazh i keq për gjithë opinionin se gjyqësia në vend ende nuk është vendosur.

Alsat-M mëson se pala e akuzës, përmes rikualifikimit të veprës si “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”, tenton të shfrytëzojë nenin 300, paragrafin 2, i lidhur me nenin 297 të Kodit Penal, i cili si dënim parashikon të paktën 4 vjet burg. Por, pala e dëmtuar mbetet në qëndrimin se autori i veprës duhet të dënohet për “vrasje me paramendim”, bazuar në nenin 123, paragrafi 2, pika 3 e cila si minimum parashikon dënim nga 10 vjet e sipër.

Ngjarja tragjike pati ndodhur pas një zënke banale para urgjencës së qytetit me familjarëve të viktimës dhe autorit, i cili sipas dëshmitarëve, duke u larguar me veturën e tij, e ka goditur qëllimisht për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu./Alsat-M

BDI E STRUGËS I KËRKON ZAEV’it SPITAL NGA FACEBOOK’u KUR PIJNË CAFFE I KËRKOJNË DIÇKA TJETËR.. (FOTO LAJM)

Drejtori i Spitalit të Strugës Asim Musa në rrjetin e tij social pasi ka postuar një foto bashkë me kryeministrin Zoran zaev dhe kryetarin e Komunës Ramiz merko ka shkruar se ‘’Unë I thash vetëm një fjali –Spital të ri në Strugë’’ka përfunduar Musa. Nevoja për spital të ri në Strugë është imediate dhe në këtë drejtim kjo cështje tashmë është bërë edhe politike sepse gjatë fushatës u përmend nga të gjitha partite por deri tani vetëm premtimet kanë mbetur.Imperativi për ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë apo rikonstruimin e këtij ekzistuesit është imediate dhe e domosdoshme në funksion të një shërbimi më cilësor ndaj pacientëve nga rajoni i Strugës dhe qyteteve fqinje në disa raste kanë ngritur shqetësimin pacientët por edhe uniformat e bardha.Ata të thonë se pavarsisht shërbimit cilësor që marrin pacientët është e domosdoshme që të bëhet rinovimi gjeneral i godinës ekzistuese ose të ndërtohet një i ri sepse kushtet e tanishme në Spitalin e Strugës nuk janë ato që duhet të jenë të një qendre rajonale spitalore ku trajtohen pacientë nga i gjithë jugperëndimi i Maqedonisë apo nga qytetet fqinje të Shqipërisë .

Bilall Kasami me grupin e tij dëbohen nga selia e BESËS në Shkup

Lëvizja BESA, grupi i Bilall Kasamit edhe zyrtarisht do të dain nga seliae Besës në Shkup, me këtë ata janë detyruar të gjejnë zyra tjera në Shkup, mëson Medial.mk.

Sipas burimeve brenda këtij subjekti politik, ish kryetari Kasami me grupin e tij tanimë ka filluar të përgatit zyrat e reja dhe të njëjtat do të jenë funksionale deri në fund të muajit.

“Kontrata me pronarin e selisë që kishim tek Q.T ‘Mavrovasja’ ka përfunduar pasi nga ana e tij nuk kishte vullnet dhe dëshirë që ta vazhdojmë kontratën. Për këtë arsyeje kemi qenë të detyruar të gjejmë një lokacion të ri. Objektin e ri të cilin e kemi siguruar për seli të re të partisë është firmosur marrëveshje dhe gjendet në pjesën shqiptare në Komunën e Çairit. E njëjta ka një hapësirë prej 400 m2 dhe plotëson gjitha kushtet e nevojshme për seli partiake”, thanë për Medial.mk, burime brenda BESËS./Almakos

Ja nga sa paguhen 5 liderët më të fuqishëm të Botës

Të drejtosh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanada, Kina sigurisht që është punë e madhe, punë edhe që shpërblehet shumë.

Ata vendosin për fatet e vendit të tyre, por edhe të botës, por kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore, nuk të falin. Megjithatë ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin këto vende nuk marrin asnjë cent nga shteti në këtë anë, transmeton gazetametro.net

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij apo kryetarët e shteteve të tjera në botë, ka hequr dorë nga çdo vlerë monetare.

Më poshtë ju sjellim shifrat e 5 nga liderët më të fuqishëm botërorë:

Angela Merkel, asnjë nuk fiton më shumë se ajo në Europë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo vit përfiton 240.000 dollarë. Sipas revistës “Forbes”, e cila ka përpiluar renditjen e rrogave, Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë. Asnjë nuk fiton më shumë se ajo. Presidenti francez merr 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministri britanik, 178 mijë. Në Itali, poltrona e pallatit “Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit.

Obama dhe presidentët e tjerë amerikanë: 3.2 mln $ në 8 vjet

Presidentët amerikanë kanë të drejtë të përfitojnë një rogë prej 400 mijë dollarësh në vit. Këtë shumë ka fituar Barack Obama një vit, gjatë tetë të tillëve në mandatin e tij të dyfishtë. Në total, bëjnë 3.2 milionë. Në ditë, bëjnë 1.095 dollarë.

Justin Trudeau, të drejtosh Kanadanë vlen 262 mijë dollarë.

I dyti pas presidentit amerikan sa i takon rrogës, është kryeministri kanadez, Justin Trudeau (45 vjeç, shumë sportiv), i cili fiton në vit 262 mijë dollarë, rreth dyfishin e asaj që merr një parlamentar kanadez.

Putin humbet me këmbimin.

Kriza ekonomike e Rusisë me sanksionet e pësuara për shkak të konfliktit ukrainas, nuk i kanë bërë mirë qarkullimit të rublës (leku rus). Kështu, edhe xhepat e presidentit Vladimir Putin e kanë ndier: nëse në 2014-ën, ka fituar 7.7 milionë rubla (193.000 dollarë), në vitin 2015 rroga është rritur me valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por llogaria në dollarë shkon vetëm 137 mijë. Për të, gjithsesi janë ndonjë shishe shampanjë më pak.

Kina është pranë, por shumë larg sa i takon rrogave.

Presidenti i Republikës Popullore kineze, Xi Jinping, përfiton një rrogë prej 22 mijë dollarësh në muaj, saktësisht sa marrin 22 anëtarët e Komitetit në zyrën politike të Partisë Komuniste Kineze. Sigurisht, për të drejtuar ekonominë e dytë në botë dhe 1.4 miliardë njerëz, është pak. Para së gjithash nëse krahasohet me shefin ekzekutiv që drejton Hong Kongun, ish-koloninë britanike, tashmë nën urdhrat kineze: 545 mijë dollarë në vit, thuajse 25 herë më shumë.

28Blerona Zeqiri këmbëkryq me uniformë ushtarake (FOTO)

Shumë shpejt u bë e famshme dhe hyri në listën e emrave më të përmendur në mediet rozë, shkruan Kosovarja.

Edhe pse në fillim u komentua për linjat të cilat nuk i kishte në nivel të duhur, ajo arriti që të formësojë trupin e saj dhe të bëhet ndër më të pashmet në publik.

Në rrjetet sociale është shumë aktive ku gjithmonë shfaqet me shumë klas, e kësaj here edhe patriotike, me uniformën e UÇK-së.

Kështu dukeshin motrat Mustafa dikur! Edhe më shumë foto mbrenda lajmit

Motrat Mustafa kanë pësuar ndryshime drastike, me kalimin e viteve duken vetëm më elegante

Motrat Mustafa kanë pësuar ndryshime drastike, me kalimin e viteve duken vetëm më elegante

Jemi mësuar t’i shohim gjithmonë pranë njëra tjetrës si në koncerte, intervista e vende të ndryshme.

Janë këto motrat Mustafa, të cilat njihen dhe pëlqehen shumë për këngët e tyre popullore, shkruan rtv21.tv

Ndonëse tani jeni mësuar t’i shihni zakonisht me veshje elgante, në të kaluarën ato shfaqeshin me veshje tradicionale e dukeshin shumë më ndryshe.

Sjellim disa fotografi të cilat tregojnë se sa shumë kanë ndryshuar motrat Mustafa ndër vite./21Media

Do të qeshni me lot kur të shihni ngjashmërinë e këtyre bebeve me të famshmit botëror (Foto)

Të gjithë kanë një binjake diku në botë, thonë. Por për të gjetur binjakun tuaj shanset janë tejet të vogla. Por për të famshmit kjo është tejet e lehtë.

Ajo që ne duam t’ju tregojmë sot është se ju nuk duhet të jeni të një moshë të ngjashme me dikë që të duket pothuajse tamam si ju.

Seriozisht, këto foshnje të vogla ngjajnë shumë me disa të famshëm, aq shumë sa që ju do të pyesni nëse nuk ka diçka që nuk shkon.

MetDaan sjellë këto 11 fotografi përmes së cilave tregon ngjashmërinë e këtyre bebeve me disa nga të famshmit:

Kur Titos vetëm qeni ia ndërpriste fjalimin (Video)

Kjo video është realizuar më 3 prill 1975, kur Tito iu drejtua publikut, por pothuajse asgjë nuk mund të dëgjohet, sepse ai duhej të luftonte me qentë e tij, të cilat vazhdimisht lehnin.

Hajnat vjedhin blic-radarin e shpejtësisë me vlerë 80,000 $ [Foto]

Dy hajdutë në Rhode Island kanë vjedhur një blic-radarë për matjen e shpejtësisë, raporton Reuters.

Kreqyteti i Providence instaloi pesë paisje të tilla në rrugë të ndryshme ditë më parë, duke vepruar sipas legjislacionit të ri shtetëror, që lejon përdorimin e gjobave automatike brenda një çerek milje të një shkolle.

Blic-radari prej 80,000 dollarësh ishte i përbërë nga dy pjesë: një kuti që përmbante lentet dhe pajisjet për zbulimin e shpejtësisë, dhe një bazë që mban një bateri litum me 130 kile.

Është e mundur që bateria të ketë qenë faktor motivues në këtë krim sesa vjedhja e pajisjes. /IndeksOnline/

BESA e Kasamit me seli të re në Shkup, ja ku do të jetë!

Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit edhe zyrtarisht do të kenë seli të re të partisë në Shkup, mëson Medial.mk.

Sipas burimeve brenda këtij subjekti politik, BESA tanimë ka filluar të përgatit zyrat e reja të partisë dhe të njëjtat do të jenë funksionale deri në fund të muajit.

“Kontrata me pronarin e selisë që kishim tek Q.T ‘Mavrovasja’ ka përfunduar pasi nga ana e tij nuk kishte vullnet dhe dëshirë që ta vazhdojmë kontratën. Për këtë arsyeje kemi qenë të detyruar të gjejmë një lokacion të ri. Objektin e ri të cilin e kemi siguruar për seli të re të partisë është firmosur marrëveshje dhe gjendet në pjesën shqiptare në Komunën e Çairit. E njëjta ka një hapësirë prej 400 m2 dhe plotëson gjitha kushtet e nevojshme për seli partiake”, thanë për Medial.mk, burime brenda BESËS.

Sipas tyre zyra do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme, ku do të ketë edhe sallën e mbledhjeve, zyrat e punës për kryetarin e partisë, shefin e kabinetit dhe zëdhënësin. Po ashtu sipas tyre do të formohet edhe Qendra mediale, do të ketë sallë për pres konferencat ku do të angazhohen aktivistë dhe profesionistë të lëmive përkatëse.

Çështja e emrit, ja çfarë thotë Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, është shprehur optimist se kontesti shumë vjeçar për emrin do të përmbyllet me një zgjidhje dinjitoze për të dyja palët. Duke komentuar deklaratën e negociuesit të Maqedonisë, Vasko Naumovski, pas takimit të fundit në Nju Jork se propozimi i Nimicit nuk ishte dinjitoz, Zaev ka thënë se bëhet fjalë për qëndrim personal të tij. Ai ka deklaruar se, thelbi i bisedimet, propozimet dhe korniza që është propozuar nuk do të duhej të flitet publikisht që të mos shkatërrohen shansat në negociata.

Zoran Zaev, Kryeministër

“E shihni se po zhvillohet proces transparent, duam me konsensus nacional ta gjejmë zgjidhjen dhe në fund ta vërtetojnë qytetarët në referendum. Jam i bindur se nëse jemi të kujdesshëm, por edhe të mbajmë llogari për palën greke dhe pala greke të mbaj llogari për palën tonë besoj se do të gjendet zgjidhje për këtë çështje që na mundon 25 vite, para së gjithash neve dhe qytetarët e Maqedonisë”.

Ai ka shtuar se zgjidhja e emrit është kusht për anëtarësim në NATO dhe se shpreson që këtë vit vendi mund të marr ftesën për të qenë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Duhet të jemi të përkushtuar, çdo gjë që do të bëjmë do të kontollohet në referendum. Edhe ne edhe BDI dhe VMRO – DPMNE edhe partitë tjera politike kemi qëndrime të njejta apo të përafërta për këtë çështje. Do të kemi kujdes për identitetin tonë, për dinjitetin e popullit tonë, por duhet të kemi kujdes edhe për gjerenatat e tanishme dhe të ardhshme”.

Kryeministri Zaev po ashtu, ka konfirmuar se më 24 janar do të takohet me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Davos./SHENJA/

Aksion kundër piraterisë. Tre të arrestuar dhe 58 aparate të sekuestruara

Pirateria televizive merr një tjetër goditje në Shqipëri. një rrjet që tregtonte në mënyrë të paligjshme Dream Box e Android Smart Box u shkatërrua nga policia e Tiranës.

Agjentët e hetimt të krimit ekonomik e financiar në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan shtetasit Kristo Taka, Valer Pinderi dhe Brenat Xhuti pasi piratonin në mënyrë të paligjshme programe televizive pa të drejtën e autorit, me qëllime përfitimi.

Loading…

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 57 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, një automjet, 3 USB, 3 aparatë celularë si dhe një sasi kartmonedhash. Të gjithë këta shtetas akuzohen për mashtrim, fshehje të ardhurash e riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit.

Mes programeve të piratuara nga platforma ndërkombëtare ishin shumë kanale të Platfomës Digitalb për filma, filma për fëmijë e sport duke i shkaktuar një dëm tepër të madh kësaj kompanie që investon financime kolosale për të siguruar të drejtat televizive për abonentët e saj.

Digitalb prej vitesh i prin një fushate të tillë të organeve ligjzbatuese kundër piraterisë dhe ka mbështetur e do të mbështesë edhe në të ardhmen cdo aksion të ndërmarrë në këtë drejtim.

Digitalb inkurajon çdo hetim dhe ndëshkim të operatorëve illegalë që prishin konkurrencën e ndershme dhe kërkojnë të çrregullojnë tregun për përfitime të paligjshme në programet IPTV.

Një mega-aksion i ngjashëm u krye pak ditë më parë në mënyrë të sinkronizuar edhe në disa vende të Europës, si Qipro, Holandë, Bullgari, Greqi të bashkërenduar me policinë europiane, Europol. /Top Channel

Filozofi amerikan “godet” keq shqiptarët : Turpi më i madh i Evropës moderne

Filozofi amerikan kujton shembjen e Murit të Berlinit në Evropë dhe dëshirën e kombeve të vogla për pavarësi.

Filozofi amerikan Noam Chomsky pretendon se shqiptarët janë turpi më i madh i Evropës moderne sepse i kanë lejuar ta largojnë mikëpritësin që i ka pranuar dhe nga shumica të bëjnë pakicën, transmeton InfoPress.

Chomsky, për revistën “Foreign affairs” shkruan se, pas rrënimit të Murit të Berlinit në Evropë, ekziston një dëshirë e kombeve të vogla që të ndahen nga republikat më të mëdha.

Ai iu referua shpërbërjes së BRSS, Jugosllavisë, si dhe forcimit të separatizmit në Spanjë dhe Ukrainë.

Në një pjesë të tekstit, ai sulmon ashpër shqiptarët, duke thënë se ata ishin një fis i egër të pranuar nga serbët në Kosovë dhe se ky fisi i egër më pas e largoi mikpritësin dhe shpalli të vetën, gjë që është e turpshme.

Kjo lëvizje sipas tij krahasohet me luftën e izraelitëve dhe palestinezëve për territor.

Pesë propozimet për emrin e ri të Maqedonisë

Pesë janë propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, në bisedimet Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

Sipas shtypit grek, në bisedimet që janë zhvilluar në Nju-Jork janë paraqitur pesë emërtime të reja në gjuhën sllave. Emërtimet e reja kanë të gjitha emrin Maqedoni dhe janë në gjuhën sllave.

Në një intervistë me televizionin ANT1, Nimetz tha se termi “Maqedoni” do të përfshihet në emër, pasi më shumë se 100 vende e kanë njohur tashmë atë si të tillë.

Nuk ishte e qartë nëse Nimetz ka propozuar ndryshim të emrit kushtetues, por shtypi grek shkruan se nuk përjashtohet as mundësia që në Maqedoni të mbahet një referendum për miratimin e emërtimit të ri që do të përzgjidhet.

Propozimet e Nimetz

Republika Nova Makedonija – Republika e Maqedonisë së Re

Republika Severna Makedonija – Republika e Maqedonisë Veriore

Republika Gorna Makedonija – Maqedonia e Sipërme

Republika Vardarska Makedonija – Republika e Maqedonisë së Vardarit

Republika Makedonija (Shkup) – Republika e Maqedonisë (Shkup) (TemA TV)

Pesë propozimet për emrin e ri të Maqedonisë

Pesë janë propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, në bisedimet Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

Sipas shtypit grek, në bisedimet që janë zhvilluar në Nju-Jork janë paraqitur pesë emërtime të reja në gjuhën sllave. Emërtimet e reja kanë të gjitha emrin Maqedoni dhe janë në gjuhën sllave.

Në një intervistë me televizionin ANT1, Nimetz tha se termi “Maqedoni” do të përfshihet në emër, pasi më shumë se 100 vende e kanë njohur tashmë atë si të tillë.

Nuk ishte e qartë nëse Nimetz ka propozuar ndryshim të emrit kushtetues, por shtypi grek shkruan se nuk përjashtohet as mundësia që në Maqedoni të mbahet një referendum për miratimin e emërtimit të ri që do të përzgjidhet.

Propozimet e Nimetz

Republika Nova Makedonija – Republika e Maqedonisë së Re

Republika Severna Makedonija – Republika e Maqedonisë Veriore

Republika Gorna Makedonija – Maqedonia e Sipërme

Republika Vardarska Makedonija – Republika e Maqedonisë së Vardarit

Republika Makedonija (Shkup) – Republika e Maqedonisë (Shkup) (TemA TV)

Qendisja shumë e dobishme për femrat e thotë studimi i fundit

Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet me punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.

Në një studim të bërë online me më shumë se 3.545 njerëz që bënin krafte, nga Betsan Corkhill, një terapiste angleze e specializuar për punën e dorës, e cila ka bërë studime në lidhje me këtë fushë, më shumë se gjysma e atyre që u morën në pyetje u përgjigjën se kraftet i lumturonin.

Të tjerë u përgjigjën se punonin me shtiza vetëm për t’u qetësuar, për të larguar stresin e për të qenë më krijues. Studimi zbuloi një lidhje të fortë mes shpeshtësisë së punës së dorës dhe humorit të atyre që morën pjesë në studim.

Ata që punonin shpesh me shtiza (më shumë se tre here në javë) ishin më të qetë, të lumtur, kishin më pak ankth dhe më shumë vetëbesim./Living.al

Policia ndalon të gjobis makinën, por ajo ishte skulpturë nga bora [Foto]

Simon Laprise është një kanadez i cili duket që mendon se dordolecët janë mjaft të zakonshëm.

Pse? Ai vendosi të përdorte bollëkun e dëborës në një qytet kanadez për të krijuar një skultpure me dimenzone 1:1 , e që supozohet të jetë virtualisht një Toyota Supra.

Laprise, i cili meret mjaft shumë me projekte krijuese në kohën e tij të lirë – ndodhi që të gjejë poashtu edhe një fshirëse xhami të shtrirë në tokë, të cilën ai e shtoi në “Supran” e tij, si finalizim. Duket që ky detaj mashtroi policinë vendase duke u ndalur për gjobitur, pasi ata mendonin se ishte një makinë e parkuar në mënyrë të paligjshme.

Policët përfunduan duke lënë një citim: “Ju na ndreqët natën!Hahahahh!” . /IndeksOnline/

George Soros: Rusia fuqi e rilindur, BE buzë shkatërrimit

Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian. Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur”, për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.

“Për mua është e gjitha një déjà vu, me një ndryshim të madh, ideologjia dominuaes në botë sot është nacionalizmi.

Është BE-ja instititucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur, bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.

Soros ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.

“Mora një mësim të dhimbshëm, që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai. Soros ka deklaruar se mendon të qëndrojë në krye të bordit për pesë vjet të tjera, apo aq sa e lejon shëndeti, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga angazhimet e tij./Lapsi.al

Arjan Çani: Edi Rama na mori shpirtin, duhet rrëzuar

Arjan Çani mbështet protestën për largimin e qeverisë “Rama”.

Ai thotë se “padrejtësitë i kanë marrë shpirtin” shqiptarëve.

Por Çani thotë gjithashtu, se është skeptik për protestën e opozitës më 27 janar.

“Kjo nuk është protestë, është manifestim politik.

Protesta nuk ka nevojë për organizim të partive se njerëzit dalin vetë.

Ja kam thënë edhe Lul Bashës kur e kam patur në studio. Pse jam unë skeptik, se në momentin kur ti lë një datë dhe një orë, nuk është më protestë”, u shpreh ai në emisionin e Artur Zhejit.

Çani shtoi se dëshiron që kjo qeveri të ndryshojë sjelljen e saj me taksat e shumta.

“I kam thënë dhe Edi Ramës na more shpirtin”, tha ai.(TemA)

Ish-gjenerali serb: Luftuam në Kosovë me 150 mijë ushtarë dhe nuk mundëm të bëjmë asgjë kundër UÇK-së

Ish-shefi i Agjencisë për Sigurinë Ushtarake serbe dhe ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Momir Stojanoviq në një nga deklaratat e tij të fundit u ka bërë thirrje serbëve që ta pranojnë realitetin dhe të pajtohen me faktin se e kanë humbur Kosovën.

Ai thotë nëse nuk kanë mundur të bëjnë asgjë kundër popullit kosovar në kohën e luftës kur në radhët e tyre kishin 150.000 ushtarë, në ditët e sotme nuk kanë shansa që ta fitojnë betejën e mundshme mes dy popujve.

“Askush më në Serbi nuk është i gatshëm për luftë. E keni parë si kaluan ushtarët që e mbronin Serbinë. Ne kemi pasur 15 000 ushtarë të armatosur në Kosovë duke luftuar me dy banda të vogla, njërën në Prekaz të komanduar nga Adem Jashari dhe tjetrën në Jabllanicë të Gjakovës dhe mezi ia kemi dalë në krye.

Sot kur korpusi ushtarak i Kosovës përkrahet nga Gjermania, Amerika, kur baza më e madhe e NATO-s ndohet në Kosovë, na duhen dyfish më shumë ushtarë për t’ia dalë mbanë.

Ti e di kur kemi sulmuar heroin kombëtar të Kosovës, Adem Jashari, unë isha prezent kur tri ditë u zhvilluan luftime në shtëpinë e Adem Jasharit dhe nuk kemi mundur të bëjmë agjë kundër tij, vëllaut dhe babait të tij. Paramendojeni njësia speciale nuk ka mundur të bëjë agjë kundër tyre derisa në luftë nuk u përfshi edhe ushtria të cilët sulmuan nga kulmet e shtëpive dhe më në fund morën bastionin nga tri shtëpi”, shprehet ai duke deklaruar se Serbia nuk ka rrugë tjetër drejt BE-së, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe Stojaniviq ka lindur në qytetin e Gjakovës. Në shkurt të vitit 2015, Interpoli me kërkesë të EULEX-it ka lëshuar fletëarrëst për të për shkak të krimeve të kryera në Kosovë gjatë vitit 1999.

KONFISKOHEN 217 KG DROGË NË ITALI, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË

Konfiskohen 217 kilogramë lëndë narkotike në Itali, duke bërë që të vihen në pranga dy shqiptarë.

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.

Si posedues të lëndës narkotike janë arrestuar dy shqiptarë me banim në Itali.

Në sajë të bashkëpunimit të ngushtë ka nisur një veprimtari policore e mirëfilltë me shkëmbim informacionesh për persona të dyshuar për veprimtari të trafikut të paligjshëm të cilët operojnë në shtetin italian.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë dhe Guardia di Finanza të Pulias, u bë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve B.K., 37 vjeç dhe A.D., 26 vjeç, të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Aktualisht janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

Veteranët e UÇK-së: Ambasadorë mos bëni presion në deputetët

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të deklarate për media përsërit edhe njëherë kundërshtimin për Gjykatën Speciale ndërsa kanë një lutje për ambasadorët e shteteve të Quintit.

“I lusim ambasadorët e shteteve mike të KUINT-it, që të mos bëjnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë sovrani i votës së popullit”, thuhet në një deklaratë për media të OVL të UÇK-së.

“Ne si OVL UÇK, ishim dje dhe jemi edhe sot për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë se kjo gjykatë është e njëanshme, prandaj përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije opinionit publik se ne si veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër drejtësisë dhe organeve të saj, por kemi qenë dhe jemi kundër padrejtësive që po na shkaktohen si popull viktimë e luftës së fundit në Kosovë, sepse siç e dini, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të krijohet Gjykatë vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë”.

OVL e UÇK-së kërkon nga Kryesia e Kuvendit dhe kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e gjykatës special, si obligim kushtetues që e kanë.

Maqedoni, këto janë dënimet për mos respektimin e rregullave në komunikacion

Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në të kundërtën do të gjobiten.

Nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacion theksojnë se duhet vozitësit të kenë kujdes për vozitje të shpejtë, lodhje, përdorimi i alkoolit, distanca adekuate mes makinave, makina teknikisht mirë.

Në të kundërtën sipas tyre pasojnë gjoba të larta për shkelje në komunikacion.

Sipas Ligjit 15 euro është dënimi nëse keqpërdoret sirena e makinës gjegjësisht vozitësi duhet të paralajmëroj me sirenë por jo edhe t’i bie sirenës disa herë.

Makina nuk duhet të parkohet në vend ku pengon sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, pengon lëvizjen e këmbësorëve dhe ngasësve të biçikletave. Në këtë rast parashihet gjobë prej 45 euro.

Nëse nuk keni dritat e ndezura gjoba është 15 euro gjatë ditës ndërsa gjatë natës 35 euro.

Nëse nuk keni kujdes sa i përket distancës mes veturave gjoba është 35 euro.

Ligji parasheh gjoba edhe për ngasësit e biçikletave. Ata duhet të lëvizin në vendet e apostrofuara për biçikleta ose në skaj të rrugës në anën e djathtë. Nëse nuk respektojnë këto rregulla atëherë gjobiten me 50 euro.

Gjobiten edhe personat që nuk posedojnë kapelë mbrojtëse derisa ngasin motoçikletë. 30 euro dënohen edhe këmbësorët që kalojnë rrugën larg zebrave.

Ndërsa vozitësit që në makinë kanë fëmijë më të vogël se 5 vjet dhe nuk kanë karrige adekuate do të dënohen me 35 euro.

Punëtori i “Pastrimit” grushtohet pse kërkoi përparësi për kamionin

Një punëtor i Kompanisë “Pastrimi” është rrahur gjatë orarit të punës nga persona të panjohur në lagjen Mati 1.

Ai thotë se shkak i rrahjes u bë kërkesa e tij që vozitësi të ndalej e kamioni i mbeturinave të kyçej në rrugën kryesore “Muharrem Fejza”, raporton KTV.

Thotë se menjëherë nga e njëjta veturë kanë dalë katër persona, të cilët nisën të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.

Pas ngjarjes, punëtori ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka vazhduar rrugën në stacionin e policisë, ku edhe ka dhënë dëshminë.

Limani, Ahmetit: 17 vite pritëm për gjuhën shqipe, pritni edhe 170 tjera për statusin e UÇK-së!

“17 vite ne pritje te Gjuhes Shqipe e tash ju Bashkëluftetar pritni edhe 170 tjera per Statusin e ish Ushtris Qlirimtare Kombetare”, ka shkruar ish – ushtari i UÇK-së nga Tetova, Daim Limani, duke aluduar se asnjëherë me këtë tempo BDI nuk mund të zgjidh çështjet që i tangojnë shqiptarët e Maqedonisë./Telegrafi

Dy shoqet takohen: Tuna dhe Dafina Zeqiri bashkë në New York (FOTO)

Dy këngëtare dhe dy mike shumë të mira. Edhepse një kohë nuk folën me njëra tjetrën, ato e kanë rikuperuar miqësinë dhe tani janë të pandashme në rrjete sociale, duke komentuar e pëlqyer fotografitë e njëra tjetrës, ngase për momentin jetojnë në vende të ndryshme.

Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri, nuk i kanë të pakta aktivitetet në llogaritë e tyre në instagram, dedikuar shoqja-shoqes.

Krejt kjo lidhje e tyre u vërejt se është rikthyer në raportin e mëherme, pasi Dafina e uroi Tunën për lindjen e Tianit e vazhdonte t’i dërgonte “zemra” në komente, duke i shprehur publikisht dashurinë prej mikeje.

Dafina u kthye nga Suedia ku qëndroi për ca ditë pushimesh, ndërsa Tuna po rri në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen e saj, dhe New York ka qenë vendi takimit për dy këngëtaret.

Tuna në këtë fotografi ka flokët të rregulluara në stilin “summer braids” dhe duket shumë më ndryshe se zakonisht, ndërsa përshkrimi i Dafinës është epik.

“Nuk mund të ulesh me ne”, është fraza e famshme e filmit të njohur të të Lindsay Lohan, “Mean Girls”. /Prive.al

Del biografia e “Zonjës së Parë”: 7 gjëra që nuk i dinit për Brigitte Macron

Biografia e parë e Brigitte Macron, gruas së presidentit francez, prej pak ditësh është në raftet e librarive franceze.

“Brigitte Macron, l’affranchie” është libri i gazetares së “Closer”, Mawlle Brun, e cila ka “rrëmuar” në jetën e mëparshme të “Zonjës së Parë” të Francës.

Libri përmban edhe detaje të një novele erotike, që Emmanuel Macron ka shkruar kur ishte adoleshent, në kohën kur ishte lidhur me mësuesen e tij të artit, Brigitte, e cila është sot krah tij në Elize.

Ja disa prej fakteve të panjohura deri tani mbi jetën e Brigitte Macron:

Ajo ishte patinatore

Në adoleshencën e saj, Brigitte Trogneux ishte pjesë e një skuadre patinatorësh në qytetin verior të Francës, Amiens, ku e ka origjinën.

Nuk ka qenë gjithmonë mësuese

Të gjithë e dinë se ajo u njoh me Macron gjatë kohës kur jepte mësime arti. Por kjo nuk ka qenë puna e saj e parë. Në vitin 1982, kur ishte 29 vjeçe, ajo ka punuar si sekretare shtypi për Dhomën e Tregtisë së Nord-Pas-de-Calais. Puna zgjati vetëm dy vjet, pasi ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Strasburg, ku bashkëshorti i atëhershëm nisi një punë të re.

Ajo ishte pjesë e politikës shumë kohë para Macronit

Gjatë kohës që jetoi në Truchtersheim, qytet pranë Strasburgut, ajo u përfshi në jetën lokale, ku organizonte evente të ndryshme. Në vitin 1989, ajo u përfshi në fushatën “Truchtersheim tomorrow”.

Nuk ishte mësuese si gjithë të tjerat

Brigitte e zbuloi prirjen e saj për të dhënë mësim krejt rastësisht. Me një master në letërsi, ajo dërgoi një CV në shkollën protestante në qendër të Strasburgut, ku filloi punë. Më vonë, ajo u diplomua në mësimdhënie për shkollat e mesme dhe filloi punë në shkollën katolike “La Providence”, në Amiens, ku u njoh me Macron.

Sipas ish-studentëve të saj, Brigitte ishte mësuese e pasionuar dhe e pazakontë. Ajo i çonte studentët të shikonin shfaqje, i dëgjonte me vëmendje edhe rrëfimet e tyre personale, madje edhe i ftonte të pinin një gotë me të.

Ajo ka punuar gjithmonë me Macron

Qëkur Macron u emërua ministër Ekonomie, Brigitte ka pasur gjithmonë një vend të privilegjuar në punën e tij. Madje, ajo shpesh ulej në krahun e tij të djathtë në mbledhjet zyrtare. Ajo planifikonte takime, priste gazetarët, madje edhe lexonte fjalimet apo deklaratat.

Macon është kritikuar shpesh për këtë gjë, por është përgjigjur se ajo nuk paguhej me paratë e taksapaguesve dhe lëvizja e saj ishte e panegociueshme.

Vdekja e motrës dhe impakti në jetën e Brigite

Në vitin 1961, kur Brigitte ishte adoleshente, motra e saj më e madhe vdiq në një aksident së bashku me të shoqin dhe fëmijën e tyre 6 vjeç. Libri thotë se trauma pas humbjes së motrës formësoi personalitetin e Brigitte, e cila nisi të ndërtonte një “mur” mbrojtës rreth vetes.

Ajo humbi të gjithë miqtë për shkak të lidhjes me Macron

Lidhja me Macron nuk ishte e lehtë për Brigitte. Përveç kontradiktave me familjarët, të gjithë miqtë i kthyen shpinën, thuhet në biografi.

Në libër citohet një njeri i afërt i Brigitte, i cili thotë se në atë kohë, ata të dy shiheshin si “viktima të murtajës” dhe më së miri këtë e tregon fakti se pak ditë pasi lidhja e tyre u bë publike, edhe miqtë më të afërt refuzuan t’i flisnin apo ta takonin mësuesen e artit./Tema

Foto Lajm:Në Strugë festohet festa e “Ujit të bekuar”i pranishëm Zaev por edhe Ramiz Merko të premten e rezervon për “VODICI”

Foto Lajm:Në Strugë festohet festa e “Ujit të bekuar”i pranishëm Zaev dhe Merko

Gostivar: Thirret seancë e Këshillit komunal për miratim të buxhetit të përkohshëm

Kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu mbrëmë ka thirrur seancën e Kuvendit komunal për me datë 24 Janar – 2018, me rend dite: Miratimi i propozim – vendimit për financim të përkohshëm në Komunën e Gostivarit.

Vendimi është sjellur pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, respektivisht këshilltarët që përbëjnë shumicën në Këshillin e Komunës së Gostivarit.

“Konsiderojmë që nuk mund të lejohet që nga paftësia e kryetarit aktual për të menaxhuar me Komunën e Gostivarit, të pësojnë administratorët, mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë, të cilët me rrogat e tyre nga buxheti komunal sigurojnë ekzistencën e familjeve.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, përgëzon këshilltarët e shumicës në Këshillin komunal për këtë iniciativë vendimtare në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit”, thuhet nga dega e BDI-së në Gostivar./Fakte.net

(VIDEO) Putin zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u zhyt në një liqen të ngrirë për festën tradicionale të Epifanisë.

Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse. Putin hyri në akull në liqenin Seliger, në veri të Moskës. Ai eci deri tek uji i ngrirë me një pallto të trashë leshi dhe pyeti nëse gazetarët e mbledhur nëse ndjenin të ftohtë. Më pas u zhvesh dhe u zhyt në ujin e bekuar nga kleri rus.

Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit. Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, rreth 6 ose 7 gradë Celsius nën zero. Putin njihet për pasionet e tij në natyrë.

Këto janë 5 propozimet e Nimicit për emrin e Maqedonisë

Greqia dhe Maqedonia mund të jenë afër fundit të mosmarrëveshjes së tyre prej një çerek shekulli lidhur me emrin zyrtar të Maqedonisë.

I dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nimetz, thuhet se u ka propozuar pesë alternativa për emrin delegacioneve të të dy vendeve gjatë bisedimeve që zhvillohen në New York.

Sipas mediumeve të Maqedonisë, që të enjten u cituan nga ato greke, emrat e propozuar, të gjithë të paraprira nga termi “Republika e”, janë: Maqedonia e Re, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia (Shkupi).

Edhe pse Nimetz ka thënë se procesi është duke shkuar në drejtimin e duhur, negociuesi i Maqedonisë, Vasko Naumovski, i ka cilësuar propozimet e paraqitura nga ndërmjetësi i OKB-së si alternativa “larg një zgjidhjeje dinjitoze”, transmeton AA.

Athina nuk dëshiron që fqinji i saj të ketë emrin Maqedoni për shkak të ekzistencës së një rajoni në Greqi me të njëjtin emër.
Ndërkohë, në Greqi është duke mbizotëruar një krizë qeveritare teksa bisedimet vazhdojnë.

Partia ultra-konservatore Grekët e Pavarur, e cila është pjesë e qeverisë së koalicionit kryesisht majtist, ka thënë se ajo kundërshton çdo emër që përfshin termin “Maqedoni”. Partia kryesore e opozitës Demokracia e Re ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje.

“Unë përpiqem të gjej mundësitë që kanë njëfarë realizmi. Unë vetë nuk mendoj se është realiste të presësh që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të mos e ketë termin Maqedoni në një formë në emrin e saj”, ka theksuar Nimetz.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot shprehu mbështetje ndaj përpjekjeve të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO gjatë një fjalimi në kuvendin e këtij vendi.

“Ka ende punë për t’u bërë. Kjo natyrisht nënkupton zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit tuaj, kjo është një çështje shumë me rëndësi për këtë rajon dhe për vendin tuaj për një kohë të gjatë”, tha ndër të tjera kreu i NATO-s në fjalën e tij.
Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO është pamundësuar për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme me Greqinë, e cila ka vazhduar për më shumë se 25 vjet.

“Nuk mund të bëhet një vend anëtar i NATO-s pa zgjidhur çështjen e emrit, ajo u përsërit edhe në vitin 2014 në Samitin e NATO-s dhe në Samitin në vitin 2016. Nuk ka plan B, nuk ka anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e emrit”, theksoi Stoltenberg më vonë në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ndryshe, rreth 118 vende, përfshirë Turqinë, aktualisht e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues./Express/

Amerika paralajmëron Turqinë të mos i sulmojë kurdët e Sirisë

Departamenti i Shtetit i SHBA i kërkoi Turqisë të enjten të mos marrë masa ushtarake kundër rajonit Afrin në Siri dhe bëri thirrje n që Ankaraja të mbetet e përqendruar në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në rajon.

E pyetur rreth shenjave që Turqia po përgatiste për të sulmuar Kurdët në Afrin, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha në një konferencë: “Ne i bëjmë thirrjr… turqve të mos ndërmarrin asnjë veprim të tillë “./Almakos

Drenicaku i “O Sa Mirë” poston fotografi me ambasadorin Delawie! Ja çfarë thotë për të (Foto)

Jeton Zogiani është një nga aktorët më të dashur dhe më të pëlqyer të momentit.

Me rolin e tij prej Drenicaku në serialin komik “O Sa Mirë” ai ka arritur t’ua rrëbei zemrat audiencës. E sigurisht çdo fotografi dhe paraqitje e tij që komentohet edhe nga mediat rozë, shkruan Indeksonline.

Ai së fundmi ka postuar një fotografi me ambasadorin amerikan Greg Delawie, ndërsa ka shkruar:

Pasha jeten a qe eshte Amerikan a nuk e di pse vec edhe i bukur pom duket!!

Reforma e taksave në SHBA: Apple do të paguajë 38 miliardë dollarë në fitimet e saj jashtë vendit Marrë nga BFM Business Përktheu: Dr. Diana Skrapari Pedagoge e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Një reformë tatimore u miratua në dhjetor në Shtetet e Bashkuara. Ajo lejon kompanitë amerikane të riatdhesojnë fitimet e fituara jashtë vendit në një përqindje prej 8% deri në 15.5%, varësisht nga natyra e aseteve.

Apple ka zbuluar se do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për 252.3 miliardë dollarë të holla të mbajtura jashtë Shteteve të Bashkuara, që do të riatdhesohen në vend si pjesë e reformës së madhe tatimore të Donald Trump, e miratuar në dhjetor.

“Një pagesë e kësaj madhësie do të ishte më e madhja e të gjithë kohërave,” tha grupi në një deklaratë. Kjo hapësirë, e kufizuar në kohë, zbatohet që fitimet të riatdhesohen në Shtetet e Bashkuara. Përpara reformës, këto fitime ishin plotësisht të përjashtuara nga tatimet për aq kohë sa mbeteshin “të depozituara” jashtë vendit dhe tatoheshin 35% nëse ato ishin “riatdhesuar” në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, Grupi Apple, kapitali më i madh i bursës në botë, tha gjithashtu se do të kontribuonte “drejtpërdrejt në ekonominë amerikane” në shumën prej më shumë se 350 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, në veçanti me krijimin e 20,000 vendeve të punës ose me investime me furnizuesit dhe nënkontraktorët e saj në Shtetet e Bashkuara.

Gjigandi i smartphone gjithashtu tha se do të hapte një “kampus” të ri, i cili fillimisht do të strehonte shërbime të asistencës teknike për klientët e grupit. Vendndodhja e tij do të zbulohet më vonë gjatë vitit, tha Apple.

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe“Namazgjah” drejt përfundimit

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Xhaminë Namazgjah, ku gurin e parë të themelit e vendosi Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogangjatë një vizitë zyrtare në muajin maj të vitit 2015 dhe ku po vazhdon ndërtimi i saj.

Ambasadori u njoh nga afër me punimet e zhvilluara deri më tani nga firma ndërtuese turke.

Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turkedo të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit.

Xhamia ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.

Xhamia e re është drejt fundit dhe mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, 2019 dhe ka një kosto rreth 40 milionë euro.

Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës. E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun.

Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka,gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për mosha të ndryshme.

Radio “Zëri i Turqisë” – TRT në Shqip pas një kohe do të realizojë një reportazh të detajuar me intervista për këtë vepër të madhe shpirtërore, dhuratë nga shteti turk për popullin shqiptar.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, M.Ahmet Yörük më16 janar i ka dorëzuar letërkredencialet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe pas saj zyrtarisht ka filluar misionin e tij diplomatik.

Walker godet Thaçin: S’pranoj dekorim nga ai, kemi dallime

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, ka treguar se a ishte i vërtetë lajmi që ka refuzuar të dekorohet nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Walker ka sqaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se si ka qenë puna.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”.

Dallimet me Thaçin Walker ka thënë se i ka edhe sa i përket dëgjueshmërisë së madhe që Thaçi ka treguar ndaj ndërkombëtarëve.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetua nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”.

Ndryshe, Walker sot tha se politikanët e dalë nga lufta të largohen./GazetaMetro

Ja kush është gruaja e biznesmenit shqiptar që ushqehet me lugë floriri

Ajo njihet për jetën e saj luksoze dhe deklaratat e bujshme që bën herë pas here. Por që të arrinte deri të hante me lugë floriri këtë nuk e kishim menduar!

Dhe në fakt këtë e ka treguar vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku qëllimi i fotos nuk ka qenë luga por gatimi. Po flasim për Riselda Sejdian, pedagogen e Univesitetit të Arteve, njëkohësisht bashkëshortja e biznesmenit shqiptar Hajdin Sejdia.

Riselda, ka publikuar në profilin e saj një video në të cilan tregon një vakt që e ka gatuar vetë, por më tepër se vakti ajo që të bie në sy është pikërisht piruni i florinjtë të cilin ajo përdor për t’u ushqyer. Interesante!

Bëhuni gati, në shkurt vjen telenovela që do çmendi shqiptarët

Është shpallur data zyrtare kur në treg do të dal një prej produksioneve më të fundit nga kinematografia turke, që sigurisht do të jetë një serial me aktorët më të njohur nga shqiptarët.

Do të jetë data 16 shkurt, e lajmëruar nga vetë produksioni ku do të dalin seritë e para të serialit “Eja biri im (Hadibe Oglum), ku në rolin kryesor do të jenë dy personazhe të njohur nga shqiptarët Kivancc Tatlitug, i njohur me rolet e tij si Behluli te “Dashuri e Ndaluar”, “Kuzey Guney” apo dhe së fundi në një nga serialet më të ndjekur në Shqipërisë “Cezuri dhe e bukura”.

Personazhi tjetër është pikërisht Alihan Turkdemir, ku të gjithë e njohin në rolin e Mustafait në serialin “Sulltanesha Kosem”. Shpresojmë që ky serial të transmetohet edhe në ekranet shqiptare, pasi shikueshmëria sigurisht që do të jetë maksimale.

Social Demokratët vijnë edhe në Kosovë nëpërmjet Visar Ymerit të VV-së!!!

“Alternativa Socialdemokrate”, partia e re e Visar Ymerit?!

Pas përplasjeve të fundit brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, me kalimin e kohës vetëm se po thellohet “hendeku” mes dy taborëve të kësaj partie: ai i rreshtuar krah ish-liderit Albin Kurti dhe tjetri përkrah ish-sekretarit organizativ Dardan Molliqaj, i cili po identifikohet si grupi anti-Kurt.

Meqë as në takimin e fundit dy blloqet nuk u dakorduan për një gjuhë të përbashkët, krahu anti-Kurt, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet ta formojë një parti të re. Burimet bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasë do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri.

Kjo parti pritet t’ia rrëmbejë “Vetëvendosjes” më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të LVV-së.

Mirëpo një veprim i tillë do të vijë tek pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda “Vetëvendosjes”. Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurt nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tutje.

Ndërkaq deputetë të rreshtuar nga kandidati i vetëm për kryetar të LVV-së Albin Kurti janë shprehur optimistë se mes dy krahëve do të arrihet pajtimi.

Pantina: Do të flasim pas zgjedhjeve

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, e cila tashmë është dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë (e rreshtuar nga krahu anti-Kurt), nuk ka dashur të flasë rreth zhvillimeve më të fundit në LVV. Pantina ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë tek pasi të përfundojë procesi zgjedhor, në mënyrë që deklaratat të mos ndikojnë në këtë proces./Indeksonline

The Guardian: Shqiptarja gjendet e vdekur në një kanal të Francës, a e njihni?

Silvana Beqiraj u largua nga Shqipëria rurale për në Francë, por u gjet në një kanal e vdekur katër vjet më vonë. Tani familja Beqiraj dëshiron një përgjigje në lidhje me vdekjen e saj.

Në një ditë vjeshte të shtatorit të vitit 2014, trupi i saj u gjet në kanalin Lunel. Policia franceze fillimisht dyshonte se mos është mbytur. Ajo nuk kishte shenja të lëndimit, por lakuriqësia e saj ishte shkaku i shqetësimit.

Këngëtares së njohur serbe ia publikojnë të gjitha fotot intime (FOTO +18)

Këngëtarja e famshme është përfshirë nga një skandal i vërtetë, pasi i vodhën celularin.

Në të, hajduti ka gjetur disa fotografi me pullë të kuqe, ku Dara shihet, duke bërë seks me një mashkull.

Jo vetëm kaq, por ajo është filmuar edhe duke u masturbuar, ku shihet në poza vërtet të nxehta.

Ngjarja i ka ndodhur këngëtares së famshme serbe Dara Bubamara.

Mësohet se pamjet janë publikuar në mediet rozë, duke bërë bujë.

Nga ana e saj këngëtarja ka bërë thirrje publike që të mos publikohen fotografitë, duke deklaruar se është nënë e një fëmije, dhe se përmes publikimit të tyre nuk fitohet asgjë.

Piramidat e Ilirëve në Bosnjë ‘trullosin’ opinion botëror

‘Lugina e Piramidave’ në Bosnjë Hercegovinë vazhdon të tronditë opinionin dhe të tërheqë turistë nga mbarë bota, raporton “EuroNews”, në një investigim të publikuar disa ditë më parë

Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir dhe duket se janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Misteri filloi që në vitin 2005, kur arkeologu Semir Osmanagi pohoi se një kodër në qytetin Visoko (një orë jashtë Sarajevës) ishte në fakt një ndërtim artificial, shkruan televizioni evropian.

Në këtë zonë ekzistojnë plot katër piramida të njohur si Piramida e Diellit, Piramida e Hënës, Dragoit dhe ajo e Dashurisë, shkruan syri.net.Përveç kësaj, zona përmban një labirint nëntokësor, që thuhet se ka shërbyer si një hyrje në piramidën 220 metërshe të Diellit.

Hulumtuesit dhe akademikët anembanë botës kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur sugjerimin se kodrat në fjalë, të cilat janë më të larta dhe më të vjetra se piramidat e Egjiptit, nuk janë fenomene natyrore.

Por kjo nuk i ka ndaluar shikuesit dhe gjeologët të vizitojnë zonën.

“Bosnja ka dy potenciale turistike globale: Medjugorja [një vend pelegrinazhi katolik] dhe turizmin arkeologjik, këtu në Visoko”, shpjegon Semir Osmanagiq, i cili ishte i pari që i dha piramidave një rëndësi globale.Piramidat janë  një nga tërheqjet më të mëdha për turistët nga e gjithë Europa dhe bota, të cilat vizitojnë edhe pasazhet nëntokësore

I ndodhur rreth tre kilometra larg, tuneli është bërë një tërheqje turistike më vvete që nga hapja e saj në 2008.”Përshtypjet janë të ndryshme, njerëzit zakonisht ngazëllehen.

Ka njerëz nga e gjithë bota që vijnë për arsye të ndryshme. Për disa prej tyre ndjejnë një përmirësim në shëndetin e tyre. Ata mund të marrin frymë më mirë sepse ajri në tunel ka cilësi shumë të mirë -shpjegon Esma, një udhërrëfyese boshnjake- Natyrisht, nuk merremi me trajtimet shëndetësore, as ne nuk japim asnjë lloj garancie shëndetësore, por përvojat e mysafirëve tanë na tregojnë se ata ndjejnë njëfarë përmirësimi “.

Ilirët ndërtuan Piramidat me të mëdha në botë?

Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet”, thekson historiani bosnjako-amerikan, Sam Semir Osmanagiq

Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit.

“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”, shprehet Osmanagiq,

“Në kemi analizuar në gjashtë institute për materiale të cilët kanë konstatuar se ky është një material artificial tre herë më cilësor se ai i shekullit 21. Ku e gjetën materialin ta ndërtojmë një piramidë kaq të madhe”, pyet ai.

Edhe arkeologu, Philip Copens thotë se piramidat ilire në Bosnjë janë më të lashtat në botë dhe materiali i tyre është shumë specifik, shkruan syri.net.  “Ku ne filluam të analizojmë piramidat e Bosnjës konstatuan se jo vetëm që bëhet për piramidat më të më mëdha në botë dhe më të lashta, por edhe për materialin me të cilin ato janë ndërtuar. Ai është shumë specifik

“Duket që ne kemi qene të kushtëzuar nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla dhe që nga tregojnë se sa të lashtë jemi . Por shumë traditat e kulturave njerëzore na dëshmojnë ne se jemi shumë më të lashtë se sa beson shkenca e Perëndimit. Shkenca konvencionale është pothuajse një sistem i mbyllur dhe çdo sistem që ne nuk dëshirojmë ta besojmë e sulmojnë ose refuzojmë dhe kjo quhet arkeologjia e ndaluar”, thotë ai.

Gani Geci “godet” Haradinajn: Se di a e mbani mend! Gadafin, Sadam Huseinin, Sllobodan Millosheviqin..

Ish deputeti i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Gani Geci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka fyer ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie duke e quajtur një palaço. 

Postimi i plotë:

Se di a e mbani mend!

Gadafin ,Sadam Huseinin,

Sllobodan Millosheviqin .

A e mbani mend gjat luftes ne Kosovë Greqia e digjte Flamurin Amerikan por pas disa viteve e digjnin Flamurin e vetë.

MAQEDONI Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së, luftoi në rajonin e Kumanovës-Likovës! (Foto)

Ka ndërruar jetë sot më datë 18 janar 2018 Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu. Ai një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në spital në Turqi.

Para pak kohe, ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u largua nga spitali i Luginës, transmeton Gazeta Lajm.

Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të tij, duke shkruar se Musliu ishte pjesëtar i UÇK-së së Kosovës, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni, ku luftoi në zonën e lirë Kumanovë-Likovë.

Pretendon se është kthyer nga viti 6000, ku botën e sundojnë robotët kurse njerëzit nuk vdesin (Video)

Një burrë pretendon se është kthyer nga e ardhmja, më saktësisht nga viti 6000, dhe beson se ka shumë për të na treguar për të ardhmen e planetit tonë, dhe si dëshmi për këtë shfaq një fotografi të një qyteti futuristik.

Videoja e këtij burri është publikuar në YouTube në kanalin ApexTV që merret me aktivitete paranormale, dhe deri më tani është shikuar nga mbi 1.6 milion persona.

Burri që udhëton nëpër kohë, pretendon se ka udhëtuar në të ardhmen fal teknologjisë së avancuar që ekziston edhe sot, por që qeveritë nuk dëshirojnë që opinioni të di për to.

“Më duhet të fshihem pasi nuk dëshirojnë që qytetarët t’i dinë këto gjëra. Nëse më kapin do të më eliminojnë”, pretendon ai.

Ai ka numëruar disa detaje rreth asaj se si ka ndryshuar bota gjatë katër mijë viteve.

“Kemi zbuluar ilaçin kundër kancerit, ekziston mundësia e teleportimit, udhëtimin nëpër kohë mund ta bëjë kushdo që ka para të mjaftueshme për të paguar për këtë përvojë të paharruar”, ka shtuar ai.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është i bindur se opinioni do të informohet për udhëtimin nëpër kohë qysh në vitin 2028. Dhe për të qenë sa më bindës për rrëfimin e tij, ka shfaqur një fotografi të një qyteti futuristik për të cilin pretendon se është njëri nga qytetet më të mëdha në botë, por nuk ka dashur të zbulojë se cili është.

“Fotografia është pak e dëmtuar, por kjo ka ndodhur për shkak të udhëtimit nëpër kohë”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se në vitin 6000 njerëzimi nuk e udhëheq botën, por inteligjenca artificiale që është shumë më e avancuar se ajo e njeriut, dhe se vendimet nuk merren bazuar në emocione.

Ky burrë që ka habitur shumë njerëz që kanë pasur rastin ta dëgjojnë intervistën e tij, ka pranuar se në vitin 6000 jetohet më mirë dhe se shumë probleme që e preokupojnë botën nuk ekzistojnë më.

“Ekzistojnë pajisje që njerëzit mund ta lexojnë trurin e tyre dhe të jetojnë përgjithmonë. Pajisje të tilla shumë shpejt ta zëvendësojnë atë që ne e njohim si vdekja”, ka thënë ai për fund. /Telegrafi/

Mrekulli Islame, Ja çfarë i ka ndodhë Kastriot Myftaraj – Patjetër LEXOJE (+ FOTO)

Publicisti kontravers nga Tirana Kastriot Myftaraj me shkrime kundër Islamit filloi para 4-5 viteve, por para asaj dukja e tij ishte si më poshtë:

Por pasi që filloi ta fyej fenë Islamin, pamja e tij u ndryshua si më poshtë:

A nuk është kjo në mrekulli e qartë?

Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.

Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë.

Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.

Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:

“A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”

Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete. Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar. Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës.

Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme.

Bill Clinton: Njerëzit nga mbarë bota donin të dëgjonin rrëfimin për gurin e Rugovës (VIDEO)

Bill Clinton e kishte vizituar Kosovën në nëntor të vitit 2009, me rastin e ngritjes së statujës së tij në Prishtinë, ku gjatë kësaj vizite ai në një fjalim në Parlamentin e Kosovës kishte përfshirë edhe rrëfimin e tij për vizitën e Rugovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Bill Clinton e fillon fjalimin e tij me falënderim për njerëzit të cilët nuk janë të pranishëm por që kanë kontribuar mjaft shumë në sigurinë e Kosovës, kishte thënë se atë moment dëshironte ta shfrytëzonte për ta përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
“Do të doja të kujtoj paraardhësin tuaj i cili ishte një njeri i shkëlqyer”, pat thënë Clinton gjatë këtij fjalimi.

Tutje ish- presidenti i SHBA-së pat treguar për rëndësinë e një dhurate që i kishte dhuruar Rugova gjatë vizitës së tij në SHBA, dhe se si ky gur unik u bë i njohur gjatë trajtimit të problematikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

“Kur më dhuroi një gur unik i cili ishte gjysmë kristal, gjysmë diçka tjetër nuk më tha krejt çka është, i cili u bë i njohur në Shtëpinë e Bardhë, derisa merreshim me problemin e Kosovës. Ai u bë i njohur si “guri i Rugovës” dhe njerëzit vijnë nga mbarë bota dhe dëshirojnë të dëgjojnë rrëfimin, kështu që kam një gur tjetër sot që do ta vendos në Nju Jork në mënyrë që të ju kujtoj” kishte thënë Clinton.

Po ashu Clinton pat treguar edhe rrëfimin që kishte ndarë me Rugovën lidhur me rëndësinë e kësaj dhurate për të dhe lidhjen që kishte kjo me vendlindjen e tij. Më pas Clinton tregoi dhe përgjigjen që kishte marrë nga presidenti Rugova, pas rrëfimit të tij.

“Mirëpo nuk e thash pjesën tjetër të rrëfimit kur presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur, unë ia sqarova atij se unë jam rritur në një vend që nga aspekti gjeologjik ishte i ngjashëm me Kosovën, vendlindja ime ishte burimi më i madh i kristalit të papërpunuar çdo kund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kur shkova larg në Universitet, unë si i ri fillova një kurs në gjeologji dhe kisha një profesor i cili nuk dinte se nga isha dhe ditën e parë që ishim në mësim më tha, vendi më interesant në SHBA nga aspekti gjeologjik është shteti i vogël i Arkansasit, aty ku isha rritur unë, dhe pastaj e përmendi vendlindjen time.

Kështu kur ia tregova rrëfimin presidentit Rugova më tha ‘Atëherë duhet të na ndihmosh sepse është fati i tillë’, dhe është nder për mua që të jem këtu”, ishte shprehur Clinton gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti historik Rugova gjatë vizitës së tij në SHBA gjatë vitit 1998, kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe ishte takuar me presidentin Clinton ndërsa ishte takuar edhe me media pas takimit me presidentin. Atë ditë Rugova e kishte cilësuar si ditë historike për Kosovën, shkruan KultPlus.

“Zonja dhe zotërinj sot ishte një ditë historike për Kosovën. Pranimi i kryetarit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë është një ngjarje historike. Jam shumë i nderuar dhe kërkuam që të bëhet diçka urgjentisht në ndaljen e dhunës dhe sulmeve në Kosovë.

Zgjidhja më e mirë për Kosovën është një Kosovë e pavarur dhe kërkuam një fazë transitore për Kosovën që të ndalet dhuna dhe të kërkojmë një zgjidhje politike. Gjithsesi kërkuam një prezencë më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe një mbrojtje më të madhe”, kishte thënë presidenti Rugova pas këtij takimi./Njekomb.com

FJALIMI I PRESIDENTIT BILL KLINTON NË KOSOVË (VIDEO)

Avokatja më seksi shqiptare publikon foto në rroba banjo, për pak sa nuk i del ‘zogu’ (FOTO)

Shquhet për linjat trupore perfekte, me të cilat vazhdon të komentohet dhe të pëlqehet çdoherë.

Është fjala për Redona Kocin, që shumë  e njohin me epitetin “Avokatja më seksi shqiptare”, për arsye se ajo ka përfunduar studimet e saj në drejtimin juridik.

Format e saj bombastike kanë bërë, që ajo të jetë më e përfolura në shtypin rozë për çdo paraqitje të saj të zjarrtë. Madje këto linja nuk heziton t’i shfaq krejtësisht dhe nganjëherë edhe duke u ekspozuar më ekspozim të tepërt.

Në rrjetin social “Instagram” Redona ka mbi 100 mijë ndjekës, të cilët i ka fituar për pozat provokative dhe imazhet ‘hot’ që publikon.

Në fotografinë e fundit që ka publikuar, modelja Koçi ka marrë gjithë vëmendjen e fansave të saj, me këto rroba banjo seksi, Redonës për pak sa nuk i del zogu.

LSHB thirrje kundër varrezave imagjinare greke

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ju bënë thirrje të gjithë shqipëtarëve në Korçë, Gjirokastër, Përmet, dhe më gjërë në të gjithë Shqipërinë, që në asnjë mënyrë, me asnjë çmim dhe asnjë faturë të mos përfshihen në gërmime të kundërligjshme dhe antikombëtare në tre qytetet e mësipëme dhe rrethinat e tyre shkruan shigjeta.net

Këto ditë, duke filluar që nga nesër në tre qytetet e mësipërme do të ketë gërmime gjoja të ushtarëve grek. Në tokën shqiptare nuk mund të bëhen gërmime imagjinare.

Asnjë ushtarë grek nuk ka rëne në tokën shqiptare dhe kësisoj nuk mund të ketë kocka dhe eshtra grekësh në trojet shqiptare.

I bëjme thirrje strukturave të shtetit të Republikës së Shqipërisë të jenë të vëmendshëm.

I bëjme thirrje të gjithë atyre shqiptarëve të tre qyteteve të mësipërme të mos pranojnë asnjë lek nga agjentura greke e zbritur këto ditë në Shqipëri.

Po këtyre ju themi se nëse ndodh e kundërta, ata do të ndëshkohen nga populli shqiptar.

Së fundi, një thirrje për të gjithë atdhetarët e jugut dhe të këtyre qyteteve, por edhe më gjërë, keni kujdes, mbani sytë hapur, mbani veshet duke dëgjuar (ata kan shtetin Grek por edhe shtetin tonë të uzurpuar nga brenda me vete në mbështetje të tyre) ata uzurpatorët ata që dogjën pleq dhe plaka, fëmijë dhe nëna shtatëzën në Çamëri kurrë nuk do ti pranojë toka shqiptare.

Edhe nëse varret ngrihen, një ditë më kazëm do ti shkulim.

Tahir Veliu,

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për shigjeta.net

Ziadin Sela për Ali Ahmetin: I thotë vetes çlirimtar, por ishte krah për krah me Lube Boshkovskin

Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit, ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari general, Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe për hapjen e ASH për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.

Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.

Kryetari i Aleancës ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat m ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.

“Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan hymnin kombëtar .

Asgjë nuk ka bërë Milikije Halimi çfar ka bërë Ali Ahmeti në këto zgjedhje” , ka deklaruar Ziadin Sela në pyetjen e qytetarit për ëndrrat e Ali Ahmetit.

EKSLUZIVE/ ERA BËN EDHE LOPËT TË FLUTUROJNË NË HOLANDË (FOTO)

Moti i keq ka përfshirë gjithë Europën. Ndërkohë që në Holandë era e cila ka arritur shpejtësinë rekord, prej 170 km, ka marrë përpara çdo gjë njofton shigjeta.net.

Mbase mund tu duket e pabesueshme,por në Holandë jo vetëm futbollistët, por edhe lopët fluturojnë.

E gjitha kjo mund tu duket shaka, por foto është e vërtetë, era e fortë ka arritur të ngrejë lopën në ajër, por edhe njerëzit/Shigjeta.net/

FSK-ja i kundërpërgjigjet Vulinit mir se vini në Kosov Arkivolet i kemi gati???

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk kanë komentuar deklaratën e një dite më parë të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ku tha se ushtria serbe është gati për ndërhyrje aty ku kërcënohen qytetarët serbë.

Kjo deklaratë e tij është bërë pas vrasjes së Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut.

“NKosova është shtet i pavarur dhe ka institucionet e veta shtetërore të sigurisë. FSK vazhdon të kryej detyrat dhe aktivitet e planifikuara vjetore në bazë të misionit aktual që ka”, kanë thënë nga Zyra për Media e KSFK-së.

Në këtë ministri thonë se për mbrojtjen e Kosovës nga rreziqet e jashtme përgjegjës është KFOR-i”.

“Për të ruajtur rendin dhe ambientin e sigurt në Kosovë përgjegjës janë Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Sigurisht se ata marrin masat në përputhje me situatat e krijuara në bazë të misionit që kanë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Enis Elezi e godet ashpër Taravarin

Të nderuar qytetar të Gostivarit. Të nderuar Shqiptar. Komuna e Gostivarit është dhe do të jetë pasqyrë e dyftirësis dhe manipulimit, që ju bëhet shqiptarëve nga disa politika që kan humbur rrugën. Të gjithë jemi dëshmitar se presidenti Ivanov, nuk e nënshkruajti ligjin për gjuhën shqipe.

Po ashtu të gjithë jemi dëshmitar të retorikës patriotike të disa politikanëve shqiptar, që veten e qujn më meritorët për ligjin e gjuhës shqipe. Mirpo të gjithë jemi dëshmitar se “patriotët”dhe “meritorët”për ligjin për gjuhen shqipe, janë në kualicion lokal me partin dhe me mbështetësit e Ivanov në komunën e Gostivarit.

Këtë rreagim e kam me shkas, sepse drejtoresha nga rradhët e VMRO-së në Gostivar, e emruar nga kryetari Taravari,haptas në rrjetet sociale kundështon ligjin për gjuhën shqipe dhe publikisht përkrah presidentin kontravers Ivanov.! Mos vallë edhe për këtë kryetari Taravari, fajin do ja len këshillit!? A do të vazhdojë të bashkpunoj Aleanca edhe më tutje?

A do vazhdojë të jetë ende drejtoresh Jasmina Vasilevska? Apo përsëri “patriotët” fajin do ja lënë këshillit!? Nuk kërkoj nga kryetari i komunës së Gostivarit të prish kualicionin me VMRO-në, sepse edi që nuk mundë ta bën. Kërkoj që personi në fjalë Jasmina Vasilevska të shkarkohet nga posti i drejtorit, dhe udhëheqësia e komunës të distancohet nga të gjithë ata që urrejn gjuhën shqipe.!

Enis Elezi këshilltar në komunën e Gostivarit.

Avazi i largimit të grave nga puna nisi në Strugë vazdoi në Gostivar

Ah sa keq…

Gjyla Celiku

Ah sa keq funksionojnë këto partitë tona, 4 vjet i punësum, u ndrru partia, u ndrru pozita ose u largu nga puna…

Ajo që më dhemb mua është, kur ju “fraera” i largoni gratë nga puna ose pozita udhëheqëse. E para i lëndoni shpirtërisht, e dyta materialisht e treta moralisht(sepse këtu dijnë me ngjit boll fjalë, si e kanë zakon). Ky avaz filloi nga Struga, tash në Gostivarë, me radhë priten komunat që nuk kanë fituar partitë e njejta që kanë qeverisur me komunat.

Si do t’ju vinte juve t’ju largonin gratë e juaja, apo i keni të zgjuara dhe s’i prek kush? Secili është i zavendësueshëm. Asnjë s’është Zot! Si do t’ju vinte t’ju largonin anëtarët e familjes, a s’e llogarisni popullin ju si familje? Nëse i keni pasur këto ndodhi n’familje ose shoqëri, a su lënduat edhe ju? Pse lëndoni popullin? A s’jeni global, kombëtarë dhe reformatorë? Nëse doni të hakmerreni, pse duhet të zgjidhni gratë, a ju duken më të pafuqishme?

Aty ku mua m’kanë lënduar, unë s’e kam lënduar asnjë dhe kështu jam munduar të kontriboj.

Leni inatet, hakmarrjet, egon tuaj, bëni punën si i ka hije!

#MosLargoniGratëNgaPunaDhePozitat

Ilda tund sërish rrjetin, këtë herë ka një paralajmërim të fortë (FOTO LAJM)

Moderatorja dhe prezantuesja e Supersport, Ilda Bejleri, është një nga personat për të cilën flitet shpesh për jetën e saj sentimentale.

Por këtë herë Ilda ka lënë pa frymë gjithë fansat me linjat fantastike.

Ajo ka postuar një fotografi ku ka paralajmëruar ditëlindjen e saj dhe ku duket e kuruar në cdo detaj.

Së fundmi ajo është përfolur për lidhjen me deputetin e PD-së Klevis Balliu. /Shigjeta.net

Arban Balliu i pakënaqur nga Aleanca. Ndjehet i anashkaluar?

Anëtari i kryesis qendrore të Aleancës për Shqiptarët nga Buteli i Shkupit, Arban Balliu ka reaguar në profilin e tij në facebook për anashkalimin që ua ka bërë Aleanca për Shqiptarët në takimin e zhvilluar në Shkup me qytetarët. Ja postimi i plotë i Balliut.

KUSH PO E SHET SHKUPIN

Deri dje kam menduar se njerezit jane aq te vegjel sa per te miren e çeshtjes shqiptare nuk ngrihen dot mbi egon personale. Se ne shqiptaret te gjithe jemi te interesuar per zhvillimin, kete se ve ne dyshim, por jane thjesht ambicjet dhe egot personale te disa individeve te cilat na pengojne. Pas ketyre takimeve dhe kesaj te qytetareve Shkupjane me perfaqesuesit e Aleances per Shqiptare, pa patur as edhe nje individ panelist nga garda e vjeter LR PDSH-te, sot Aleanciste, ata qe kontribuan nga dita e pare ne zhvillimin e saj, kam filluar te vras mendjen se a eshte vertet Aleanca jone e interesuar per zhvillim, apo çdo gje paska qene nje perralle e bukur me mbret????
A duam ne vertet zhvillimin e shqiptareve ne Shkup, apo mos valle ka shume te ashtuquajtur liderçiça provincial ne mesin tone, qe u intereson kjo gjendje qe eshte dhe i mbajne Shkupjanet te anashkaluar dhe te nençmuar?/Almakos

Shikon çfarë i punon austriakes 25 vjeçari nga Maqedonia!

Një mjeke e martuar nga Austria është ndarë nga burri për shkak se është dashuruar te një shtetas 25 vjeçar i Maqedonisë, të cilin më pas e ka pranuar në pranuar në banesën e vetë në qytetin Kornojburg. 25 vjeçari nga Maqedonia, përveç që i ka ofruar dashuri mjekes austriake, është kujdesur edhe për kopshtin e saj dhe për qentë.

Austriakja pas një kohe vëren se nga kuleta e saj zhduken para, kurse më pas i humb edhe çelësi i vikend shtëpizës, transmeton Gazeta Lajm.

Në fund ka zbuluar se djaloshi i ri nga Maqedonia në vikend shtëpizën e mjekes 54 vjeçare ka jetuar me një kameriere 18 vjeçare. Tradhtinë e ka zbuluar pasi që një fqinj i saj në Volfgangz, ku gjendet vikend shtëpiza, ka vërejtur dritat e ndezura dhe ka thirrë policinë. Ai ëhstë paditur nga mjekja 54 vjeçare, e cila para gjykatës ka mohuar se ka pasur marrëdhënie intime me shtetasin maqedonas, por ai ka insistuar se mjekja i ka kërkuar shërbime seksuale. Gjykatësi i ka besuar të pandehurit, duke vlerësiar se gjatë asaj kohe ai dhe mjekja kanë jetuar në lidhje dashurie. Në këtë mënyrë gjykatësi ka vendosur se nuk ka vend për përndjekje penale dhe shtetasi maqedonas është liruar.

Shefi i NATO-s tek Zaevi erdhi me “Mercedesin” e famshëm 600 mijë euro të Gruevskit (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev mbërriti në qeveri me “Mercedesin” prej 600 mijë euro për blerjen e të cilit në fund të muajit në bankën e të akuzuarve duhet të ulen ish-kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe ish-ministri Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, njofton TS.mk.

Stoltenberg është zyrtari i fundit i huaj, të cilët gjatë vizitave të tyre në Shkup janë vozitur me Mercedes-in me targa të regjistrimit “SK 2936 AC”.

Nga mysafirët e lartë të huaj, i pari në “Mercedesin” u ulë sekretari OKB-së Ban Ki Mun gjatë vizitës së tij në korrik 2012, dhe në “ajo në M” siç e quajti Gruevskin në “Bombën e 31” që e publikoi LSDM në vitin 2015, ishte vozitur kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë vizitës së tij më 1 gusht të vitit të kaluar, kur u nënshkrua Marrëveshja e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë./TS.mk

Ndodh ne ‘Zone e Lire’, ujku i Cërrikut ia kafshon gjoksin Sofijes, ja si reagon Arian Cani (PAMJE)

Emisioni argetues “Zone e lire” – Ujku i Cerrikut / ‘I shemtuari’ me i famshem ne Shqiperi… Ndodh ne “Zone e Lire”, personi i quajtur ‘Ujku i Cerrikut’, ia kafshon gjoksin asistentes Sofijes. Mirepo shikoni se si reago gazetari i emisionit Arian Cani… Një rast shokues ka ndodhur tek Zone e Lire, ku i gjithe publiku u befasuan nga gjesti që bëri Ujku i Cerrikut, ku ai nuk mundi të përmbahet kur pa format bombastike të Sofijës, ju sjellim edhe videon. KLIKONI poshte reklamen dhe ju hapet kjo video interesante, ja vlen ta shikoni:

Paditet 20 vjeçari, mbante me dhunë 18 vjeçaren si grua

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër 20-vjeçarit M.F nga fshati Pirok nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, privim të paligjshëm nga liria.

Siç informojnë nga MPB, M.F më 6 tetor vitin e kaluar ka kërcëuar 18 vjeçaren E.A nga fshati Sanakos i Gostivarit, dhe dhunshëm e ka detyruar që të futet në një taksi, i cili më pas e ka çuar në shtëpi.

Kur ata kanë arritur në shtëpinë e 20 vjeçarit në Pirok e ka kërcënuar që ajo të bëhet gruaja e tij ku edhe e ka mbajtur deri me 15 nëntor të vitit 2017. Kur, siç njofton policia, vajza ka thirrur në telefon babin dhe ka treguar vendndodhjen e saj.

Babai i vajzës dhe vëllai i saj bashkë me policinë kanë arritur në Pirok ku edhe e kanë marrë 18 vjeçaren.(Struga Ekspres)

Kasami ende mbetet kryetar i Lëvizjes Besa, klani që e kundërshton përgatitet për formimin e partisë së re?! (Video)

Kongresi i Lëvizjes Besa për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe strukturave dhe organeve partiake mbahet më 24 shkurt 2018. Kohëve të fundit në Lëvizjen Besa janë shtuar zërat dhe kritikat kundër kryetarit aktual të Lëvizjes, Bilall Kasami, edhe atë për faktin sipas klanit të Shkupit në krye me Zejdi Rexhepin, se Kasami nuk ka dhënë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve lokale, ku vetëm një komunë u fitua nga Lëvizja Besa, si dhe sipas Rexhepit, në një emision, Kasami nuk ka dhënë përgjegjësi.

Por, nuk kanë munguar edhe kundërpërgjigjet nga organet e partisë Besa, ku thonë se, kryetari jep përgjegjësi në kongres dhe pyesin publikisht pse duhet pikërisht ky sulm i klanit të bëhet para kongresit dhe mos vallë ka dikush ambicje për kryetarë apo në mënyrë demagoge ta merr kryesinë e partisë; Pse mos të pritet kongresi, pyesin nga zyrtarët e Lëvizjes.

Përndryshe, në emisionin ”Ruga drejt…’, përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, tha se nuk mund të ketë dy Lëvizje Besa dhe se organet juridike do të mbrojnë brendin e partisë dhe në ndërkohë klani që kërkojnë përgjegjësi nga Kasami, përgatiten për formimin e një partie të re politike.

”Nuk ka mundësi të ketë dy parti, dy Besa dhe dy zyra. Për këtë shkak edhe, kjo do të qartësohet edhe nga organet kompetente për mbrojtjen e brendit dhe emrin e partisë. Nuk mund të thirret ose nesër të më kujtohet ‘unë jam BDI’ dhe të hapi një shtab. Ka këtu organet e rendit të cilët do të ndërmarrin masat për tu qartësuar, edhe publikisht për tu konfirmuar. Ata veç e kanë paralajmëruar në një pres konferencave që do të formojnë subjekt të ri”, thekson Rexhepi duke shtuar se ata duhet të dalin publikisht pse kanë dalë me këto veprime dhe a janë duke shkuar me subjekt të ri apo jo.

Për më shumë ndiqeni videon prej minutës 18:20.

Pëndryshe burime nga Lëvizja Besa, thonë se klani që kundërshtojnë Bilall Kasamin, nuk kanë mundur ta deponojnë lëndën në gjykatë, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se asnjë argument nuk është në favor të tyre. Nga ana tjetër, për qartësimin dhe turbullirat kongresi do të jetë shpëtim për palët se kush do të merr kryesimin e partisë, Nexhbedin Karemani i propozuar nga klani i Shkupit apo kryetari aktual, Bilall Kasami. /Fol/

Rruga Drejt | 18.01.2018

Posted by Alsat-M.TV on Donnerstag, 18. Januar 2018

Lutfi Haziri pushton ekranet – në tri televizione në të njëjtën kohë

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka qenë personi që gjatë “prime time” kohës më të shikuar televizive në vend ka arritur të jetë në tri ekrane televizive në të njejtën kohë.

Në Radiotelevizionin publik të Kosovës, RTK, Lutfi Haziri ishte i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ku ka folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në po të njejtën kohë, në televizionin “Dukagjini”, Lutfi Haziri ka qenë në emisionin “Debad D” ku ka folur për shëndetin e Isa Mustafës, vrasjen e Ivanoviqit, koalicionet e tij në komunën e Gjilanit e për shumë tema të tjera.

E Lutfi Haziri ka qenë në të njëjtën kohë edhe në një emision të një televizioni të quajtur “Tribuna Channel”. Ky emision ka ritransmetuar intervistën e Hazirit dhënë para dy dite.

Tërbohet Rusia: Akuza Ramës për ligjin e gjuhës shqipe, po krijon Shqiperine Etnike

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rolin e Partisë Socialiste në miratimin e ligjit që e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, kanë shkaktuar një reagim të fortë të qeverisë ruse. Ministria e Jashtme Ruse thotë se veprimet e qeverisë së Tiranës janë vazhdimësi e platformës së saj dhe i shërbejnë ambicies së ‘Shqipërisë së Madhe’.

Ç’ka, sipas Moskës, rrezikon territorin e disa vendeve në rajon. Dhe në mënyrë të veçante, thuhet në deklaratën që përmend edhe ndihmën e qeverisë së Partisë Socialiste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ligji maqedonas i gjuhës, do të provokonte përplasje etnike në Ballkan.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar promovimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai kontribuoi në hartim. Zbatimi i këtij dokumenti do të shkatërronte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas dhe kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, duke provokuar përplasje të reja etnike në Ballkan.

Këto zhvillime të reja janë në përputhje të plotë me ambiciet e përhapura gjerësisht për Shqipërinë e Madhe, që rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit. Ne i japim rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime të tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe me një konsensus të gjerë në shoqërinë e tij”.

Siç duket në deklaratë, reagimi i Rusisë në thelb të saj ka miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Qëndrim ky që vjen vetëm pak orë pas presidenti maqedonas, Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin. Shumica në pushtet në vendin fqinj e ka bërë të qartë se do ta rrëzojë dekretin e presidentit. Ndërsa Tirana zyrtare nuk e ka mohuar kontributin e saj në bashkimin e faktorit shqiptar dhe daljen e tij me një qëndrim të përbashkët përsa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Vetë Kryeministri e quajti miratimin e ligjit një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë./ZgjohuShqiptar.info

Vetëm çanta dhe atletet e Leonora Jakupit kushtojnë mbi 2 mijë e 300 euro (FOTO)

Në një ditë të zakonshme Leonora vishet me marka super të shtrenjta

Në një ditë të zakonshme Leonora vishet me marka super të shtrenjta

Për shumicën e njerëzve të rëndomtë duhet bërë disa muaj punë për t’i fituar me pagë 2 mijë euro, por nuk vlenë e njëjta edhe për artistët shumica prej të cilëve bëjnë jetë super luskoze.

Vetura të shtrenjta, veshje të markave botërore e luks në shumë gjëra, janë stili i përditshëm i jetesës që po i përcjellë, shkruan rtv21.tv

Leonora Jakupi është njëra prej këngëtareve që komentohet shumë për pamjen e jashtme, e jo më kot pasi që ajo investon shuma të mëdha në garderobën e saj.

Vetëm një çantë Luis Vuitton dhe një palë atlete Valentino, të veshura nga Leonora bëjnë hiq më pak se 2 mijë e 350 euro./21Media

‘Tornado’ në Evropë: Era po shkatërron gjithçka, shtatë të vdekur deri me tani (Foto/Video)

Së paku 7 njerëz kanë humbur jetë sot në incidentet që kanë ndodhur për shkak erërave të forta në Holandë, Belgjikë dhe në vende të tjera të Evropës.

Në provincën Overesejl të Holandës ka vdekur një burrë në moshën 62 vjeçe duke u përplasur me fytyrë në një degë të pemës, ndërsa një tjetër 62 vjeçar ka humbur jetën si pasoj e rënies të një druri mbi veturë.

Meanwhile in Belgium #stormpic.twitter.com/s5gvBrrfYj

— Steven Gielis (@stevengielis) January 18, 2018

Në qytetin Vurenu një 66 vjeçar ka vdekur nga rënia prej një lartësie, ndërsa policia është ende duke hulumtuar arsyet e rënies, duke përfshirë këtu edhe erën e fortë.

Edhe në Bruksel ka vdekur një grua nga rënia e drurit mbi veturën e saj, ndërsa në Belgjikë janë të lënduar disa persona.

Shkollat janë ende të mbyllura në Gjermani. Zyrtarët kanë rekomanduar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë.

Nora Istrefi blen pantallona të njejtë sikur Duda Balje (FOTO)

Ja sa kanë kushtuar pantallonat e ngushtë që i theksojnë linjat trupore Padyshim se një pjesë tejet e përfolur e këngëtareve tona është edhe paraqitja e jashtme veshjet, flokët, grimi e deri te detaji i fundit. Mirëpo, shpesh herë edhe politikanet janë të komentuara, e sidomos ato që vishen më ndryshe se kostumet e zakonshme. Mbase nuk e keni ditur por një palë pantallona të ngushtë ngjyrë të kuqe, i ka edhe Nora Istrefi por edhe deputetja Duda Balje, shkruan rtv21.tv Pantallonat janë të ngushtë, i theksojnë linjat trupore dhe kushtojnë hiq më pak se 39.95 euro./21Media

Kështu si erdhi puna, gratë do të bëjnë seks pa iu dashur burrat (FOTO)

Robotët e seksit pritet të na pushtojnë së shpejti dhe nëse ka disa që duhet t’u tremben, ata janë burrat.

Një robot seksi në të ardhmen është i barabartë me një burrë të dalë jashtë përdorimit, nëse pacipërisht do të shpreheshim kështu.

Një studim në Universitetin e Harvardit ka dalë në përfundimin se makineritë e seksit do të jenë kundërshtarë dhëmbë për dhëmbë me burrat.

Dr Cathy O’ Neil beson se femrat shumë shpejt do të humbasin interesin te meshkujt, kjo për faktin se do të arrijnë të kënaqen falë një roboti që s’ka teka dhe limite.

Kjo risi në teknologji do të ndryshojë mënyrën se si burrat dhe gratë do të bashkëjetojnë si dhe do të jetë shpëtim për lidhjet në distancë.

“Robotët e seksit do sjellin ndryshime. Ia vlen ta provojmë. Kështu që na i sillni.” Tha pornostarja Ela Darling për “Daily Star online”.

Burimi: Independent

Pse Rilindja përdori Skënderbeun dhe jo fenë për rizgjimin kombëtar

Autor: Paskal Milo

Përkatësia dhe fryma europiane e politikës së Skënderbeut e të Arbërisë në shekullin e XV është e dëshmuar në analet historike të kancelarive europiane të kohës, por edhe në shumicën e traditës historiografike, letrare e artistike të shekujve të mëvonshëm në Europë. Atë e skalitën në kujtesën europiane edhe Marin Barleti, Gjin Muzaka e Dhimitër Franku, veprat e të cilëve u bënë burim i pazëvendësueshëm, referencë për shumë autorë europianë. “Përmes rrëfenjës mitike të bëmave të tij”, biografët e Skënderbeut të kësaj kohe, shkruan Giboni, dhanë nën ndikimin e historisë italiane tregime fantastike rreth tij”.

Por në Shqipërinë e sunduar nga osmanët, në shekujt XVI – XVIII, Skënderbeu e bëmat e tij mbetën vetëm një jehonë e largët dhe e zbehtë e “motit të madh”. Shqipëria rrezikohej të osmanizohej plotësisht. Vetëm influenca progresiste e iluminizmit francez dhe e nacionalizmit si lëvizje për krijimin e shteteve kombëtare jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan, u dha shansin shqiptarëve që të nxitonin e të mos vonoheshin më shumë për të kapur momentin e për t’u ribashkuar me Europën, së cilës i përkitnin historikisht.

“Rikthimi” i Shqipërisë në Europë, një mit i zhvilluar nga Rilindja Kombëtare, jo pa qëllim u përqendrua te figura e Skënderbeut dhe lufta e arbërorëve nën udhëheqjen e tij kundër pushtimit osman. Evokimi i kësaj epopeje historike synonte dy objektiva kryesore: zgjimin kombëtar të shqiptarëve, ndërgjegjësimin dhe ngjizjen e identitetit kombëtar për të krijuar shtetin e tyre të pavarur; E dyta, përmes Skënderbeut dhe epokës së lavdishme të tij, të “rizbulonin” rrënjët europiane të identitetit shqiptar, të hiqnin ato mbishtresa osmane që ishin vendosur mbi të, me qëllim që shqiptarët të pranoheshin nga Fuqitë e Mëdha europiane si bartës të qytetërimit europian dhe jo osman.

Jo pa arsye dhe për përgjegjësi historike të vetë shqiptarëve, në botën politike të krishterë europiane ishin krijuar dyshime e perceptime të gabuara për ta. Kjo, për faktin se shqiptarët,ndryshe nga të gjithë popujt që ranë nën sundimin osman, në masën 70 për qind të tyre u konvertuan në fenë islame dhe humbën një tipar të qenësishëm, në mos kryesorin për qytetërimin europian, siç ishte krishterimi. Për më tepër, ata u integruan aq thellë në Perandorinë Osmane sa që në shumë raste nuk bëhej dallim midis një shqiptari mysliman e me ndërgjegje të osmanizuar e një turku etnik.

Aq e vërtetë është kjo, sa që vezirët e shumtë me origjinë shqiptare, deputetët, gjeneralët, guvernatorët e ministrat shqiptarë ishin një dukuri normale e mjedisit perandorak osman. Një zhbërje kaq e madhe identitare në shekuj i kishte zhytur shqiptarët në harresë historike dhe i rrezikonte seriozisht për t’u asimiluar e dalë jashtë historisë.

Rrjedhojat e kobshme të sundimit të gjatë osman e të një mercenarizmi besnik të elitave shqiptare të osmanizuara, janë dëshmuar përgjatë viteve në prag të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar e pas tij, madje deri në kohën e sotme. Rilindësit shqiptarë, në strategjinë e tyre të bërjes së kombit, duke i njohur dobësitë identitare shqiptare, nuk u përqendruan te forca e krishterimit si një nga boshtet identitare europiane për të ndërtuar identitetin modern kombëtar shqiptar. Realiteti mes shqiptarëve ishte tjetër, nuk kishte besim unik fetar dhe ai nuk mund të zhbëhej.

Ndaj, edhe ata, në përputhje me rrethanat specifike shqiptare, e zëvendësuan fenë unike si shtyllë e nacionalizmit me metaforën afetare nacionaliste, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Zgjimi i vonuar kombëtar shqiptar nuk u përcaktua vetëm nga statusi i privilegjuar historik i elitave shqiptare të osmanizuara dhe nga ekzistenca e shumicës myslimane shqiptare. Kanë ndikuar edhe rrethanat historike, në të cilat u zhvillua nacionalizmi shqiptar si sistemi i prapambetur osman, por edhe mungesa e mbështetjes së tij nga të paktën një fuqi e madhe kujdestare europiane.

Me të drejtë është konstatuar se nacionalizmit shqiptar, “iu desh të zhvillohej pa një mbështetje të jashtme, kundrejt dhe kundër të gjithëve dhe me një karakter mbrojtës”. Atij iu desh të lindë e të veprojë në rrethanat kur sistemi ndërkombëtar, “koncerti europian”, refuzonte të njihte një komb si mjaftueshmërisht të dallueshëm nga një tjetër ose mjaftueshmërisht të qëndrueshëm për të ruajtur një ekzistencë të veçantë. Fuqitë e Mëdha europiane të kohës e dëshmuan këtë qëndrim më së miri në Kongresin e Berlinit, në qershor 1878, kur e injoruan çështjen shqiptare.

Ato jo vetëm refuzuan çdo mbështetje për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, por edhe refuzuan kërkesën e Lidhjes së Prizrenit për organizimin e të gjithë shqiptarëve nën Perandorinë Osmane në një vilajet të vetëm, që Jusuf Buxhovi e quan Shqipëria Osmane. Në këtë mënyrë, duke refuzuar shqiptarët dhe duke ushqyer pretendimet territoriale të monarkive fqinje ndaj territoreve të banuara me shumicë kompakte shqiptare, u godit rëndë një nga elementet kryesore të formimit të kombit shqiptar, siç ishte uniteti i tij territorial.

Për Kryeministrin britanik e ministrin e tij të Jashtëm, Shqipëria nuk ishte në kohën e Krizës Lindore, e panjohur, ashtu sikurse edhe për të gjitha Fuqitë e tjera të Mëdha. Ndonëse historianë plot autoritet, si Giboni, e kishin “vendosur Shqipërinë në hartën historike perëndimore” dhe i kishin dhënë “asaj kredite në Ballkan”, përsëri ishte shumë pak sepse përbri Italisë, ajo “ishte më pak e njohur se brendësia e Amerikës”. Rilindësit shqiptarë, në misionin e tyre historik për të nxitur e zhvilluar ndërgjegjen kombëtare si kusht paraprak për krijimin e shtetit kombëtar, iu drejtuan lëvrimit të gjuhës shqipe, krijimit të një alfabeti unik e shkrimit së saj.

Studiuesit që janë marrë me nacionalizmin ballkanik e veçanërisht atë shqiptar, kanë nënvizuar rolin specifik të gjuhës së folur të përbashkët shqiptare si një nga faktorët e fuqishëm të identitetit kombëtar shqiptar. Por, ata në mënyrë të veçantë iu drejtuan historisë, racës shqiptare dhe origjinës së saj, heronjve mitologjikë apo realë si dhe identitetit europian të shqiptarëve para sundimit osman. Rilindësit me të drejtë e mitizuan historinë iliro-arbërore dhe ky nuk ishte fenomen vetëm shqiptar.

Një nga studiuesit më me emër jo vetëm francez, por edhe europian i çështjeve kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Ernest Renan, konkludonte se, “një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit është edhe shtrembërimi i historisë së tij”. Historiani i njohur Erik Hobsbaum ka shkruar se, “nacionalizmi kërkon të besosh fort në diçka, që duket sheshit që nuk është”. Dhe për ta mbyllur me referencën e Branko Merxhanit se, “në mes të fantasivet që forcojnë nacionalizmën, vëndin e parë e zë gjithnjë fantasia historike”.

Si figurë epike e historisë kombëtare, si luftëtar e shtetar i madh arbëror, si shpëtimtar çerekshekullor i Europës dhe të qytetërimit europian, rilindësit e vendosën Skënderbeun dhe epokën e tij në qendër të veprimtarisë së tyre: patriotike, politike, letrare e artistike. I gjithë synimi i tyre ishte që, përmes njohjes së madhështisë së Skënderbeut e të luftës së tij antiosmane, të nxitej krenaria kombëtare e të ngjizej e të forcohej identiteti kombëtar. Gjithashtu, të popullarizohej kontributi i tij në mbrojtje të qytetërimit europian, të nënvizoheshin lidhjet e natyrshme arbërore me këtë qytetërim si shkak-pasojë i rrënjëve të përbashkëta e të hershme historike.

Dhe e gjitha kjo, për të përgatitur terrenin e nevojshëm për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane e për të themeluar shtetin e pavarur shqiptar e me përmbajtje e orientim europian. Kjo lëvizje kombëtare, që u njoh me emrin Rilindje, u nxit përpos nevojave të brendshme objektive për ndryshim e zhvillim edhe nga penetrimi i vonuar e sipërfaqësor në grupe të vogla elitare të shqiptarëve, kryesisht jashtë Shqipërisë të ideve të iluminizmit europian e të Revolucionit Francez të fundit të shekullit XVIII. Filloi të lëvizë diçka që sigurisht ishte ende larg atij procesi të “evropianizimit”, të “oksidentalizimit” apo të “modernizimit” të Ballkanit, që u shfaq në vendet e tjera të rajonit, i cili “po bëhej europian duke flakur tej mbeturinën e fundit të trashëgimisë perandorake osmane..”.

Rilindja Kombëtare Shqiptare ka filluar si një lëvizje kryesisht kulturore dhe jashtë Shqipërisë, te arbëreshët e Italisë, në kolonitë shqiptare në Rumani, Egjipt e në mjediset atdhetare shqiptare në Stamboll, në qendër të Perandorisë. Ishte koha e krijimit të shteteve-kombe, e lëvizjeve të fuqishme revolucionare nacionale, që po i jepnin formën përfundimtare kontureve gjeografike të shteteve europiane. Vetëm kombet me identitet të qartë kombëtar kishin shansin të zinin vend në hartën politike, që po formohej me shpejtësi në Europë.

Tradita dhe gjuha e përbashkët, uniteti i njësisë territoriale të kombit dhe krishterimi ishin vlerat dhe kriteret për të përcaktuar përkatësinë në qytetërimin europian. Rilindësit ishin të ndërgjegjshëm se këto vlera te shqiptarët ose ishin të mbuluara nga pluhuri i harresës historike, ose ishin tjetërsuar apo edhe mungonin. Ndaj, edhe ata e filluan punën për zgjimin kombëtar nga ringjallja e traditës historike që i bashkonte me Europën. Në qendër të vëmendjes u vendos ringjallja e epikës historike të Skënderbeut, në dimensionin e saj europian e të krishterë.

Mes arbëreshëve të Italisë, historiani Pietro Pompilio Rodota, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, në vëllimin e tij të tretë të veprës “Historia e ritit grek në Itali”, ka trajtuar figurën e Skënderbeut dhe betejat e tij kundër osmanëve. Ai ka bërë “një paraqitje të idealizuar, aq të zmadhuar, sa fqinjëron me legjendën, një paraqitje që përbën zanafillën e atij procesi mitizimi, i cili pati mjaft sukses, para së gjithash letrar, gjatë shekullit të XIX”. Rilindësi i parë që e vazhdoi më tej këtë mision, ishte poeti dhe publicisti arbëresh, Jeronim De Rada.

Ai evokoi historinë e Skënderbeut në vargje e që së bashku me arbëreshë të tjerë ritreguan në shkrime lashtësinë e popullit shqiptar. Skënderbeu shumë shpejt u bë “pasuri e përbashkët për çdo europian të kultivuar”.Rilindësit e rimorën mitin e tij në një formë të re, jo vetëm fetare, por si një figurë të “mirëfilltë simbolike të një identiteti të ri etnokombëtar e të mëtimit për një shtet më vete”.

Ata e bënë këtë për t’u vënë në dukje “elitave europiane vijimësinë kulturore e sidomos orientimin politik për kah Perëndimit të shqiptarëve me shumicë myslimane: Skënderbeu mishëronte edhe pretendimin për të rilidhur përkatësinë në Europë, e cila ishte ndërprerë nga sundimi osman e në këtë mënyrë të bënte legjitimimin historik të dëshirës politike për autonomi ose pavarësi”.

Ashtu si De Rada, është Jani Vreto, që në 1847 shkruan poezi për Skënderbeun, ndërkohë që Dora D’Istria (Elena Gjika), princeshë rumune me origjinë shqiptare, me shkrimet e saj do t’i prezantonte shqiptarët si një racë e pastër europiane që meritonte të kishte shtetin e saj të pavarur “me rastin e një risistemimi të ardhshëm politik të Europës Juglindore”. Pashko Vasa, në studimin e tij kritik historik, “E vërteta për Shqipërinë e shqiptarët”, do ta cilë- sonte Skënderbeun si kokën e bashkimit shqiptar dhe “kur askush dhe asgjë nuk mund t’i bënte dot rezistencë armëve turke … ishte i vetmi me shqiptarët e tij, që u tregoi ballin atyre…”.

Do të ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri, që epokën e Skënderbeut do ta vlerësonte se “është m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për vëndin tënë”.Vëllai i tij, Naim Frashëri, “mësues i kryehershëm i kombit”, siç e quan Rexhep Qosja, i kushtoi një poemë të veçantë Skënderbeut, që u bë shumë popullore për patosin e frymën kombëtare që përçonte. Evokimi i traditës historike dhe i lashtësisë së popullit shqiptar në truallin e tij europian, paçka se në mjaft raste arrinte në kufijtë e fantazisë historike, mbolli farën e zgjimit e të krenarisë kombëtare për identitetin europian të shqiptarëve.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Shqiptarët nuk mund të rronin, por as edhe mund të ndërtonin të ardhmen e tyre mbi bazën e së shkuarës, sado e lavdishme që të kishte qenë ajo. Ata duhej t’i dëshmonin Europës së “koncertit të Vjenës” se ishin europianë edhe nga kultura e gjuha, se një komb i zhvilluar që meritonte të jetonte më vete, duhej të kishte gjuhën e tij të shkruar, shkolla dhe institucione që lëvronin gjuhën amtare. E në këtë drejtim, shqiptarët linin shumë për të dëshiruar. Lëvrimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe u bë detyrë parësore e rilindësve shqiptarë.

Studiues të ndryshëm europianë kishin provuar origjinën indoevropiane të gjuhës shqipe. Rilindësve, sikurse e ka përcaktuar lëvruesi i madh i gjuhës tonë, Eqrem Çabej, u ra përsipër një mision i shumëfishtë, “të dalin përpara si poetë dhe si patriotë, të shpallnin idenë e lirisë nacionale dhe të bëhen me shkrimet e tyre, edukatorët e kombit”… Përdorimi i alfabetit të Shoqërisë së Stambollit në librat shkollorë të shkruara nga rilindësit, gradualisht fitoi epërsi ndaj tendencave në minorancë për përdorimin e alfabetit arab apo grek.

Hapja e së parës shkollë shqipe në Korçë, më 7 mars 1887, shënoi një ritëm tjetër e të pandalshëm në orientimin e arsimit e të gjuhës shqipe drejt traditës europiane. Në Shkodër, në fund të shekullit XIX, u përdorën dy alfabete të tjera për shkrimin e gjuhës shqipe me germa latine, ku iniciues e lëvrues ishin edhe Gjergj Fishta e Ndre Mjeda. Lëvizja kombëtare në fillimet e shekullit të XX vlerësoi përmes përfaqësuesve të saj më në zë, se kishte ardhur koha për njehsimin e alfabetit të gjuhës shqipe…

Lëvrimi i gjuhës shqipe dhe alfabeti latin i saj ishte një nga komponentët e identitetit kombëtar shqiptar, që po dilte nga errësira e harresës historike. Nacionalizmit shqiptar i nevojitej një platformë politike e qartë e vizionare, që mund të shërbente si udhëheqje e aksionit për krijimin e shtetit kombëtar. Ky program i mungoi Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte shenjë e dobësisë së saj, i dualizmit dhe i dilemës, i ndrojtjes që kishte vetë elita e saj.

Rilindësit ishin njerëz të kulturuar e me njohje të thella të qytetërimit europian si dhe të historisë paraosmane të atdheut të tyre. Por, brenda tyre kishte gjithashtu një kulturë osmane, për të mos e quajtur një ndërgjegje osmane, që i frenonte që ta shihnin përfundimisht të ardhmen e Shqipërisë jashtë Perandorisë Osmane. Argumenti kryesor i tyre ishte se, në rrethanat që u krijuan gjatë dhe pas Krizës Lindore 1875 – 1878, në plan të parë doli çështja e ruajtjes së territoreve shqiptare të katër vilajeteve nga kërcënimet e vendeve fqinje, për aneksimin e tyre sesa shkëputja nga Perandoria Osmane.

Kishte gjithashtu, edhe interesa direkte personale të elitës rilindëse të lidhura me pozitat dhe ofiqet në administratën e lartë e në jetën publike osmane. Një pengesë objektive në ambiguitetin e qëndrimeve të kësaj elite ishin dhe prapambetja e thellë e shoqërisë shqiptare, niveli i ulët kulturor i shqiptarëve, por edhe i një klase konservatore feudale shqiptare e islamizuar dhe osmanizuar, që nuk e konceptonte veten dhe vendin jashtë autoritetit të Gjysmëhënës.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një personalitet i Rilindjes Kombëtare, si Faik Konica, shfaqte në revistën e tij “Albania”, në fund të shekullit XIX, ide kundërthënëse. Konica nuk ka dyshim që ishte proeuropian, aq sa në emër të kësaj bindjeje botonte edhe të pavërteta të tilla se, Franca, Anglia dhe Austria janë tre vendet e Europës “ku na duan më shumë të mirën” dhe “kjo është një e vërtetë që tërë shqiptarët e dinë”.Tre muaj më vonë pasi ka shfaqur këto mendime, Konica shkruan çudinë e radhës si shpeshherë në jetën e tij.

U kërkon patriotëve shqiptarë që të bëjnë “përpjekje të sinqerta për të konsoliduar bashkimin e Shqipërisë me Turqinë”, se “simbol i këtij bashkimi është Sulltani… dhe ne do të protestojmë gjithnjë kundër shqiptarëve që do ta sulmojnë sepse të sulmosh Sulltanin në lidhje me Shqipërinë, do të thotë të sulmosh Shqipërinë”. Në këto rrethana, duke shtuar edhe njëherë tjetër edhe mungesën e mbështetjes të një Fuqie të Madhe europiane për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e vitit 1878 del e gjetur dhe e justifikuar si programi i parë i organizuar politik i nacionalizmit shqiptar.

Mbi 20 vjet më vonë, në 1899, Sami Frashëri, në traktatin e tij politik shumë të njohur “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, në vijim edhe të Kuvendit të Lidhjes Kombëtare të Pejës, përpunoi edhe më qartë platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për të ardhmen e Shqipërisë si shtet i pavarur. Por, edhe ai, për momentin mbeti përsëri në kërkesën taktike të bashkimit të katër vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme autonome nën Perandorinë Osmane.

Veç e la të hapur projektin e një shteti të pavarur kombëtar sepse ishte i bindur se “shqipëtarëve me hir Turqia s’u ka për të dhënë gjë. Shqipëtarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir; t’i kërkojnë me fjalë, por të ken edhe pushkënë plot”. Rilindësit patën kufizimet e tyre programore të diktuara edhe nga përulja e shtyllës vertebrore të shumicës së shqiptarëve para islamit e osmanizmit, fenomen për të cilin Fallmerayer, në mënyrë figurative, shkruante se, “që prej 400 vjetësh ata gjenden të humbur nën barrën e maleve, si trupat e gjigandëve”.

Por një pjesë e mirë e tyre ishin tepër të qartë për përkatësinë dhe orientimin që duhej të kishin shqiptarët në agimin e shekullit XX. Udhëheqësi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, në fund të viteve ‘80-të të shekullit XIX shprehte bindjen se Shqipëria “do të tregohet më e denja për përkrahjen e Europës” dhe se “çështja e Lindjes nuk do të mund të zgjidhet kurrë në qoftë se Evropa nuk merr parasysh fatin e Shqipërisë…” Vokacionin europian të rilindësve e shprehu në mënyrën më të mundshme për kohën edhe Sami Frashëri.

Duke evokuar historinë si kombi më i vjetër në Europë, ai nënvizonte të drejtën e shqiptarëve më tepër se të çdo kombi tjetër në tokën e Europës. Samiu bënte thirrje “të njihetë vëndi ynë për Shqipëri, ta njohë edhe Evropa Shqipëri”. Ideologu kombëtar u drejtohej shqiptarëve që të përpiqeshin, se vetëm kështu “do të jemi një nga më të mirët e më të ndriturit e kombeve të Evropës”.

Përfaqësuesi më elokuent i përkatësisë dhe i orientimit europian të Shqipërisë mes rilindësve, në kapërcyell të shekullit të XX, ka qenë Ismail Qemali. Kultura e tij europiane, pikëpamjet e tij liberale dhe përvoja e kontaktet e tij të vazhdueshme me përfaqësues të lartë të diplomacisë europiane e çuan atë në një konflikt të hapur me Sulltanin, aq sa për t’i shpëtuar dënimit në vitin 1900, u arratis nga Stambolli e për disa vite qëndroi në Europë.

Që andej, ai u kujtonte shqiptarëve se ata “në gjak kanë mbetur gjithnjë evropianë” dhe se e ardhmja e tyre do të ishte e sigurt po të futeshin në rrugën e qytetërimit europian.Shqiptarët, qoftë edhe për përgjegjësinë e tyre, nuk e patën luksin si popujt e tjerë të Ballkanit që të mund të kishin mbështetjen e disa apo edhe një Fuqie të Madhe europiane deri në fundin e shekullit të XIX.

Konjuktura europiane filloi të ndryshojë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX dhe dy fuqi europiane, Austro – Hungaria dhe Italia, për shkak të interesave gjeopolitike të tyre në Ballkan, shfaqën interes për shqiptarët dhe në mënyrë graduale mbështetën aspiratat e tyre kombëtare deri në shpalljen dhe njohjen e shtetit të pavarur shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Me të mirat dhe të këqijat e saj, Shqipëria e 1913 është një krijesë europiane. Nuk ishte rastësi gjithashtu, që projektuesi dhe themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemali, ishte një burrë shteti që në fazën finale u mbështet nga dy fuqitë europiane, Austro – Hungaria dhe Italia.

Shqipëria me këtë akt u rikthye në Europë duke u shkëputur pas gati pesë shekujsh nga Perandoria Osmane. U rivendos ura lidhëse e historisë shqiptare midis epokës së Skënderbeut dhe kohës moderne, që ishte njëkohësisht edhe një urë lidhëse midis shqiptarëve me Europën e qytetërimin europian.

Me Skënderbeun në mendje e flamurin e tij në dorë, Ismail Qemali, siç edhe dëshmon përmes kujtimeve të tij, donte t’u provonte “Fuqive të Mëdha se Shqipëria ishte e zonja të qeveriste veten dhe e meritonte besimin e Europës”, dhe se “vetëm një Sovran nga Europa mund të na udhëhiqte drejt familjes së madhe europiane, ku po hynim”. Sot, mbi njëqind vite pas rikthimit historik të Shqipërisë në Europë, ajo ende ndodhet në rrugëtimin e gjatë e të lodhshëm të bashkimit institucional me të.

Shqiptarët, përgjatë historisë së tyre, më tepër janë keqorientuar e keqqeverisur, ndaj, edhe nëse kanë ndarë me Europën vlerat, traditat e kulturën, nuk kanë ditur t’i afrohen asaj ose janë penguar që t’i bashkohen asaj. Ndaj edhe tingëllojnë mjaft aktuale çfarë Fan Noli, një shekull më parë, në agimin e shtetit të pavarur shqiptar këshillonte. Si detyrë kryesore të qeveritarëve shqiptarë ai nënvizonte marrjen “përsipër për të formuar e ndritur Shqipërinë e lirë, për të bërë një Shqipëri europiane, një Shqipëri të qytetëruar, një Shqipëri të fortë”.

Vrasja e Harun Aliut, Begut e Mirsadit, nuk ishte në frymën “skënderbegiane”!

Betim Jashari

Marrëveshja e Ohrit është në frymën “skenderbegiane”?!!! Ndoshta është e vërtetë. Por vrasja e Harun Aliut nuk ishte në frymën “skenderbegiane”. Ishte tradhti.

Sië ishte edhe vrasja e Begut e Mirsadit me shokë. Siç ishte edhe tradhtia e bashkëluftëtarëve të tyre, të cilëve u është premtuar se nëse dorëzojnë armët në Lagjen e Trimave do të pranohen nga ekipe të OSBE-së, e jo nga policia.

Rasti “Monstra” nuk është në frymën “skenderbegiane”. As Sopoti, e Brodeci. As djegia e pasurive shqiptare në Gjorçe Petrov dhe moskompenzimi i tyre tani e sa vite. As Enciklopedia fyese. Aq më pak “Shkupi 2014” me Car Dushanin. As diskriminimi buxhetor i shqiptarëve. As gropat në rrugët e Çairit. As Jugohromi pa filtra.

Prandaj ata që ishin në pushtet deri sa ndodhën gjithë këto katrahura për shqiptarët, nuk janë të denjë të vendosin lule as te bajgat e kalit të Skënderbeut, e lëre më para përmendores së heroit tonë kombëtarë. Shoqëria shqiptare filloi të frymojë pak më lirshëm, vetëm pasi këta horra humbën gjysmën e deputetëve. E që të frymojmë plotësisht të lirë ashtu siç na takon në këto troje, duhet t’i shporrim dhe t’i lëmë pa asnjë deputet!

Vuçiq: Së shpejti do të jem në Kosovë me ushtri e me polici (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb.

“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai, raporton KP.

Ai i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke porositur se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.

Vuçiq deklaroi po ashtu se delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet në kuadër të dialogut, pasi, siç ka thënë ai, është e pakuptimtë të diskutohet kur ka kërcënime të përditshme dhe porositi Kadri Veselin se nuk do të arrijë deri në Nish.

“Është vështirë për të folur për diçka kur keni kërcënime të përditshme, ku ai që është sundues i vërtetë në Kosovë, dhe ky nuk janë as Thaçi dhe as Haradinaj, por Kadri Veseli, dhe të gjithë që e njohin situatën në Kosovë mirë, e dinë dhe të cilët flasin se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish”, tha Vuçiq.

Plani i 170 agjentëve të Putinit dhe Serbisë për trazira në Maqedoni dhe Kosovë

Profesori dhe analisti i njohur shqiptar Enver Bytyçi thotë se, shërbimet ruso-serbe kanë krijuar krijuar një qendër trajnimi të përbashkët në Nish, në juglindje të Serbisë.

“Qendra e trajnimit dhe stërvitjes në Nish është e njohur si faktor destabiliteti në rajon. Duhen kujtuar ngjarjet e vitit 2015 në Mal të Zi dhe përpjekjen për grusht-shteti në Podgoricë. Aty stërviten së paku 22 oficerë të shërbmit sekret, të cilët kanë nën komandë edhe së paku 150 të tjerë brenda territorit të Kosovës. Në krye të kësaj axhende qëndron një ish eksponent i sigurimit shtetëror të Serbisë para e gjatë luftës në Kosovë. Çdo gjë dakordohet midis shërbmiit rus e atij serb. Janë akorduar 20 milionë dollar amerikanë për këto qëllime destabilizuese. Këta janë gjithashtu autorët e vrasjes së politikanit të moderuar serb në Veri të Mitrovicës”, theksoi ai një intervistë ekskluzive për agjencinë IBNA.

Ai thotë se, në mesin e këtyre njerëzve i gjen vrasësit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Dhe ai e di këtë fakt. Pretendimi i tij se vrasësit qenkan në Kosovë dhe se “po nuk i gjeti Prishtina, do të vojë ai t’i gjejë” është në fakt fshehje e gjurmëve të krimit. Vuçiç i njeh mme emër e mbiemër këta vrasës, sepse janë në shërbimin e strukturave të tij të sigurisë”, thekson ai.

Bytyqi thekson se asnjë shqiptar nuk kishte interes dhe as që und t’i shkonte në mend të kryente një akt të tillë destabilizues në Veri të Kosovës.

“Dy aktorët kryesorë të interesuar për trazira në Kosovë janë Beogradi dhe Moska. Të dy këto kryeqytete e duan Kosovën e Ballkanin të despabilizuar për të krijuar shanse të volitshme për të rikthyer ndikimin, influencën si dhe territoret e Kosovës në Serbi e Rusinë në Ballkan. Në Beograd dhe në Kremlin e dijnë se nuk mund të bëjnë asgjë përmes normalitetit. Dhuna, konflikti, trazirat janë armët përes të cilave ato përfitojnë territore, influenca ekonomike, politike e ushtarake. Kosova është objektivi i parë, sepse është lehtë të veprohet aty. Nishi është afër saj. Shteti ende nuk është njohur ndërkombëtarisht. Serbët në Veri të Mitrovicës dhe shqiptarët në Jug janë ende të ndarë, madje edhe të gënjyer, të zhgënjyer e të frustruar. Kontrolli i institucioneve të Prishtinës Mungon në Veri të Mitrovicës.

Për pasojë është më lehtë të veprosh kësisoj për destabilizimin e Kosovës. Por objektivi serbo-rus nuk është vetëm e kryesisht Kosova. Eshtë Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia. Pa destabilizuar Kosovën dhe pa kushtëzuar zgjidhjen e shtetësisë së saj me ndarjen e territorit, as Beogradi, as Moska nuk mund të ndajnë Bosnjën dhe Maqedoninë. Prandaj ata duan ta nisin destabilizimin përmes trazirave në Kosovë e ta zgjerojnë deri në BH dhe Maqedoni. Për ta sa më shpejt, aq më mirë, sepse imponohen ë lehtë në kushtet e sotme të njëfarë konflikti midis Brukselit dhe Uashingtonit. Pra vrasja e Inanoviçit është vrasje për destabilizimin e Kosovës.

Prandaj duhet që institucionet dhe qeveria e Kosovës qeveria e Tiranës, qeveria maqedone e më gjerë të hapin sytë, të dëshmojnë mature dhe të bëjnë analiza të thella. Të kontrollojnë situatën dhe të parandalojnë çdo lloj konflkti, qoftë edhe atë politik”, thekson ai.

Myftaraj: Erdoganit do t’i ikë koka nëse vjen në Tiranë (Video)

Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Me një vello ‘gjigante’, Sheherzadja nusja më e bukur që keni parë (VIDEO)

Të dy të famshëm dhe me një karrierë të pasuruar me role kryesore, Berguzar dhe Halit e bashkuan jetën e tyre me martesë.

Si e shumë çifteve të famshme edhe dasma e dy aktorëve u përcjell me shumë kuriozitet nga publiku me pamjet e shumta që ia ofruan mediet turke.

‘Sheherzadja’ u bë nusja më e bukur e veshur me një vello që thuajse e ka mbuluar të tërën. E krah saj një dhëndër i denjë ishte ‘Sulltani’ i zemrës së saj, për të cilin ka dashurinë më të madhe.

Nëse iu ka ikur dasma e aktorës së famshme shikoni videot e shkurta nga momentet më të bukura të dasmës!/Kosovarja

Fevziu: Shqiptarët të kujdesen për veten… s’ është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët

Në një analizë të gjatë kushtuar gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor dhe raportit të shteteve të kësaj pjesë të Evropës me fuqitë e mëdha si SHBA apo Rusia, gazetari Blendi Fevziu sugjeron më shumë punë për shtetet shqiptare dhe një kujdes të shtuar, pasi jo gjithmonë të “mëdhenjtë” do të kujdesen për ne.

Blendi Fevziu shkon edhe më tutje, duke deklaruar se pas vrasjes së Ivanoviç në Kosovë dy ditë më parë, mund të fshihen pikërisht forcat e mëdha, e në këtë rast Rusia.

Gazetari e lidh ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë edhe me reagimin e fortë që ka bërë këtë të enjte Rusia zyrtare, kundër kreut të qeverisë shqiptare. Deklaratat e Ramës për rolin e qeverisë së tij në njohjen e gjuhës shqipe në Maqedoni, duket sikur kanë acaruar Moskën duke sjellë dhe një reagim mjaft të ashpër. Fevziu e sheh reagimin e Rusisë si një përpjekje të kahershme të këtij shteti për të influencuar dhe destabilizuar situatën në rajon në favor të tyrin. Kjo sepse, sipas gazetarit, Rusia prej kohësh e ka humbur influencën në Ballkan dhe po kërkon me çdo kusht ta rifitojë.

Por nga ana tjetër, shkruan Fevziu, do të ishte një veprim i mençuar që Shqipëria, Kosova dhe të gjitha vendet ku ka shqiptarë, të kuptonin se nuk mund të qëndrojmë përjetësisht nën çadrën e SHBA-ve. Fevziu shkruan se tashmë ka ardhur koha që shqiptaria të mundohet për të bërë lëvizjet e saj dhe të kujdeset vetë për interesat e saj.

“Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!”- përfundon gazetari.

Për më tepër lexoni analizën e Plotë të Blendi Fevziut:

“Shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik”, deklaroi një politikan me rastin e hapjes së vitit të Skënderbeut. Nisur nga një shikim thjeshtë historik, deklarata e tij ishte korrekte. Por nuk mjafton vetëm kaq? Pyetja e parë që më erdhi ndër mend pas saj, është a janë shqiptarët në të njëjtën pozitë të favorshme gjeopolitike? A jemi sërish sot, në po atë situatë të artë që qemë në vitet 1990 – 2009? A mbaruan për ne dy dekada magjike, në të cilat rikuperuam shumë prej gjeravë që kishim bjerrur në thuajse 80 vite të tjera të ekzistencës sonë shtetërore? Dhe në ç’rrethana ndodhi kjo?

Nuk ka asnjë dyshim që më shumë se sa falë rolit tonë, kjo erdhi si pasojë e kombinimit të rrethanave ndërkombëtare.

Mbarimi i luftës së ftohtë; rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ridimensionimi i vështirë dhe i ngadalshëm i Rusisë; çmenduria politike e Millosheviçit dhe rreshtimi i tij nacionalist, sollën një situatë të re.

Në vitin 1990, Shqipëria hoqi dorë nga marrëzia gjysëm shekullore komuniste dhe nga sulmet verbale kundër SHBA. Amerikanët e kuptuan që propaganda komuniste nuk kishte ndikuar fare në ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve. Nga ana tjetër, të shpërndarë në Jugosllavi dhe në Maqedoninë e sapo pavarësuar, Shqiptarët mbeteshin një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Diplomacia Amerikane e dinte këtë. Po në këtë kohë, rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, e kishte prishur statusin e privilegjuar të Jugosllavisë. Për sa kohë midis SHBA dhe BS vijonte rivaliteti i luftës së ftohtë, Beogradi, i papërcaktuar me asnjërin krah, ndihej i përkëdhelur nga të dyja palët. Secila palë donte ta kishte në anën e saj, ose minimalisht të mos ishte me tjetrin. Kur ky rivalitet mbaroi, Jugosllavia nuk mund ta kishte më të njëjtin status. Nuk mund të mbylleshin sytë përpara difekteve të saj, thjeshtë për të mos lejuar të afrohej më shumë me palën tjetër. Sepse pala tjetër thuajse nuk ekzistonte më dhe s’kishte ndonjë interes të madh në Ballkan. Veç kësaj, shteti i madh 22 milionësh Jugosllav u dizintegrua dhe balanca e forcave anti serbe ishte po aq e fortë sa ajo pro serbe. Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët e më vonë edhe Mali i Zi u rreshtuan kundër serbëve duke e dobësuar më shumë ndikimin e këtyre.

Në këtë kohë ndodhi edhe lufta e Kosovës. Një faktor dominues që çoi në bombardimet ishte dobësia e Rusisë. Jelcin kishte probleme të mëdha ekonomike dhe kërkonte të ruante një raport sa më të mirë me perëndimin. SHBA e Klintonit nuk e konsideronte atë një faktor që mund të ndalonte bombardimet. Po ashtu shtetet e BE.

Sot situata është ndryshe. Rusia e Putinit është shumë herë më e fortë se sa ajo e Jelcinit 20 vjet më parë. Vendet e BE po mundohen të kenë marrëdhënie sa më të kujdesshme me Rusinë. Tramp është më i predispozuar të merret vesh se sa të përplaset me Putin. Interesat Amerikane në Azi mund të lejojnë një tolerim të Rusisë në Ballkan. Vetë Rusët janë sot më aktiv se sa kanë qenë çdo herë në këto 28 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot ata kanë reaguar sërish kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E kanë bërë këtë në mënyrë brutale. Nuk është çudi që rusët të qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, ose së paku të përfitojnë prej situatës së krijuar atje. Duke qenë gjithnjë dhe në çdo rast kundër Kosovës së Pavarur.

Rusët duan të krijojnë zonën e tyre të influencës dhe të jenë pjesë e vendmimarrjes në Ballkan. Kjo situatë mund të favorizojë serbët. BE e do Serbinë në Europën e Bashkuar, SHBA në NATO. Rusët e duan jashtë. I vendosur midis dy grupimeve tashmë rivale, Vuçiç mund të fitojë sërish statusin e privilegjuar që e kishte humbur Jugosllavia e vitit 1990. Duke luajtur nga pak dhe duke ju shkelur syrin të dyja palëve.

Natyrisht, Shqipëria ka shpëtuar një herë e mirë nga influenca Ruse. Në këtë vend rusët s’i kanë dashur kurrë. Ne jemi anëtarë të NATO -s dhe me ambicie të qarta drejt BE. Por Kosova dhe Maqedonia mund të kenë probleme. Raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë disi dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Duhet të marrim masa vetë.

Euforia e marrëdhënieve të mira me SHBA dhe BE nuk mjafton më. As analizat diletante që ne i duhemi SHBA dhe ajo në çdo rast do përplaset për ne. Ne duhet të kishim punuar dhe duhet të punojmë për një infrastrukturë të përbashkët. Në vend të krijimit të feudeve të shqiptarëve, duhej të kishim pasur një treg të përbashkët; një shoqëri të integruar kulturore e shpirtërore. Përrallat se ne jemi të zgjedhurit dhe të favorizuarit e Ballkanit duhet të marrin fund dhe ne duhet të ndërtojmë vetë vendin që na takon këtu. Duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj aleancave tona natyrale dhe më kërkues për të ngritur shoqëri më demokratike, më të hapura dhe më pak të korruptuara.

Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!

FOTO/ Suedia në alarm, shpërndan fletëpalosje: Bëhuni gati për luftë!

FOTO/ Suedia në alarm, shpërndan fletëpalosje: Bëhuni gati për luftë!Lajme, Të fundit

Suedia hedh një hap të rëndësishëm në atë që quhet “frikë nga Lufta e Tretë Botëror”. E ndodhur në afërsi të Rusisë ajo ka nisur të informojë qytetarët e saj se si duhet të sillen në rast lufte.

Për të gjithë qytetarët është shpërndarë një fletëpalosje e quajtur “Nëse kriza apa lufta fillon” e cila u është dërguar 4.7 milion suedezëve në shtëpi. Aty përshkruhen të dhëna dhe këshilla se si duhet të sillen në rast të një sulmi terrorist apo nga armë bërthamore.

Christina Andersson nga agjencia suedeze e emergjencave tha se kjo iniciativë u morr për të qenë në gatishmëri në rast të një sulmi nga Rusia e cila ka intensifikuar lëvizjet ushtarake në rajon.

Ekspertët besojnë se Rusia ka hartuar vitin e fundit një plan si mund të pushtonte Suedinë. Vladimir Putin thuhet se ka kërkuar që plani të synojë edhe marrjen e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Letonia, Lituania dhe Estonia, si dhe Polonia, Norvegjia dhe Finlanda. Dhjetëra mijëra trupa u grumbulluan pranë kryeqytetit bjellorus të Minskut për një stërvitje në shtator 2017.

Analistët e konsideruan këtë stërvitje një “paradë” për të treguar forcën kundër NATO-s. Gjatë kësajk kohe ka pasur gjithashtu raporte për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë në Evropën Balltike dhe Veriore. Ndërsa NATO vijon të shtoojë trupat në veri në mbrojtje të brigjeve të Britanisë ku janë vënë re afrime të nëndetëseve ruse.

Moska thotë se stërvitjet e quajtura “Zapad”, për të cilat thuhet se janë një provë për kapjen e Suedisë, ishin thjesht mbrojtëse. Kremlini mohon që ka praktikuar pushtimin e ndonjë grupi të tretë vendesh, por Andersson thotë se “situata aktuale e sigurisë” po i shqetëson suedezët.

Edicioni i parë i një broshure të ngjashme u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Suedia ishte neutrale. E fundit u shpërnda në vitin 1991, në fund të Luftës së Ftohtë. Përveç trajtimit të kërcënimit të pushtimit rus, botimi i vitit 2018 do të përmbajë këshilla për mbijetesën e luftës bërthamore dhe udhëzime për trajtimin e sulmeve kibernetike. ©LAPSI.al

Sela atakon Ahmetin nga Gostivari (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit, ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari general, Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe për hapjen e ASH për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.

Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.

Kryetari i Aleancës ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat m ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.

“Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan hymnin kombëtar .

Asgjë nuk ka bërë Milikije Halimi çfar ka bërë Ali Ahmeti në këto zgjedhje” , ka deklaruar Ziadin Sela në pyetjen e qytetarit për ëndrrat e Ali Ahmetit.

Sela atakon Ahmetin nga Gostivari (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit, ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari general, Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe për hapjen e ASH për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.

Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.

Kryetari i Aleancës ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat m ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.

“Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan hymnin kombëtar .

Asgjë nuk ka bërë Milikije Halimi çfar ka bërë Ali Ahmeti në këto zgjedhje” , ka deklaruar Ziadin Sela në pyetjen e qytetarit për ëndrrat e Ali Ahmetit.(INA)

Sa ishte numri i saktë i ushtarëve të UÇK’së

As gjysma e veteranëve që marrin pensione në Kosovë nuk kanë qenë Ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një dokument i ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilin e posedon Gazeta Fjala, dëshmon se 13 mijë e 458 ushtarë e mbrojtën Kosovën gjatë luftës.

Kaq ishte numri i njerëzve të rreshtuar përkrahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ndarë në 11 zona.

Por, deri më tani, që nga përfundimi i luftës kësaj liste i janë shtuar edhe mbi 20 mijë “ushtarë” të tjerë. Aktualisht mbi 36 mijë persona në Kosovë, marrin pensione të veteranëve, shkruan Gazeta Fjala.

Zona që kishte më së shumti pjesëtarë ishte ajo e Llapit, me 4 mijë e 523 ushtarë, pasuar nga Zona e Drenicës dhe ajo e Pashtrikut.

Ky dokument i hedhë poshtë edhe deklarimet e para disa dite të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Nëse m’pyet mu sinqerisht, edhe sinqerisht po ta them, nifar mesatarje ku çdo vendbanim në zonën ku kam luftu është mobilizu e kanë marrë armë. Lirisht shifra del mbi 30 mijë veç në Dukagjin nën armë. Nën armë, tu bo roje, tu bo aktivitet, tu punu”, kishte deklaruar Haradinaj.

Por, sipas kësaj liste 30 mijë ushtarë nuk kanë qenë në tërë Kosovën, ndërsa ushtarë që kanë vepruar në këtë zonë janë vetëm 1 mijë e 537.

“Shtabi i përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona e Drenicës 2 mijë e 611, Zona e Pashtrikut 1 mijë e 715, Zona e Dukagjinit 1 mijë e 537 dhe Zona e Shalës me 1 mijë e 253 ushtarë”, thuhet në listën e pjesëtarëve të UÇK-së, një kopje të së cilës e ka siguruar Gazeta Fjala. Ndër zonat që kishin më së paku pjesëtar renditen “Qendra Shkollore”, “Brigada 200 e Logjistikës” dhe “Batalioni 1/60.”

Lista e pjesëtarëve të UÇK-së

Shtabi i Përgjithshëm- 39 pjesëtarë

Zona e Drenicës – 2611 pjesëtarë

Zona e Pashtrikut- 1715 pjesëtarë

Zona e Dukagjinit- 1537 pjesëtarë

Zona e Shalës- 1253 pjesëtarë

Zona e Llapit- 4523 pjesëtarë

Zona e Nerodimes- 1253 pjesëtarë

Zona e Karadakut- 347 pjesëtarë

Batalioni 1/60- 110 pjesëtarë

Qendra Shkollore- 30 pjesëtarë

Brigada 200 e Logjistikës- 40 pjesëtarë

UÇK- 13458 pjesëtarë/GazetaMetro

Aksident në magjistralen Gostivar -Kërçovë, trafiku zhvillohet në një korsi

Trafiku në rrugën Gostivar – Kërçovë po zhvillohet në një korsi për shkak të një aksidenti.

Siç njoftojnë nga LAMM, aksidenti me makinë ka ndodhur pranë Trapçin Dol.

Ende nuk dihet shkaqet dhe pasojat e këtij aksidenti, por se ekipi i policisë janë në vendngjarje dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin.

Unë jam krenare që jam një nënë shqiptare myslimane

(Në vend të reagimit ndaj palo shkrimtares, Zana Ramadani, për qasjen e saj antishqiptare dhe antimyslimane në librin e saj Die verschleierte Gefahr, në shqip: Rreziku i mbuluar)

Shkruan: Gjyla Çeliku

Besimi paraqet njërën ndër shtyllat kryesore të njerëzimit dhe si i tillë është i pakontestueshëm sa i përket rëndësisë së tij në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë, ruajtjen e balancës shoqërore dhe promovimin e vlerave universale njerëzore.

Po t’i referohemi historikut të feve, në përgjithësi, krahas gjërave të mira për shoqërinë, hasim edhe në dukuri jo të këndshme, sepse fetë kanë shërbyer edhe si instrument i politikave dhe pushteteve të ndryshme dhe në këtë mënyrë, si të thuash, në rezonimin e përgjithshëm shoqëror ato rezultojnë edhe si entitete destruktive, megjithatë vetëm në kontekstin e instrumentalizimit të tyre, por jo edhe në korpusin e vlerave që bartin në vete ato.

Fetë janë të domosdoshme për qenien njerëzore dhe assesi nuk guxojmë ta vëmë në pikëpyetje rolin e tyre në të mirë të njerëzimit, pavarësisht se ato dhunshëm mund të instrumentalizohen nga sistemet e caktuara politike, duke i shërbyer propagandës pushtetare. Aq më pak, ne si shtetas të një territori të caktuar dhe qytetarë globalë të gjykojmë cilëndo qoftë fe, vetëm sepse ajo, në periudha të caktuara historike, mund të ketë qenë e instrumentalizuar politikisht dhe të ketë ndikuar në prishjen e balancës së gjithëmbarshme shoqërore, duke depërtuar thellë edhe në kodin e sjelljes, mënyrën e jetesës e deri te mënyra e veshjes dhe paraqitja publike, sepse, fundja, jo vetëm çdo fe, por edhe çdo komb, madje edhe çdo individ, ka tipare të caktuara të identifikimit dhe, sado që neve mund të mos na pëlqejnë këto tipare, nuk i zhbëjmë dot, sepse ato janë të krijuara në një rrafsh historik horizontal dhe janë kthyer në një kult, në një vlerë, në një traditë të pacenueshme nga askush.

Gjithsesi se instrumentalizimi nuk është vetëm politik, ai mund të jetë edhe kulturor, arsimor, individual, por edhe kamuflues për interesa personale, dhe kështu me radhë, megjithatë në këto raste qofshin grupacionet apo individi shkelin rëndë mbi etikën njerëzore dhe shfaqen shumë të ulët në shtjellimin e diskursit të tyre, sado intelektual që të duket, lidhur me fenë. Çdo fe predikon të mirën, njerëzoren, altruizmin, sakrificën, pra gjithçka që i shërben për të mirë njerëzimit. Nocioni “Islam” nënkupton paqe dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë, pavarësisht tendencave të vazhdueshme nga brenda dhe jashtë për njollosjen e tij në rrafshin global pikërisht për arsyet e lartpërmendura.

Sa i përket instrumentalizimit politik të fesë, tashmë gjithçka është e qartë dhe nuk ia vlen të tematizohet e njëjta; ajo çfarë më frustron mua si një besimtare, si një grua dhe si një nënë, është përdorimi negativ i fesë për qëllime meskine individuale, shërimi i komplekseve personale dhe mëtimi për ngritje jomeritore në karrierë. Me vëmendje e lexova intervistën të një palo shkrimtareje nga Maqedonia, njëfarë Zana Ramadani, e cila që në moshën shtatë vjeçare e paska braktisur me gjithë familje vendlindjen dhe qenka rritur e edukuar diku në Gjermani dhe sot ajo ka kapur shpatën në stilin e Selman Rushdije kundër Islamit, kuptohet jo për t’ia ulur vlerën atij, por për t’u ngritur në karrierën e saj. Madje ajo shkon aq larg, sa mbase edhe në mënyrë të pavetëdijshme e përçmon edhe nënën e saj, gjakun e vet dhe mbarë kombin shqiptar, vetëm e vetëm që të tërheqë vëmendjen e mediumeve evropiane, gjithsesi me një prirje të sëmurë karrieriste. Për fat të keq, ajo nuk është e vetmja, që hedhin helm e vrerë mbi popullin e vet, gjë që kurrë nuk do ta kishte bërë një evropian apo ndonjë përfaqësues i një kombi tjetër në botë, madje këto elemente nuk i gjen dot as edhe te Niçe, i cili në veprën e tij gjeniale Antikrishti merret me fenë krishtere si fenomen, si mjet instrumentalizimi dhe në asnjë çast të vetëm nuk degradon deri në atë shkallë sa ta etiketojë “nënën shqiptare si dështake në edukimin e fëmijës së saj”. Nëse nëna shqiptare qenka dështake, e cila për hir të fëmijëve të vet në të shkuarën ka ndenjur pa e parë burrin e vet kurbetqar edhe për një dekadë me radhë, atëherë nuk e di se çfarë atributesh mund të ketë një shoqëri perëndimore, e cila ka kohë që përballet me një krizë të madhe familjare dhe nuk ia del ta rimarrë assesi veten, pa dashur të hyj me këtë rast në hollësi në dukuritë monstruoze që i kemi parë nëpër ekranet televizive së fundmi, sepse nuk më përket mua të gjykoj mbi veprimet individuale të gjithsecilit dhe, aq më tepër, një rast të izoluar ta kthej në një prototip për mbarë një besim a shoqëri.

Po të hysh të analizosh pak psikologjinë e kësaj palo shkrimtareje, që në shoqërinë gjermane përdoret si mish për top nga ana e mediumeve, të cilat janë vazhdimisht në gjah të lajmeve bombastike për shqiptarët, duke kontribuuar edhe në krijimin e stereotipave te konsumatori mediatik gjerman, del në pah një varfëri e skajshme shpirtërore, një personalitet i frustruar dhe i prirë çmendurisht për pak vëmendje dhe afirmim shoqëror, së cilës nuk i pengon vetëm feja, por edhe korpusi i vlerës shqiptare, gjë që e proklamon nëpër show-et e ndryshme televizive, ku ftohet vazhdimisht.

Po, shqiptarët janë në shumicë të madhe edhe myslimanë, gjë që mua personalisht më bën krenare, sepse myslimanizmi nuk përbën vetëm një sistem normash të vlefshme për ne shqiptarët, por ai historikisht e ka garantuar vazhdimësinë e kombit shqiptar, tjetër gjë është se komunizmi përmes tij ka krijuar errësirën e përkohshme për ne shqiptarët si dikur Mesjeta për krishterët e Evropës, duke goditur fuqishëm aty ku dhemb më shumë, në arsim e kulturë. Nëse ne shqiptarët e Maqedonisë dikur kemi qenë të kufizuar në arsim, nuk na ka faj feja, por regjimi totalitar dhe represioni i paparë në të kaluarën, i cili i ka përdorur imamët e pandërgjegjshëm në instrumentalizimin e fesë për qëllimet makabre të regjimit, të njohura për këdo. Nëse kjo palo shkrimtarja, Zana Ramadani, ka ngecur në imazhet e saj të moshës 7-vjeçare dhe vazhdon t’i kultivojë ato edhe sot, duhet t’i kthehet realitetit objektiv dhe të shohë se shqiptarët e Maqedonisë janë po aq evropian sa është edhe një gjerman. Konservatizmi nuk është veti e një feje apo populli të tërë dhe nuk e mban epitetin as mysliman dhe as shqiptar, konservativët i gjen kudo, në çdo fe dhe popull, edhe në Gjermani, Francë, Itali, Angli, SHBA dhe gjetiu.

Populli shqiptar sot është në rrugë të Zotit, ka vatan dhe iman, i pëlqen kjo dikujt apo jo. Ne jemi krenarë për atë që jemi, popull me një gjuhë dhe kulturë të lashtë dhe, më e vlefshmja, me një tolerancë të pashembullt fetare, duke e lënë larg Evropën dhe botën./KohaIslame

Tragjedi në Maqedoni: Autobusi shkel për vdekje 59 vjeçarin

Një çiklist humbi jetën pasi u godit nga një autobus. Aksidenti ndodhi sot pasdite rreth orës 16.20 në autostradën Shtip-Koçan, afër fshatit Obleshevë, njofton TS.mk.

Siç njofton Ministria e Brendshme, autobusi i drejtuar nga M. M. (1957) nga Koçani goditi çiklistin S. T. (1959) nga fshati Mojanci, Koçani.

I ndjeri S.T u pranua në Spitalin e Përgjithshëm Koçan, ku iu konstantuan plagë të rënda dhe u transportua për në Shkup, por vdiq gjatë rrugës.

Sipas informacionit paraprake, autobusi dhe çiklistët po shkonin në të njëjtin drejtim.

Komandant Wallteri: Një grafit i “mirë” në Manastir, Person i panjohur për opinionin, por shumë mirë i njohur për MPB-në

Person i panjohur për opinionin, por shumë mirë i njohur për MPB-në, ka shkruar nje grafit kumes tjerave nënkupton shkruan shigjeta.net.

Veç vdekja e shqiptarëve mund ta ndalon dhe pengon sjelljen e ligjeve për përdorimin e gjuhës shqipe, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ndryshe nuk bëhet me gjithë këto shqiptarë mbi 40 % që janë në Maqedoni.

Kurse shqiptarët edhe mëtej vazhdojn me qëllimin e tyre të vetëm:

Synojm shtetin dhe jo pushtetin/Shigjeta.net/

Një grafit i "mirë" në Manastir.Person i panjohur për opinionin, por shumë mirë i njohur për MPB-në, ka shkruar nje…

Posted by Daim Hiseni on Donnerstag, 18. Januar 2018

Gjermania lëshon viza pune për kosovarët deri në 2020-tën

Shkuarja e kosovarëve drejtë vendeve të huaja për të gjetur një vend pune është gjithnjë e lartë. Gjermania vazhdon të jetë ndër vendet më të frekuentuara nga kosovarët pikërisht për këtë. Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar 5 mijë viza të punës për kosovarët përderisa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.

Në një përgjigje dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.

“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje.

Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është-siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.

Duhet shtuar se numri i kosovarëve që aplikojnë për viza pune poashtu dhe turistike në vendet e huaja është i lartë, sidomos në ato evropiane, përderisa vazhdojmë të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojmë pa viza në këtë kontinent./GazetaMetro

A janë të gatshëm 50 mijë veteranët t’i përgjigjen luftës kundër Serbisë? Flasin komanadantët e UÇK-së! (FOTO/VIDEO)

Sa i përket veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. Por, për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Rreth 50 mijë veteranë tashmë ka Kosova. Ky numër sipas shumë luftëtarve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thuhet se nuk është i vërtetë. Mirëpo raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së ka treguar se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë.

Mëgjithatë, nëse Kosova ka këtë numër të veteranëve, si dhe FSK-në dhe Policinë e Kosovës, atëherë kërcënimet e shtetit serb për luftë a duhet t’i marrim seriozisht?

Gazeta InfoPress, ka pyetur disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se nëse ndodh ndonjë konflikt me Serbinë, atëherë a janë të gatshëm që të marrin pjesë në luftë?

Naser Vllasi, komandant i Njësisë “COBRA” në luftën e Kosharës, thotë për Gazetën InfoPress se, Kosova tashmë është shtet dhe ky është fakt i pamohueshëm.

“Neni 125 i Kushtetutës së Kosovës thotë: 1. Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, intelegjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet. Në bazë të kësaj vijmë në përfundim se në rast të ndonjë sulmi eventual nga shtetet tjera, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës si organe kompetente do aktivizohen menjëherë në mbrojtje të shtetit”, thotë ai.

Ai shton se, sa i përket veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me përgjegjësi të plotë thotë se nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. “Por për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë”, pohon komandanti.

Ai thotë se, personalisht është në shërbim të atdheut prej viteve të 80-ta dhe këtë gjë do vazhdoj ta bëj deri në vdekje. “Aty ku ka nevojë Kosova padyshim se do jem edhe unë. Nëse shteti im më angazhon në ndonjë detyrë në mes të Beogradit padyshim se me kënaqësi do e kryej, por edhë nëse miqtë ndërkombëtar kanë nevojë që të angazhohem në detyra të caktuara në mes të Moskës, pa hezitim se do i pranoj”, thekson komandanti Naser Vllasi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve, Xhevdet Qeriqi thotë se, në rast se rrezikohet sovraniteti i shtetit, e kemi obligim secili qytetarë që t’i përgjigjemi çfarëdo thirrje që bëhet nga institucionet kompetente, që ti përgjigjemi në mbrojtje të vendit që sipas tij, tashmë jemi shtet, kemi institucione të cilat duhet që të nxjerrin vendime ku e obligon secilin prej nesh që të kontriboj në këtë drejtim.

“Mendimi im kishte me qenë që Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet që secilin prej nesh të na obligojn përmes një ligji të kontribojm në një fond për Ushtrinë e Kosovës, që ky fond të mblidhej me qëllimin e blerjes të një armatimi modern për ushtrinë e republikës tonë, poashtu të nxirrej një ligj, i cili do ti lejonte secilës familje që të paisej me armë dhe me kusht që këto armë të përdoren vetëm në rast të rrezikut nga ndonjë armik i jashtëm e në këtë rast sic e kemi Serbinë”, pohon Qeriqi.

Sipas tij, aa i perket se a do t’i përgjigjeshin shtetit në rast të rrezikut për luftë 50 mijë veteran të cilët janë aktualisht në listat e veteranëve është i bindur se nuk do ti përgjigjen të gjithë, sepse nuk i janë përgjigjur as në luftën e fundit në Kosovë që një pjesë e tyre e kanë shfrytëzuar këtë për qellime të përfitimit të benificioneve pa qenë fare në luftë.

Sa i përket meje se a do ti përgjigjesha vendit për luftë në rast se rrezikohet u them se jam i gatshem në çdo moment që do të kërkohet që t’i pergjigjem vendit, këtë do ta bëja me knaqësi, por jo vetëm unë por shumë veteran janë të gatshëm që në çdo moment që kërkohet kjo ti përgjigjen këtë e kam vrejtur gjatë këtyre ditëve të fundit në takimet që kam pasur me ta”, thotë Qeriqi për Gazetën InfoPress.

Ish-epror i lartë i UÇK-TMK-G2, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, NaimMiftari pohon se, në rast lufte me forcat ushtarake policore apo mercenare serbo – ruse prap në ballë të luftës dhe në vijen e parë do të jenë qindra ish pjesëtar të UÇK-së dhe FARK-ut, së bashku me Policinë e Kosovës.

“Mos të harrojmë se nga afër 14.000 veteranë shumica janë të paarmatosur dhe ata qindra pjesëtar që kanë armë, i kanë kanë armët e vjetra dhe jo për luftë si dhe kanë pak municione, por përsëri do të merrnin pjesë në luftë kundër forcave serbe dhe kundër cdo kujt që e rrezikon shtetin dhe popullin tonë”, thotë Miftari.

Ai thotë se, 50 mijë veteranët janë të politikës që shumica prej tyre i kanë ble me para certifikatat e veteranit nga komandantët e korruptuar dhe komandantët politik. “Nga këta “luftëtar”mos të preket askush se këta “trima” dhe “luana” të pas luftës nuk do të i shihni në front apo duke ndihmuar luftën por do të jenë duke ikur në Shqipëri apo Maqedoni”, thotë Miftari për Gazetën InfoPress.

Sipas tij, atdhedashuria, guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe vetën për atdhe nuk mund të blehet me para sic i kanë blerë certifikatat e veteranëve.

“Shtetit të Kosovës i duhet urgjent Ushtria dhe armatosja moderne për luftë, në rast nevoje, se pa ushtri dhe pa polici dhe rezervista ushtarak nuk është e mundur mbrojtja efikase, por politikanët tanë janë duke u pasuruar për veti dhe nuk kanë kohë me përgatit vendin në rast krizash apo luftërash me shtetet armike”, përfundon Miftari./Gazeta Infopress

EKSLUZIVE/ “E vërteta për BDI-në” – keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” – Gostivar

Në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, përfaqësuesit e Ndërmarrjes publike “Parkingje publike dhe gjelbërime” – Gostivar, sot në një konferencë për shtyp shpalosën keqpërdorimet e bëra në këtë ndërmarrje nga udhëheqësia e kaluar.

Konferencën për shtyp jua përcjellim në mënyrë integrale.

“Në kuadër të fushatës te filluar nga kryetari Arben Taravari ‘’E vërteta për BDI-në ‘’ sot do të fokusohemi në Ndërmarrjen Publike ’’Parkingjet publike dhe gjelbërimi” – Gostivar.

Në bazë të revizionit të brendshëm në këtë ndërmarrje, janë konstatuar disa shkelje dhe parregullsi procedurale:

– Borxhe të trashëguara në vlerë prej 5.250.452.00 apo 85.500 euro, borxhe që kanë ngelur për shkak të investimeve joproduktive ose jokapitale, por vetëm ndaj firmave që kanë fituar tenderët. Tatimi personal i rrogave i papaguar nga janari e deri ne shtator të viti 2017 në vlerë prej 501.485,00 denarë, është lënë pas dore për arsye të panjohura edhe pse ka pas mjete të mjaftueshme për pagesën e së njëjjtës.

-Kontrata e lidhur për partneritet privato-publik për parkim zonal me ndërmarrjen Duna Kompjuters SHPK Shkup e lidhur më datë 14.11.2014 me NP Komunalec dhe me aneks kontratën që ka trashëguar kjo ndërmarrje e lidhur me datë 06.10.2015 ku në këtë kontratë në nenin 9 është paraparë ndarja me 62% neto për Ndërmarrjen Publike dhe 38% neto për Duna Kompjuters SHPK, por gjatë gjithë kohës ndarja është bërë në bruto për arsye që nuk i dimë dhe nga kjo është dëmtuar buxheti i ndërmarrjes me nga 300.000 den (5000 euro) për çdo muaj që kanë shkuar në favor të Duna Kompjuters. E njëjta kontratë është nënshkruar nga vetë Ndërmarrja dhe është bërë shkelje nga e njëjta. Ne punojmë për eliminimin e këtyre parregullsive.

– Derisa në kuadër të Ndërmarrjes Publike funksionon edhe sektori për gjelbërimit (dhe kemi të sistemuar punëtor dhe posedojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e veprimtarisë për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërimit) edhe pse posedojmë mjetet e nevojshme dhe punëtor, është hapur tender nga ana e ndërmarrjes publike për rregullimin hortikulturor dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërimit, dhe e ka fituar një firmë private në vlerë prej 1.638.152 denarë më datë 24.04.2017, prej të cilave 638.152 denarë kanë qenë për furnizime dhe 1.000.000 denarë kanë qenë për mirëmbajtjen e hapësirave publike me gjelbërim, nga ku do të veçojmë se është fakturuar prerja e një druri për 15.500 denarë. Këtu është dëmtuar buxheti i NP diku rreth 1.000.000 denarë.

– Në parkingjet e tipit të mbyllur është punuar me bileta në dorë dhe pa llogari fiskale. Sa për krahasim, të hyrat mujore nga këto parkingje kanë qenë me një mesatare prej 15.000.00 denar,, ndërsa tani gjithçka është e fiskalizuar dhe të hyrat reale të atij parkingu janë me sa vijon: Nga 16 nëntori, dmth në gjysmën e dytë të muajit kur detyrën e mori udhëheqësia e re aktuale, janë regjistruar të hyra 33.000,00 denarë, për muajin Dhjetor 100.000.00 denarë dhe deri këto dy javë të para të janarit më datë 16.01.2018 është 129.290.00 denarë, që nënkupton se të ardhurat janë ritur për 660%. I mbetet ish drejtorit që të japë sqarim për se të hyrat kanë qenë aq të ulëta përderisa kapaciteti real i atyre parkingjeve flet ndryshe.”

BDI e uron Lëvizjen BESA?!

Anëtari i BESËS Kastriot Rexhepi ka thënë është e pastër situata sa i takon legalitetit dhe legjitimitetit në këtë subjekt, ndërsa vulat qëndrojnë në parti.

“Vendi ku bëhet shkarkimi, zgjedhja e kryetarit dhe organeve partiake bëhet në Kongres, nuk bëhet në pres konferenca apo nëpër zyra paralele”, ka thënë Rexhepi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.
Në këtë emision të pranishëm kanë qenë edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi dhe opinionisti Qenan Aliu.
“Uroj që fërkimet dhe përçarjet të mos thellohen në BESA, të mos ndodhin dy Kongrese siç janë paralajmërimet dhe të bashkohen.

Mbetja bosh e skenës politike shqiptare pa opozitën do ishte akomodim i tejskajshëm i elitës politike pa konkurrencë”, ka thënë Xhevat Ademi, transmeton Medial.mk.

“Sa më shumë që BDI thërret që të unifikohet opozita shqiptare, ata aq më tepër po përçahen…”, ka thënë nga ana tjetër Qenan Aliu.

Kastriot Myftaraj: Nëse Erodgan vjen në Shqipëri do ta vras, shikoni qfar urrejtje ka ndaj islamit (VIDEO)

Në emisionin e A kanë një fe apo një ideal të vërtetë shqiptarët“ (9 janar 2018) te realizuar ne oranews nga Artur Zhei.

Islamofobi më i madh shqiptar Kastriot Myftaraj, kërcnon se do ta vras Erdoganin vet apo edhe do të organizoj vrasjen e tij poqese është nevoja.

Ai njihet edhe për deklarat e tij kundër islamit.

Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për artikujt e tij kontrovers, ka propozuar që të hidhen bomba atomike në Medinë e Mekë, për ta zgjidhur “problemin e botës me Islamin”.

Ai ka ngritur paralele mes Hiroshimës & Nagasakit me Mekën & Medinën, në shkrimin që mund ta lexoni më poshtë.

Problemi i botës me Islamin zgjidhet duke u bërë Meka “Hiroshima” dhe Medina “Nagasaki”

Sulejman Rushiti/ Këtu paradoksalisht, të parët e implementojnë ligjin ata që janë kundër tij! (FOTO)

Оваа е стварно земја на чудата. Тука парадоксално, први го имплементираат законот тие што се против него!

Ky është me të vërtetë vend i çudirave.

Këtu paradoksalisht, të parët e implementojnë ligjin ata që janë kundër tij!

Këto janë autoblindat e para që FSK pritet t’i marr këtë vit (Foto)

Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit pritet të pajiset me autoblinda e para të modelit amerikan HMMW.

10 autoblinda “Humwie” pritet të hyjnë në inventarin e FSK-së e cila sivjet është në pritje të një vendimi politik për të marrë detyrat e një ushtrie që i takojnë.

Ministria e Forcës së Sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka konfirmuar se ka bërë planifikimin buxhetor për blerjen e tyre.

“MFSK/FSK për vitin fiskal 2018 ka paraparë blerjen e automjeteve të blinduara dhe kjo, pra blerja do të zhvillohet sipas procedurave të prokurimit”, thuhet në përgjigje.

Në fakt kërkesa për blerjen e këtyre autoblindave ishte bërë gjatë vitit 2017, por që ishte anuluar ky tender për shkak se kompania amerikane kishte njoftuar se prodhimi i autoblindave të porositura nuk mund të nis deri në muajin maj të 2018-ës.

Në një përgjigje të Ministrisë së FSK-së, dhënë për Indeksonline, thuhej se për shkak se kjo datë tejkalonte vitin fiskal 2017, ata kanë qenë të obliguar ta ndërpresin procedurën tenderuese dhe për këtë është njoftuar edhe prodhuesi dhe institucionet tona përkatëse.

“Ju njoftojmë se është ndërprerë procedura e prokurimit për blerjen e automjeteve taktike të blinduara të tipit HMMW, për shkak të informacionit të marrë nga prodhuesi në SHBA, se ai për shkak të procedura administrative dhe lejes së eksportit, distribuimin e automjeteve nuk mund ta bëjë para 23 majit 2018. Për shkak se kjo datë tejkalon vitin fiskal 2017, kemi qenë të obliguar ta ndërpresim procedurën tenderuese dhe për këtë kemi njoftuar prodhuesin dhe institucionet tona përkatëse”,

Sipas tyre i tërë procesi ishte realizuar në pajtueshmëri me këshilltarët e NATO-s, dhe autoritetet vendore.

“I tërë ky proces është realizuar në pajtueshmëri të plotë të ministrit të FSK-së, komandantit të FSK-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sipas rekomandimeve të Komisionit Vlerësues, i cili gjatë tërë kohës ka qenë i monitoruar nga dy këshilltar të NATO-s, ekspert për prokurim dhe logjistikë”, thuhej në përgjigje

Vlera e atëhershme e kësaj porosie ishte prej 3.85 milion eurove, e paraparë për këtë aktivitet të prokurimit, e cila më pas ishte deklaruar si kursim buxhetor. /Indeksonline/ (A.B)

Gjenerali serb: Pas vrasjes së Oliver Ivanoviç nuk qëndrojnë shqiptarët…

Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, me siguri nuk qëndron faktori shqiptar.

Deklarata e Stojanoviç është bërë për mediet serbe, dhe në shqip e sjell “Zeri.info”.

“Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviç.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, ka komentuar Gjenerali serb.

BORË E MADHE NË KËTË PJESË TË KOSOVËS, JA DERI NË SA CENTIMETRA KA ARRITUR (FOTO)

Reshje të mëdha kanë filluar të rënë në Komunën e Dragashit në Kosovë. Kjo bardhësi i ka dhënë pamje të bukura këtij vendi.

Sipas një lexuesi të Indeksonline mësojmë se bora që ka rënë në Dragash qëndron mbi 50 centimetra e trashë.

Më poshtë iu sjellim disa fotografi me këto pamje të bukura të Dragashit:

Ky është aktori më i ri i ‘O sa mirë’ që do të luajë rolin e tetovarit

Seriali i njohur “O Sa Mirë” po sjell nga java në javë episode të reja komike.

Aktorët e këtij seriali kanë fituar tashmë famë, dhe janë të pëlqyer dhe të ndjekur në masë të madhe nga publiku.

Telegrafi mëson se aktori në fjalë quhet Muzbajdin Qamili, dhe në “O Sa Mirë” do të luajë rolin e tetovarit.

Muzbajdin Qamili, aktori më i ri i serialit “O Sa Mirë”

Do të ndërtohet qytet i ri në Maqedoni

Ajri i ndotur në Shkup e riktheu në tavolinë ndërtimin e qytetit të ri afër Sveti Nikollës. Fillimisht qyteti do të duhet të shtrihet në hapësirë prej 500 hektarësh.

Lokacioni është afër fshatit Malino, ose më ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip, do të jetë vetëm 20 minuta larg kryeqytetit.

Qyteti do të duhej të mbledh qytetarët që punojnë në kryeqytet ndërkaq do të donin të jetojnë në një ambient të pastër.

BDI e uron Lëvizjen BESA?!

Anëtari i BESËS Kastriot Rexhepi ka thënë është e pastër situata sa i takon legalitetit dhe legjitimitetit në këtë subjekt, ndërsa vulat qëndrojnë në parti.

“Vendi ku bëhet shkarkimi, zgjedhja e kryetarit dhe organeve partiake bëhet në Kongres, nuk bëhet në pres konferenca apo nëpër zyra paralele”, ka thënë Rexhepi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Në këtë emision të pranishëm kanë qenë edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi dhe opinionisti Qenan Aliu.

“Uroj që fërkimet dhe përçarjet të mos thellohen në BESA, të mos ndodhin dy Kongrese siç janë paralajmërimet dhe të bashkohen. Mbetja bosh e skenës politike shqiptare pa opozitën do ishte akomodim i tejskajshëm i elitës politike pa konkurrencë”, ka thënë Xhevat Ademi, transmeton Medial.mk.

“Sa më shumë që BDI thërret që të unifikohet opozita shqiptare, ata aq më tepër po përçahen…”, ka thënë nga ana tjetër Qenan Aliu

Ka ndërruar jetë Bekimi 39 vjeçar në burgun e Idrizovës, ja mbiemri i tij!

Bekim Demir, 39 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës në burguen e Idrizovës, vetëm disa ditë para se të dalë në liri. Ai është i burgosuri i tetë që ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në vitin 2017 dhe romi i katërt qëka ndërruar jetë në burgjet e Maqedonisë vetëm për 9 muaj, thonë nga Qendra evropiane për të drejtat e Romëve me seli në Budapest.

Nga QEDR njoftuan se rastin e tij do ta nxjerrin para gjykatës, si pjesë e padisë kolektive lkundër Drejtorisë për realizim të sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë, që përfshin vdekjen e tre romëve tjerë në burgje, raporton Nova.tv.

“Sërish rrethanat për vdekjen e një romi janë të dyshimta dhe të pasigurta. Familja e Bekimit ka pranuar thirrje telefonike prej tij ditën që ka ndërruar jetë. Ai u ka thënë se ka vështirësi gjatë frymëmarrjes pasi mjeku i burgut ia ka dhënë dy injeksione prej të cilave është ndier i paralizuar. E ka lutur familjen e tij që të vijë dhe ta shpëtojë”, transmeton Gazeta Lajm.

Bekimi ka vuajtur dënimin tre vjeçar me burg për shkak të vjedhjes dhe nuk ka pasur probleme më serioze shëndetësore para se të pranohet në burgun e Idrizovës, ku gjatë vizitave familja e tij ka vërejtur se me kalimin e kohës gjendja e tij po përkeqësohet. Ai ka dy vajza në moshë 4 dhe 12 vjeçare.

Tetovari e merr nuse me zor vajzën nga Gostivari, e liron policia!

SPB e Tetovës ka ngritur padi penale kundër 20 vjeçarit e iniciale M.F. nga fshati Pirok i Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “privim antiligjor nga liria”. Sipas policisë, M.F. me datë 06.10.2017 rreth orës 12 në Gostivar, pas kërcënimeve të drejtuara ndaj vajzës 18 vjeçare me iniciale Е.А. nga fshati Senokos, e ka bindur të futet në taksi, me ç’rast janë nisur në shtëpinë e të pandehurit. Pasi kanë arritur, djaloshi i ka thënë vajzës Е.А. se do të jetë bashkëshortja e tij dhe e ka mbajtur në shtëpi deri më datë 15.11.2017. Në atë datë, vajza ka arritur t’i paraqitet babait të saj nga celulari i babait të djaloshit që e ka mbajtur në shtëpi. Pas pak kohe, prindërit dhe vëllau në shoqërim të policisë kanë arritur në fshatin Pirok dhe e kanë marrë vajzën.(INA)

Përgatiten dy modele për fondin pensional (VIDEO)

Qeveria dhe ekspertët ekonomik janë duke përgatitur dy modele për stabilizimin e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor. Analiza e ekipit profesionist ka treguar se “ilaçi” për arkën e Fondit është në rritjen e kontributeve dhe kufirit të moshës për dalje në pension.

Nëse vendosim që barrën ta mbajë vetëm njëri grup, atëherë ne kemi nevojë për ndryshime më të mëdha. Për shembull, kontributet duhet të rriten prej 18 në 22% apo kufiri i moshës nga 62 dhe 64 siç është aktualisht, të jetë 64 dhe 66 vjet apo përfshirjet të jenë më të vogla, por nga ana tjetër barrën ta mbajnë të gjitha palët e prekura- tha ekspertja ekonomike Blagica Petreski.

Petreski thotë se nëse zbatohet ky model i kombinuar, në afat prej pesë deri dhjetë vite, do të stabilizohet gjendja në FSPI ndërsa shteti do të kishte mundësinë edhe t’i rrit pensionet sepse pritet edhe rritje e shkallës së punësisë. Analiza e ekspertëve ka vërtetuar edhe se deficiti i Fondit është bërë me masat anti- krizë të cilat i ndërmori qeveria e Nikola Gruevskit gjegjësisht si masë kundër krizës, nga 20 i uli përqindjet e kontributeve në 18 përqind.

Ajo që është bërë, ka qenë e paqëndrueshme. Kur rriten pensionet, nuk mund të rritet kontributi ndërsa shteti është social kurse sistemi solidar. Dhe nuk mund të ketë 5% rritje paushall të pensioneve nëse nuk kemi kurrfarë rritje të pagave apo shpenzimeve të jetesës. Këto masa paushall do t’i shfuqizojmë ndërsa do të ketë pako masash tjera që do ta stabilizojnë Fondin- deklaroi ministrja e Punës, Mila Carovska.

Për 16 vite, deficiti në FSPI është rritur për 22 miliardë denarë të plota. Nëse në vitin 2000, vrima në arkën e Fondit ka qenë 4 miliardë denarë, në vitin 2016, kjo shifër është 26 miliardë. Njëzet e gjashtë miliardë denarë është vrima buxhetore në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor, ose rreth 10% nga PBV-ja. Mungesën e këtyre mjeteve çdo vit e mbush Qeveria me mjete nga arka e shtetit. Pakoja e plotë me masa dhe hapa që do të ndërmerren, duhet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit./Alsat-M

Erdogan: Lëreni alkoolin, pija jonë nacionale është ‘ajrani’ (Video)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po vazhdon luftën e tij kundër alkoolit.

Së fundmi, ai ka paralajmëruar rritjen e taksave për alkoolin.

Në një video të postuar nga DË, shihet se si Erdogan konsumon ‘ajron’ para audiencës.

“Nuk ka rëndësi çka thonë ata, pija nacionale e Turqisë është ajrani”, thotë Erdogani./Periskopi/

Homebrewing Beer in Turkey

Turkey’s President Erdogan is cracking down on alcohol with higher taxes. But local beer enthusiasts are fighting back: they have started brewing their own beer at home.

Posted by DW Stories on Wednesday, 17 January 2018

Qytetari i kërkon ndihmë ekonomike, Rama: Kur të më tregosh si i gjen paratë për iPhone e për…

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në faqen e tij në “Facebook”. Pas një fotoje të publikuar të një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, një qytetar i ankohet Ramës se jo vetëm që nuk gjen punë por edhe se nuk i japin ndihmën ekonomike pavarësisht se të ardhurat i ka zero lekë. Përgjigjja e kryeministrit është padyshim mbresëlënëse.

Rama i kërkon t’i tregojë se ku i gjen paratë për iPhone, internet dhe kafe në mes të qytetit e më pas do ta kuptojë pse kërkon atë që nuk i takon. Ndërsa një komentuesi tjetër që flet për problemet e mjekësisë, i cili me sa duket është i ri, i këshillon të shkojë në shkollë.

REPLIKAT
Komentues 1: Edhe një herë po ta them shih njerëzit në nevojë siç është rasti im me të ardhura mujore zero lek, ti punë jo që jo por edhe ndihmën ekonomike nuk ta jep pasi nuk e lejonka sistemi sipas drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, lëri selfiet e mjekëve, por merru me njerëzit në nevojë, sa herë duhet ta përsëris.

Edi Rama: Kur të më tregosh me shkrim këtu si i gjen paratë për ajfon e për internet e për kafe në mes të qytetit, atëherë do ta kuptosh edhe vetë pse kërkon atë që s’të takon, ndërkohë që për punë shko tek zyra e punës por ama mos i bëj naze ofertave siç bëjnë disa që thonë unë dua punë po e dua në shtet😉

Komentues 2: Shëndetësia falas? Ore e bëjnë operacionin se atë zanat kanë por si i bëhet atyre që thonë: “Eja te klinika ime private se s’ka laboratorë në shtet, apo s’kemi anestezi, shko merr medikamentin filan farmaci e lloj-lloj justifikimesh? Rritjuni rrogat atyre ju, rritjuni rrogat… Se na nxjerrin në dritë ata ne… Të shohin nga xhepat e s’të pranojnë analizat e bëra në shtet vetëm ti bësh ku duan ata! Në fund? haha ikin drejt vendeve në zhvillim si Gjermania e i bëjnë goolin Shqipërisë!

Edi Rama: Shko në shkollë xhan shko në shkollë?!

(m.k/BalkanWeb)

YouTube ngre “stekën” për krijuesit e rinj. Ja kushtet e parashtruara për të përfituar financiarisht

YouTube ka shtuat kriteret që krijuesit dhe muzikantët duhet të përmbushin për të fituar para me videot që ata postojnë. YouTube thotë se ndryshimet janë ideuar për “të parandaluar që interpretuesit e këqinj të dëmtojnë krijuesit origjinalë në mbarë botën që jetojnë me të ardhura nga Youtube”. Krijuesve dhe artistëve të rinj, do t’u duhet më shumë kohë për të përfituar finaciaisht nga kanalet e tyre në Youtube.

YouTube thotë se, ndërkohë që këto ndryshime do të ndikojnë në një numër të konsiderueshëm kanalesh, 99% e të prekurve përfitonin më pak se 100 dollarë në vit, gjatë vitit të shkuar. Pra rëndësia e tyre në treg është minimale dhe sigurisht që nuk jetojnë nëpërmjet kësaj pune. Por muzikantëve dhe krijuesve rishtar, që edhe çikërimat me të drejtë, u dhimsen, do t’u duhet më shumë kohë për të marrë përfitime financiare, nëpërmjet YouTube.

Por në rastin se materialet e tyre trasferohen në kanale të mëdha siç është edhe Arkiva Shqip, përfitimet e tyre do vijonë si më parë.

Më 20 shkurt, YouTube do të zbatojë këtë rregull të ri për të gjithë kanalet ekzistuese në platformë, të cilave do tu lejohet një periudhë 30 ditore, që të mund të organizojnë ndryshe krijimtarinë e tyre. Pas kësaj periudhe, kanalet me më pak se 1.000 abonentë ose 4.000 orë ndjekshmërie nuk do të përfitojnë më financiarisht. Pasi t’i përmbushin këto kritere, pra të arrijnë 1,000 subs dhe 4.000 orë shikimi, automatikisht do të rivlerësohen sipas normave strikte për të siguruar që ato të jenë në përputhje me politikat e YouTube.

Kanaleve të reja u duhet një aplikim i veçantë i cili do merret parasysh pas përmbushjes së kushteve të mësipërme./Arkivashqip

Burimi i lajmit: http://www.hypebot.com/hypebot/2018/01/youtube-changes-rules-no-monetization-of-new-artists.html

Në Manastir rrespektohet dygjuhësia “Vdekje për shqiptarët” parim i maqedonasve (FOTO)

Maqedonasit bëjnë thirrje raciste në dy gjuhë

Ka pushtuar rrjetet sociale një foto nga qyteti i Manastirit, ku në një mur shkruan “Vdekje për shqiptarët”.

Grafiti është shkruar në dy gjuhë, si ironi për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

Thirrjet raciste në Maqedoni po marrin hov në Maqedoni, pas miratimit të ligjit për gjuhët, si përmes grafiteve ashtu edhe nëpërmes intelektualëve maqedonas.

Merr fund dashuria FB-Media. Zuckerberg trondit botën e gazetarisë

Fejsbuku ka inkurajuar mjetet e informimit që të jenë të varura nga platforma. Kur u propozoi që të përdorin Instant Articles, ato e bënë. Kur i inkurajoi të prodhojnë video, e bënë, duke përdorur para për këtë qëllim. Dhe tani, pasi shfrytëzoi besimin e tyre, Fejsbuku u kthen shpinën. Duke i dhënë më pak hapësirë gazetarisë në newsfeed, do të reduktojë ndjeshëm trafikun dhe paratë drejt mjeteve të informimit. Për mediat do të jetë një goditje e fortë, por do të jetë edhe një gjë e mirë. Dhe në një farë kuptimi, shtypi është i vetëdijshëm.

Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh.

Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në mënyrë radikale vlerën e reklamave digjitale, nga e cila varet tashmë mbijetesa e mjeteve të informimit. Ka ndikuar thellë në zakonet e leximit të lexuesve të tij, pra kavieve të laboratorit të eksperimentit të tij të madh, duke i manipuluar në mënyrë konstante dhe duke i ushqyer me një fluks të vazhdueshëm “llozhurash”, për t’i bërë të qëndrojnë më shumë në faqe. Në një farë mënyre ka dëmtuar edhe demokracinë në SHBA, duke bërë sikur asgjë nuk po ndodhte, ndërkohë që një armik i huaj përdorte platformën e tij për të krijuar një instrument efiçient, për të përhapur gënjeshtra dhe propagandë politike. Dhe tani, me vendimin për të hequr një pjesë të mirë të lajmeve nga newsfeed, ka vendosur të pështjellojë edhe faqen e vet.

Ky transformim radikal është një pranim i humbjes. Në një pikë të caktuar të ngjitjes së rrjetit social, që ka më shumë se dy miliard përdorues, Zuckerbergut do i ketë ardhur një zbulesë: në këtë moment, Fejsbuku është botuesi më i madh në botë. Në fillim ishte e qartë për të gjithë, përveç se për Fejsbukun, që ndoshta ka bërë gjoja sikur nuk kuptonte. Kompania përshkruhet si një instrument i thjeshtë dhe këmbëngul se nuk ka asnjë rol në organizimin e lajmeve që përhap – a thua nuk ishte duke imponuar vlera e veta në newsfeed, a thua nuk po impononte një hierarki për gjërat që donte të shfaqte. Ky pozicion, që donte të theksonte neutralitetin e Fejsbukut, nuk mund të qëndrojë përballë një analize të vëmendshme. Dhe pas zgjedhjes së Donald Trump, analiza të tilla ka patur shumë.

Por Zuckerbergu ka shfrytëzuar gjithmonë kapacitetin për të transformuar faqen, kur është momenti. Menjëherë pas zgjedhjeve, përballë kritikave shumë të forta, Fejsbuku ndryshoi strategji. Filloi të sillet sikur të donte të merrte përgjegjësi, dhe bëri të besohet se do të ndryshonte algoritmet e veta, për të zgjedhur më me kujdes përmbajtjen që do të shfaqte. Do të fillonte duke ndarë lajmet e rreme nga realiteti.

Bëhej fjalë për një ndryshim të rekomandueshëm të politikave të tij. Lajmet e rreme janë një plagë e vërtetë, kështu që, kishte kuptim që Fejsbuku të merrej seriozisht. Por kishte një rrezik evident, në faktin që Fejsbuku sillej si një gazetë. Fejsbuku boton opinionet e përdoruesve të vet, dhe nuk është e thjeshtë të gjykosh në mënyrë objektive opinionet. Askush nuk dëshiron të besojë se po përhap lajme të rreme. Dhe Fejsbuku nuk ka interes t’u thotë përdoruesve të tij besnikë, se zjedhjet e tyre politike bazohen në gënjeshtra dhe broçkulla.

Por Fejsbuku kishte edhe një tjetër problem. Kompania thotë se misioni i saj është që të shtojë komunikimin në botë. Fakti është që, bota është e mbushur me shtete autoritare. Nëse do të fillonte të seleksiononte opinionit dhe të hiqte përmbajtje mbi bazën e besueshmërisë, do të humbiste mbrojtjen e vet parësore kundër presionit të diktaturave. Qeveritë do të donin që Fejsbuku t’i jepte fund disa bisedave të rrezikshme. Por Fejsbuku u rezistoi këtyre presioneve, në emër të neutralitetit. Një ndryshim i politikave të tij, marrja e përgjegjësive të reja, do u jepte krerëve më të këqinj të shteteve në botë, shansin për t’i kërkuar Fejsbukut që të eleminonte “gënjeshtrat” që përhapen prej disidentëve.

Nuk ka mënyrë për të fshirë dëmet që Fejsbuku ka bërë në vitet e fundit. E megjithatë, Mark Zuckerberg ka marrë një vendim: të rikthejë kompaninë e tij në origjinë, një rrjet social pa përmbajtje gazetareske dhe propagandë politike. Fejsbuk do të rikthehet të merret mbi të gjitha, me vuajtjen që provokon banaliteti i pushimeve tona, mediokriteti relativ i bijve tanë, dhe do të na shtyjë të ndajmë gjithnjë e më shumë informacione private. Por kostoja sociale e ankthit që shkakton Fejsbuku, është më e ulët se sa kostoja politike që buron nga një informacion i filtruar.

Zuckerbergu do e konsiderojë të padrejtë, që të mos marrë të gjithë elozhet që ai mendon se meriton. Në ditët e adhshme do të jetë shënjestra e mjeteve të informimit. Shumëkush do të dënojë aktin kapriçioz të vendimit të tij. Dhe disa prej këtyre kritikave do të përmbajnë një pjesë të së vërtetës.

Fejsbuku ka inkurajuar mjetet e informimit që të jenë të varura nga platforma. Kur u propozoi që të përdorin Instant Articles, ato e bënë. Kur i inkurajoi të prodhojnë video, e bënë, duke përdorur para për këtë qëllim. Dhe tani, pasi shfrytëzoi besimin e tyre, Fejsbuku u kthen shpinën. Duke i dhënë më pak hapësirë gazetarisë në newsfeed, do të reduktojë ndjeshëm trafikun dhe paratë drejt mjeteve të informimit.

Për mediat do të jetë një goditje e fortë, por do të jetë edhe një gjë e mirë. Dhe në një farë kuptimi, shtypi është i vetëdijshëm. Mbulimi armiqësor ndaj Silicon Valleyt në këta muajt e fundit është refleks i një lloj psikodrame. Për vite të tërë gazetat kanë qenë të varura nga Fejsbuk dhe Google, pa shfaqur shumë pendesë. Me zgjedhjen e Trumpit, i gjithë zemërimi që për një kohë të gjatë ishte orientuar tek gazetat, gjeti një valvul shfryrjeje. Papritur, ishte e pranueshme t’i turreshin Fejsbukut dhe Google.

Por në vend që të hidhen sërish kundër Fejsbukut, mjetet e informimit duhet ta falënderojnë. Fejsbuku sapo u bëri një nder të madh. I detyroi të pranojnë faktin se reklamat dhe trafiku në internet nuk do të mbajnë kurrë gazetarinë, mbi të gjitha nëse ai trafik vjen nga kompani që duan të mbajnë për vete të gjitha paratë që vijnë nga reklamat. Gazetat nuk mund ta ndryshojnë këtë realitet, por nuk duan të bëjnë përpjekjet që burojnë nga ky tranzicion. Dhe kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja për të shfrytëzuar Fejsbukun, që të kenë më shumë dukshmëri. Tani Zuckerbergu e përmbysi edhe këtë, duke i çliruar mjetet e informimit nga një iluzion, prej të cilit duhej të kishin hequr dorë shumë kohë më parë. / Burimi: The Atlantic – Bota.al

Kumanovari e rreh farmacistin e bën për në spital të Shkupit, veç pse nuk i dha “diazepam”

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 30 vjeçarit S.S. nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas policisë, S.S. më datë 28.12.2017 rreth orës 11 në një barnatore në rrugën “Veselin Maslesha” fizikisht e ka sulmaur të punësuarin në barnatore D.Gj. (43) për shkak se nuk i ka dhënë ampula “Diazepam” pa recetë. Pasi i punësuari nuk ia ka dhënë ampulat, S.S. ka dalë jashtë dhe me një gur e ka thyer dritaren e barnatores, e më pas fizikisht e ka sulmuar të punësuarin, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Lajm.

D.Gj. është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, por më pas për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën emegjente në klinikat e Shkupit./Almakos

Projekti/ Ja ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës, 3 firma paraqesin ofertat

Kryeministri Edi Rama bëri pubik lajmin për ofertën zyrtare për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës por pa dhënë detaje. Rama tha se deri në qershor do të çelet kantieri. Lidhur me projektin në fjalë ka dhënë disa informacione Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria e Infrastrukturës jep detaje të tjera për projektin gjigand.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit, aeroporti mendohet te ndërtohet në zonën e Akërnisë.

Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore. Investimi do jetë privat, pra jo me të ardhurat nga buxheti i shtetit./Njekomb

Digjet flamuri i NATO-s në protestën e Shkupit

Në protestat anti- NATO para Parlamentit, demonstratët e djegën flamurin e NATO-s.

Kurse para Parlamentit në protestë dolën dy grupe të cilat protestonin për arsye të ndryshme.

Nga partia e Majtë ishin organizuar protestantë që të tregojnë paknaqësinë nga integrimi i Maqedonisë në NATO, ku në parrulat e tyre shkruante “Kundër luftës për profite”

Protestuesit e tjerë protestuan kundër ndërrimit të emrit, kundër Ligjit për gjuhët dhe kundër marrëveshjes me Bullgarinë.

Ndërsa në protest morën pjesë edhe ish deputetja Solza Grçeva dhe Filip Petrovski

Drunjtë bien mbi vetura në Gjermani (Foto)

Stuhitë e fuqishme kanë goditur gjithë Evropën. Përpos Holandës ku qytetarët e patën të pamundur edhe të ecnin shesheve, në Gjermani janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Një lexuese e Indeksonline nga Gjermania ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet se si veturat kanë përfunduar nën drunjtë e rrënuar.

Erërat kanë qenë shumë shqetësuese për të gjithë banorët e Duissburg-ut dhe shumë vendeve të tjera në Gjermani.

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” rifillon më 12 shkurt

Më 15 shkurt në seancë gjyqësore duhet të paraqiten të akuzuarit për rastin “Monstra”, të cilët do të gjykohen nga fillimi për rastin e vrasjes së pesë personave më 12 prill të vitit 2012, te Liqeni i Smillkovës.

Procesi gjyqësor do të ketë fillim të ri, me gjykatësin Ognen Stavrev, sepse Gjykata Supreme i shfuqizoi aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe e ktheu lëndën në rigjykim, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike.

Pas këtij vendimi, Gjykata Supreme vendosi edhe për lirimin e të burgosurve Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Ajdari dhe caktoi masa të kujdesit, gjegjësisht nuk mund të largohen nga qyteti ku jetojnë, ndërsa kanë obligim që dy herë në javë të paraqiten në Gjykatë Themelore Shkupi 1.

Për Halil Demirin dhe Afrim Ismailoviq ka fletë arrest ndërkombëtar, persona që disa vite ndodhen në Kosovë. Nga Prokuroria thonë se ata do të jenë aktiv derisa të vërtetohet se ku ndodhen këto të akuzuar. Demiri dhe Ismailoviq ishin kapur në Kosovë, por autoritetet e Republikës së Kosovës refuzuan kërkesën për ekstradim, sepse nuk janë dorëzuar dëshmi të mjaftueshme për involvimin e tyre në këtë rast.

Sipas avokatit Naser Raufi, është e nevojshme të ndryshohet akuza dhe vlerëson se kanë të drejtë të kërkojnë që rasti të kthehet në fazë të hetimit, sepse sipas vërejtjeve të Gjykatës Supreme ka pasur lëshime në procesin e hetimit./Telegrafi/

Arrestohet krimineli rekorder në Maqedoni, ka kryer 70 vepra penale!

Zv/Ministri Agim Nuhiu vitin 2018 e shpalli vitin per krijimin e nje fronti me te fuqishem per te luftuar çdo pofil te krimit! Sektori i puneve te brendshme – Tetove eshte duke i goditur fuqishem barret e nates, bastoret sportive, perdorimin dhe tregtine me substanca narkotike, etj.

Mbrëmë është kapur personi I.XH. i cili ka kryer reth 70 vepra penale ( si dhe 5 vepra penale nga viti 2016) prej të cilave në rajonin e SPB Tetovë ( Tetovë dhe Gostivar) gjithsej 35 vepra penale, prej të cilave 34 vjedhje të rënda , 8 përpjekje për vjedhje dhe 3 marrje të automjetit, si dhe në rajonin e SPB Manastir (Manastir dhe Resnjë) të kryera janë 6 vepra penale prej të cilave 3 janë vjedhje të rënda dhe 3 përpjekje për vjedhje të rënda ( si dhe 5 vepra penale vjedhje e rënda nga viti 2016) dhe në rajonin e SPB Ohrit ( Ohër, Strugë dhe Kërçove) ka kryer 29 vepra penale, prej të cila 19 janë vjedhje të rënda, 7 përpjekje për vjedhje të rënda, 1 vjedhje dhe 2 vepra penale marrje e automjetit .

Njeriu që vodhi 500 mijë dollarë dhe nuk u pa kurrë më, ka disa teori rreth zhdukjes së tij!

Bill Brennan më 22 shtator 1992 erdhi në Stardust Casino në Las Vegas, duke u lajmëruar në punë sikurse çdo ditë tjetër.

Por, kur atë mëngjes shkoi në shtëpi me vete mori 500 mijë dollarë në para kesh dhe çipa.

Megjithëse plaçkitja si e tillë nuk është e pazakontë, ajo që e bën tërë çështjen interesante është se asnjë nga kamerat e shumta të vëzhgimit nuk e ka regjistruar, dhe menaxhmenti i kompanisë nuk kishte idenë se punëtori i tyre i vjetër do të vidhte aq shumë para.

Brennan për të ardhur deri te pasuria nuk iu nevojite as revolja dhe as kërcënimet, por vetëm mori paratë dhe u largua.

Kjo do të ishte e pamundur të ndodhte në një kazino ku realizohet profit me qindra miliona dollarë dhe e cila ka sistemin më të mirë të mundshëm të sigurisë.

Ajo që e bën storien edhe më interesante është se Bill ende nuk është kapur deri në ditët e sotme.

Pasi në kazino kuptuan për plaçkitjen, njoftuan policinë, e cila nisi hetimet pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Dyshohet se ai kishte lidhje me një klient të rregullt të kazinosë, pasi disa javë pasi ishte zhdukur Brennan, ishte zhdukur edhe miku i tij.

Shumë mendonin se të dy ata kishin planifikuar bashkërisht plaçkitjen, e cila është një zgjidhje e mundshme.

Lojtari i pasur mund të kishte të bënte me krimin e organizuar dhe Brennan ishte një njeri i dobishëm brenda për të kryer krimin.

Partnerë të përsosur – njëri vjedh paratë dhe tjetri ia mundëson ndërrimin e identitetit.

Megjithatë, edhe sot pas 26 vjetësh askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Brennan edhe më tej konsiderohet si njëri nga të arratisurit më të kërkuar në SHBA dhe ndodhet në listën e FBI-së.

Një nga teoritë është se Brennan mori dokumente të reja dhe shkoi për të jetuar diku tjetër në botë dhe për t’u kënaqur me paratë, por një tjetër teori thotë se ai kurrë nuk u largua nga qyteti dhe nuk ishte më gjallë – por mafia e përdori vetëm për të holla dhe më pas e hoqën qafesh, pasi nuk iu nevojitej më. /kp

Zejd Rexhepi sqaron edhe njëherë mbi kandidimin e tij për kryetar të Besës, ja e vërteta

Skender Rexhepi duke folur për selinë në Shkup, e cili tani po kontrollohet nga njerëzit e kryetarit të shkarkuar Bilall Kasami, tha se ata nuk kanë dashur që të përdorin dhunën në asnjë rast dhe tha se do të vije dita kur ky grup do ta lëshoj atë seli.

“Është çështje ditësh kur ata do të duhet vetvetiu pa asnjë dhunë, pa asnjë kërkesë nga jashtë ta lëshojnë atë seli. Do e braktisin selinë dhe seli do ta kthehet aty ku edhe figuron në status. Se me statut ajo zyre është seli e Lëvizjes BESA”, deklaroi Rexhepi në “Studio e Hapur” në SHENJA.

Ai shtoi se kanë angazhuar ekip juridik të cilët po merren me këtë çështje.

I pyetur se nëse do të kandidoj për kryetar të Lëvizjes BESA, ai tha se në mbledhje të kryesisë e ka thënë dhe në opinion se nuk ka aspiratë për të qenë lider i Lëvizjes BESA.

“Nuk kam aspirata për të qenë kryetar i Lëvizjes BESA, kam aspirata për të qenë në shërbim të Lëvizjes BESA. Për tre vite kam dëshmuar se unë kam mundur t’i shërbej Lëvizjes BESA dhe nuk kam përfituar as edhe një çështje politike më të vogël në Lëvizjen BESA”, tha mes tjerash Rexhepi, duke shtuar se këtë që po e thotë do të dëshmohet edhe në Kongres. /albeu.com/

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Cilat janë avantazhet që kanë nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Norvegji?

“Urime, jemi shumë të lumtur për ju. Ky është kalendari i vizitave që duhet të ndiqni. Nëse datat dhe orari nuk janë të përshtatshme, atëherë ju lutemi të na telefononi për të spostuar takimet”. Kjo është letra që çdo spital publik në Norvegji u dërgon femrave që njoftojnë mjekun e familjes se janë në pritje të një fëmije.

Pa burokraci, pa nevojën për të trokitur në dyert e spitalit, apo për të pyetur se çfarë duhet të bësh. Gjithçka ta shpjegojnë autoritetet përgjegjëse dhe çdo shërbim është falas. E vetmja gjë që mjekët nuk të tregojnë është seksi i fëmijës, pasi një normë ligjore i ndalon të tregojnë që herët nëse bebja është djalë apo vajzë, për të shmangur sa më shumë abortet.

Lindjet kryesisht bëhen në mënyrë natyrale, përveç rasteve që paraqesin probleme. Pasi lind fëmija, bashkë me nënën transferohet në një dhomë, ku janë vetëm ata të dy dhe një krevat për babain.

Sapo kthehen në shtëpi, nënave u sigurohet nga shteti ndihma praktike dhe psikologjike. Në shtëpitë ku lindin bebe trokasin menjëherë ato që quhen ‘helsesøster’, “motrat e shëndetit” të cilat i këshillojnë nënat për gjithçka.

Por kjo nuk është gjithçka! Shteti i siguron fëmijës një pagesë mujore prej 200 eurosh, të cilat hidhen në një llogari bankare në emër të fëmijës dhe që mund të hapen vetëm prej tij, kur të arrijë moshën madhore. Çdo nëne të re në Norvegji i sigurohen 6000 euro, për të përballuar shpenzimet e muajve të parë.

Me pak fjalë, Norvegjia është një shoqëri model, një lloj ëndrre për çdo femër që bëhet nënë.

Ky është gjyshi që preku zemrat e një kombi të tërë

Një i moshuar ka prekur zemrat e një kombi të tërë teksa edhe në momentet e tij më të vështira ka gjetur ngushëllim tek macja e tij. I moshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga media turke, po ndizte sobën me dru në shtëpinë e tij kur benzina ka përhapur flakët në banesë. Sipas “Sabah” ngjarja ka ndodhur në distriktin Mudurnu të Bolusë.

Fqinjët njoftuan menjëherë zjarrfikëset, të cilët mbërritën në vendngjarje dhe nisën shuarjen e flakëve. Teksa shikonte mes lotësh banesën tek i digjej, i moshuari duket se për një moment ka gjetur ngushëllim tek ledhatimi i maces së tij. Në këtë moment, një fotoreporter ka shkrepur fotot që janë shpërndarë me mijëra herë në të gjithë Turqinë duke sjellë edhe reagim të menjëhershëm të autoriteteve.

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalin, tha se kishte komunikuar me zyrën e Guvernatorit në Bolu, qytet afër Ankarasë dhe ishte vendosur që shtëpia e të moshuarit do t’i rindërtohej nga shteti. “As xhaxhai dhe as macja nuk do të kenë ftohtë”, tha ai në një tweet. Edhe Ministria turke e Familjes u zotua ta ndihmonte të moshuarin që jetonte në kushte ekstremisht të vështira.

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës!

Bekim Demir, 39 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës në burguen e Idrizovës, vetëm disa ditë para se të dalë në liri. Ai është i burgosuri i tetë që ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në vitin 2017 dhe romi i katërt qëka ndërruar jetë në burgjet e Maqedonisë vetëm për 9 muaj, thonë nga Qendra evropiane për të drejtat e Romëve me seli në Budapest.

Nga QEDR njoftuan se rastin e tij do ta nxjerrin para gjykatës, si pjesë e padisë kolektive lkundër Drejtorisë për realizim të sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë, që përfshin vdekjen e tre romëve tjerë në burgje, raporton Nova.tv.

“Sërish rrethanat për vdekjen e një romi janë të dyshimta dhe të pasigurta. Familja e Bekimit ka pranuar thirrje telefonike prej tij ditën që ka ndërruar jetë. Ai u ka thënë se ka vështirësi gjatë frymëmarrjes pasi mjeku i burgut ia ka dhënë dy injeksione prej të cilave është ndier i paralizuar. E ka lutur familjen e tij që të vijë dhe ta shpëtojë”, transmeton Gazeta Lajm.

Bekimi ka vuajtur dënimin tre vjeçar me burg për shkak të vjedhjes dhe nuk ka pasur probleme më serioze shëndetësore para se të pranohet në burgun e Idrizovës, ku gjatë vizitave familja e tij ka vërejtur se me kalimin e kohës gjendja e tij po përkeqësohet. Ai ka dy vajza në moshë 4 dhe 12 vjeçare./Ora.mk

LAJMI FUNDIT/ Shkup: Anti-NATO protestë para Kuvendit, bie një shtyllë e ndriçimit rrugor (FOTO)

Para Kuvendit të Maqedonisë është mbledhur një grup i vogël protestuesisht të cilët kanë qëndrine anti-NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia ”E Majta” është duke protestuar kundër vizitësë së Stoltenberg, por edhe aktivistja Sollza Gërçeva.

Era e fuqishme rënoi një shtyllë dhe kjo bëri që përball protestuesve të del Policia speciale për intervenuese.

Protestuesit mbanë në duar parulla kundër anëtarësimit në NATO, kundër luftërave, siç thonë për përfitime./Telegrafi/

Miran Memishi 17 Vjeçari nga Llërca e Tetovës që po premton shumë (FOTO)

Miran Memishi vjen nga f.Llërc i Tetovës lojtar i të rinjëve të K.F Shkëndija në kategorinë U17, sot përfundoi testimet në një klub gjerman në qytetin e Hamburgut na ku vërtetohet se i rou i kaloi të gjitha provat me sukses.

Miran Memishi edhe zyrtarisht e ka kaluar testin me sukses. Kurse, portali Shigjeta. net sot ekskluzivisht e ka zhvilluar edhe një intervistë, përmes së cilës i ka njoftuar tifozët e vet me yllin e ri i nga Tetova i cili po duket se premton shumë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo ishte një ëndërr e imja, por që tani shpresoj të bëhet realitet dhe me të vërtetë jam tepër i lumtur”, ishin fjalët e para të Miran Memishit, shkruan Shigjeta. net.

Lojtari i KF Shkëndija U17 ndihet krenar që me sukses ka arritur ti kalojë testimet në klubin e mirënjohur gjerman Altona93 në Hamburg të Gjermanisë.

“Kombëtarja Gjermane më pëlqen shumë. BundesLiga po ashtu. Është një ligë ku zhvillohet futboll i fortë, lojë me shpejtësi dhe shkathtësi. Në anën tjetër më pëlqen shumë filozofia dhe loja se si e zhvillojnë gjermanët në përgjithësi. Këtu nuk është si në vendet tjera, por është shumë më bukur”, ka theksuar Memishi.

17 vjeçari ua ka bërë me dije tifozëve Shqiptarë se simpatia e kahershme që kishte për BundesLigën është arsyeja kryesore që e ka shty të shkojë në “Altona93” për ti zhvilluar testimet e dhe për të treguar talentin e tij. “. Këtë sezon do ta mbyll tek Shkëndija e Tetovës nga ku edhe rrjedhin mësimet e para të tij, si dhe talenti i tij nga ku e mori kuptimin e kompletimit profesional.

I pyetur nëse Memishi mund ti bashkangjitet ekipit të Hamburgut ku edhe kaloi provat me sukses “Altona93” është përgjigjur: “Shpresoj”.

Neve na ngelet ti urojmë fat dhe suksese për ti realizuar ëndrrat e tij në fushën profesionale/Shigjeta. net

NATO njeh vetëm Ali Ahmetin, injoron Selën apo Kasamin

Ali Ahmeti mbetet lideri i vetëm i partive shqiptare në Maqedoni me të cilën NATO po realizon takime, që janë të një rëndësie të madhe për vendin. Kjo po ndodhë hiq më larg se sot me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg i cili po qëndron në takime në Shkup me krerë të lartë të vendit, njofton Medial.mk.

Mes takimeve me kryeministrin Zaev, ministrin e jashtëm Dimitrov, atë të Mbrojtjes Shekerinska po dhe kreun e VMRO-së Mickoski dhe presidentin Ivanov, Stoltenberg ka zgjedhur që prej liderëve shqiptarë të takojë vetëm të parin e BDI-së Ali Ahmeti.

Ky takim është caktuar të realizohet pasditen e sotme në Kuvend, pas mbajtjes së fjalimit të Stoltenbergut para deputetëve ku ai dha mesazhet për pretendimet e vendit për në NATO.

Edhe në të kaluarën ka qenë një situatë e tillë identike, me çka lideri i BDI-së Ahmeti është pranuar në takime në NATO nga sekretarët e përgjithshëm, si Solana, Robertson, Shefer dhe Rasmusen.

Me këtë po ngjet se zyrtari i lartë i NATO-s ka injoruar të takojë liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët apo përfaqësuesit e Lëvizjes BESA të cilët tanimë janë ndarë në dy taborë.

SHEKERINSKA- STOLTENBERG: Vendi i Maqedonisë është në NATO

Maqedonia dëshmoi se ka kapacitete të realizojë reformat në frymën e vlerave të NATO-s, të fokusohet në proceset demokratike, reformat në mbrojtje dhe të avancojë raportet e mira fqinjësore dhe të bëhet faktor i stabilitetit në rajon.

Me zbatimin e reformave, vendi i Maqedonisë është në NATO, është thënë në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton Medial.mk.

Përmbushja e qëllimit tonë strategjik të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s është e një rëndësie të madhe, jo vetëm për vendin por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Na nevojitet inkurajim dhe mbështetje që të mund të dërgojmë porosi se ai qëllim është i realizueshëm”, ka thënë Shekerinska.

“Edhe rritja e buxhetit në Mbrojtje është mënyrë që kontribuon në vlerësimin e NATO-s se jeni të kualifikuar të bëheni anëtare e Aleancës”, thekson Stoltenberg./Medial.mk

Kallashi: Po vdes…

Mirëpo në rrjetet sociale, vajza seksi e famshme për twerk-et e saj, po shfaqet shumë e lënduar.

Ndonëse akoma poston foto provokuese, në publikimet e fundit shihen statuse mjaft depresive.

Së fundmi, Kallashi ka publikuar një video me sekuenca nga një serial turk.

Në video shkruhet:

E shikon atë vajzën? Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë. E lodhur nga jeta! Nuk do të duket e tillë, kështu që mban gjithçka përbrenda. Të gjithë mendojnë se ajo është njeriu më i lumtur që njohin, që nuk ka probleme, që jeta e saj është perfekte. Ahh, sikur ta dinin të vërtetën.”

Nuk dihet ende shkaku pse Kallashi po i bën këto postime, por dyshimet janë se kërcimtarja mund të jetë mërzitur nga ndonjë ndarje./360grade.al

Bilall Kasami ishte për vizitë tek strukturat e tij në Likovë (FOTO)

Kumanovapress shkruan se “Ish kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami” ka qëndruar sonte në Likovë për të dëshmuar se gjoja e kontrollon strukturën partiake. Mirëpo edhe pse ka qenë i siguruar nga shumë persona, ai ka kaluar keq në këtë “piknik”. Kasamit natën ia ka prishur një ish ushtar i UCK-së, i cili e ka akuzuar Kasamin për tradhti. ” Si nuk ju erdhi turp ta tradhtoni Besën e popullit”, e ka pyetur ish ushtari Kasamin dhe shoqeruesit e tij.

VIDEO/ Përleshje në mes 20 personave për një iPhone të humbur – ja ku gjendet telefoni

Ky është momenti tronditës i një përleshje masive që shpërtheu në një qendër tregtare në Kaliforni.

Dhe e gjithë kjo përleshje prej rreth 20 personave, sipas mediave të huaja, ndodhi pas një iPhone të humbur.

Sherri shpërtheu pasi një vajzë që kishte humbur telefonin e saj iu afrua një grupi për të parë nëse ata e kishin parë.

Në fund doli se telefoni ishte i humbur dhe u gjet një kat më lart nga ku ka ndodhur përleshja.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara/Gazeta Infopress

Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës

Që zhvillimet e tanishme – vrasja e Ivanoviçit – nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike, ndër ta edhe tesheshi.com.

Duke qenë se sivjet do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Kosovën, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve.

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot.

Shokon ish- agjenti i CIA-s: Amerika harxhoi milionat për ta shkatërruar Jugosllavinë, Kosovën e mori për… (Video)

Robert Baer, është një ish oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administrataës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën” rrëfen ai, transmeton InfoPress.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”, thotë Baer.

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”, ka thënë Baer. Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.

I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale! Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika? “Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”, rrëfen ai. /Gazeta InfoPress

Flet agjenti i CIA-s me mision për Kosovë (VIDEO)

A janë këto tunelët hapsinore, nepërmjet të cilave Profeti Muhamed a.s udhëtoi në qiell në natën e Isras dhe Miraxhit?!

Nata e Israsë dhe Miraxhit është një ndër mrekullitë e Zotit që i dha profetit Muhammed alejhi selam. (Për të lexuar natën e Miraxhit kliko këtu) Brenda një natë profeti alejhi selam nga Qabja e Shenjtë shkoi në Xhaminë Alaksa dhe nga aty u ngjit në 7 qiej. Rreth kësaj ngjarje kanë folur shumë dijetarë madje disa prej tyre kanë qënë edhe kristianë. Prifti i cili qëndronte përkrah Herakliut të parit të kristianëve teksa ishte prezent mes bisedës së Herakliut dhe Ebu Sufjanit dëgjoi për këtë ngjarje dhe e pohoi. Herakliu u çudit! Dhe i tha:

– Ku e di ti?!
– Në atë periudhë ekzaktësisht me datën që ky po korespondon, unë kam qënë i pari i atij vendi, i atij kulti. Dhe në mbrëmje, thirrëm rojet të mbyllnim dyert por nuk i mbyllëm dot! Më pas thirrëm disa ushtarë por përsëri dyert nuk mbylleshin. E kuptova që do ndodhte diçka e madhe dhe iu thashë: “Lereni sepse këtu do ndodhë diçka e madhe shumë!” Kur erdhëm ditën tjetër kemi gjetur shenja dhe gjurmë. Deri më sot nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte ndodhur, por tani nëse është kështu siç thotë ky, kjo është një ngjarje e vërtetë sepse unë isha prezent.
Në atë natë ishin mbledhur të gjithë Profetët e Zotit të Madh, ishte Xhebrail Emini. U bë një falje e madhe dhe imami i cili i priu në namaz ishte Profeti jonë i dashur, Muhammedi Alejhi Selam. Udhëtimi zgjati brenda natës dhe mjeti që profeti alejhi selam lëvizi ishte Buraku. Buraku ishte kafsha apo mjeti që ku i shikonte syri vendoste këmbën. Mjeti më i shpejtë, pretendohet se është nga mjetet e Xhennetit. Me anë të Burakut Profeti i fundit i njerëzimit, Muhammedi alejhi selam udhëtoi në 7 qiej dhe më pas u rikthye në tokë.
Në vitin 1835, Ajnshtain dhe fizikanti Nathan Rosen, në Teorinë gjenerale të relativitetit, hodhën idenë e ekzistimit të një lloji objektesh kozmike, për të cilat ata mendonin se ekzistojnë në hapesirë-kohë dhe për të cilat, ligjet e fizikës e lejojnë ekzistencën e tyre!
Këta dy shkencëtarë thanë se këto tunele lidhëse janë të atij lloji, që mund të shërbejnë për udhëtim nga njëra hapësirë e largët e universit tek tjetra ,dhe ky udhëtim të bëhet per një kohë shumë të shkurtër!
Koha në tunele hapsinore të cilat nga shumë shkencëtarë quhen si “Vrima të krimbit ” wormholes” , mendohet se është e ndryshme nga ajo jashtë tyre, poashtu shumë shkencëtarë sot mendojnë se këto tunele hapsinore lidhin dy Vrima të zeza, me njëra-tjetrën!
Përdrerisa këto tunele hapsinore mundësojnë udhëtimin për një kohë të shkurtër, të distancave të largëta të universit, atëherë ngrihet pyetja që Profeti Muhmed a.s, në natën e Isras dhe Miraxhit kur udhëtoi në qiell brenda një nate, a mund ta ketë bërë nëpërmjet këtyre tuneleve hapsinore, të cilët shkurtojnë kohën e udhëtimit?! Zoti e di mësemiri./Islamidheshkenca

2018-01-16

Ky çift adoptoi një djalë 12-vjeçar, por kur e njohën më mirë, ndryshuan mendje dhe bënë diçka të paimagjinueshme!

Mjaft e rrezikshme na duhet të pranojmë, apo jo?
Claudio dhe Mariela nga Argjentina ishin përpjekur të kishin një fëmijë për një kohë shumë të gjatë. Pavarësisht faktit që ata kishin vendosur të drejtoheshin tek mundësia e farëzimit artificial, këto përpjekje kishin qenë gjithashtu të pasuksesshme.
Prandaj çiftit i kishte mbetur vetëm një mundësi – të adoptonin një fëmijë.

Babai adoptues
Megjithatë, ky proces është mjaft i vështirë dhe kërkon kohë, siç ndoshta e dini. Por Claudio dhe Mariela kishin pritur mundësinë për të adoptuar një fëmijë për jo më pak por për plot 10 vite.
Mund t’a besoni?
Një tjetër në vendin e tyre do të ishte dorëzuar nga gjithë ato vite pritje, por ata nuk e bënë.

Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Çifti adoptoi një djalë 12-vjeçar me emrin Julio.
Për fat të mirë, djali rezultoi të ishte një djalë shumë i këndshëm, që vlerësonte përkudjesjen e prindërve të rinj por vetëm një gjë e mbante të trishtuar dhe të parealizuar lumturinë e familjes së re: djalit i mungonin jashtëzakonisht katër motrat dhe vëllezërit e tij.
Që kur ai ishte ndarë nga ata, ai ndihej në faj dhe i përmendte gjithë kohës.
Claudio dhe Mariela i lejuan Julio-s që vëllezërit dhe motrat e tij të vinin dhe ta shihnin atë, kështu që fëmijët filluan të vijnë rregullisht për ta vizituar.

Duke parë lidhjen prekëse të këtyre fëmijëve, çifti mori vendimin më të rëndësishëm në jetën e tyre pas atij për adoptimin e Julios dhe i adoptuan të gjithë vëllezërit dhe motrat e tij!
Tani Claudio dhe Mariela, të cilët kishin ëndërruar me vite të kishin një fëmijë, të paktën një, tashmë kanë një familje të madhe me pesë fëmijë.
Ju lumtë!
Le të jenë gjithmonë të lumtur së bashku dhe të na shërbejnë si një shembull i mirësisë dhe dashurisë!

Shtatëzanë dhe me barkun e fryrë, Ami na suprizon me fotot nga pushimet

Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur Amarda Toska është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Mami Ami do të sjellë shumë shpejt në jetë një vajzë që me siguri do të jetë njësoj e bukur si ajo.

Ami këtë periudhë është treguar mjaft diskrete dhe nuk ka preferuar të publikojë foto gjatë shtatzënisë.

Bukuroshja ka publikuar thjesht selfie por pa na treguar si duket e tëra, në këtë periudhë të bukur që po përjeton.

Gjithesesi sot Ami teksa pushon në një vend me borë na tregon si duket. Ajo mbetet e bukur si gjithmonë. E ulur, teksa mban duart në xhep të xhupin e kuq, Amin e ka kapur një nur i bukur shtatzënie.

Sipërmarrësja ka publikuar gjithashtu një foto me Ermalin teksa të dy bëjnë një selfie…

“Ivanoviç vrau 49 shqiptarë, të afërmit e tij me siguri e dinë kush e ekzekutoi”

Halit Barani, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka komentuar situatën kaotike të shkaktuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Mitrovicë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale.

Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.

“Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanovcit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të delonuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani.

Barani nënvizon se familjarët e Ivanovic e dinë se kush janë vrasësit.

“Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani./Mesazhi

Qepët janë një ilaç i madh natyral për sëmundjet, por këto mënyra habitëse përdorimi ndoshta nuk i dini

Qepët janë të mbushura me agjentë antiseptikë dhe antibiotikë për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit. Ata rritin imunitetin tuaj, ndalojnë të vjellat, trajtojnë problemet e frymëmarrjes, ndihmojnë në trajtimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës, uljes së kolesterolit dhe artritit. Ata janë përdorur nga amerikanët për të trajtuar ftohjet dhe gripin dhe madje Organizata Botërore e Shëndetësisë njeh qepën si një mënyrë të mirë për të lehtësuar infeksionet e frymëmarrjes, bronkitin, kollën. Ja disa mënyra si ju mund të përdorni qepën:

Për kollën
Pastrojeni dhe priteni në feta një qepë dhe vendosni një lugë sheqer kafe mbi çdo fetë dhe mbuloni ato për një orë. Hani këtë dy herë në ditë për të hequr qafe kollën tuaj. Squfuri në qepë ka veti antibakteriale që vjedhin mikrobe që shkaktojnë kollitje.

Lufton rënien e flokëve
Vini pak ujë me një qepë në të dhe përdoreni lëngun si një shpëlarje para shampos për të luftuar humbjen e flokëve dhe ndihmon në rritjen e flokëve të reja. Vetitë e saj antimikrobike do të ndalojnë zbokthin dhe do të ndihmojnë në rritjen e më të fortë dhe më të plotë të flokëve.

Lironi kraharorin e bllokuar.
Shtrydhni një qepë dhe bëni një paste duke shtuar disa pak vaj kokosit. Përhapeni këtë mbi gjoks dhe mbulojeni me një peshqir. Qepët punojnë si një antibiotik natyral dhe forcojnë sistemin imunitar.

Zbut kolikun tek bebet
Për të qetësuar një fëmijë nga dhimbjet e barkut jepini një lugë të vogël me çaj qepë çdo orë derisa të jenë më të qetë. Qepa ka veti të relaksojë muskujt, forcojë stomakun dhe rregullojë tretjen.

Çajin e qepës
E bëni duke zierë në ujë një qepë të copëtuar dhe lejoni që të ftohet përpara se ta kulloni dhe ta pini.

Për pickimin nga insektet
Vendosni një copë qepë ose një lëng qepësh të freskët mbi vendin e pickuar për ta zbutur atë. Vetitë anti-inflamatore të qepës do të zvogëlojnë inflamacionin.

Infeksioni veshit
Prisni një qepë dhe e vendosni brenda një çorapë të hollë dhe lidheni atë të mbyllur. Vendos çorapën mbi veshin tuaj dhe mbajeni atë në vend me një kapelë. Lëreni atë derisa dhimbja të largohet.

Për të lidhur vendin e prerë
Përdorni cipën e lëkurës së qepës për një prerje. Kjo do të funksionojë si një agjent antiseptik që ndalon shpejt gjakderdhjen. Vetitë antibiotike dhe anti-inflamatore ndihmojnë në shërimin e plagës, ndërsa vetitë antimikrobike do ta parandalojnë infeksionin.

Shëron një fyt të lënduar
Zieni lëkurë qepe me ujë. Bëni gargarë me të. Nëse shija është e padurueshme ju mund të shtoni pak limon dhe mjaltë. Vetitë anti-inflamatore të qepëve do të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin në fyt.

Të vjellat
Grini një qepë dhe mblidhi lëngun. Bëni çaj menteje dhe leëreni të ftohet. Pini dy lugë çaji lëng qepë dhe prisni pesë minuta. Pastaj pini dy lugë çaji nga çaji i mentes. Përsëriteni këtë derisa të mos villni.

Pastroni ajrin
Një qepë do të pastrojë ajrin duke thithur bakteret dhe viruset e ajrit dhe duke thithur atë.

Trajton djegiet e vogla edhe djegiet nga dielli
Fërkoni pak qepë të freskët në djegien tuaj për të parandaluar infeksionin. Komponimet sulfurike do të përshpejtojnë rigjenerimin e lëkurës dhe do të zvogëlojnë djegien dhe skuqjen.

Ethet
Pritini disa feta të holla qepë. Shtoni disa pika vaj kokosi në shputat e këmbëve dhe aplikoni feta e qepës në harkun e secilës këmbë. Mbështillni këmbët me qese plastike dhe vishni çorape.

Burimi: Relieved

TE REJA

Më e bukur se kurrë, Ivanka Trump “tërbon” amerikanët KOMENTE (FOTO...

Interneti po shpërthen mbi fotot e IvankaTrump pasi vajza e Presidentit Donald Trump u fotografua duke zbritur nga avioni në Maryland shkruan shigjeta.net Imazhet tregojnë...