Manastir: Ia drejton pistoletën dhe ia vjedh prometin ditor disa barnatoreve

SHPËRNDAJE

Manastir: Ia drejton pistoletën dhe ia vjedh prometin ditor disa barnatoreve

SPB Manastir deri te PTHP, ka ngritur një padi penale kundër D.J.(31) nga Shkupi ku edhe jeton për shkak të ekzistimit të dyshimeve se i padituri ka kryer shtatë vepra penale Vjedhje, transmeton Almakos.

I padituri në periudhën nga 04.01.2018 deri me 10.04.2018 me qëllim që të përfitoje pasuri materiale, duke përdorur pistoletën ka kryer shtatë vepra penale nga barnatore në lokacione të ndryshme në Manastir, në mënyrën më të shpeshtë ku ia ka drejtuar pistoletën të punësuarve në barnatore dhe ia ka kërkuar prometin ditor, ndërsa në një moment nga e punësuara në barnatore ka kërkuar dhe vjedhur edhe 8 shishe metadon.

Me veprat penale, i padituri është pasuruar për 126.100 den./Almakos/