Limaj: Prehu në paqe komandant Guri

SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes se Jetullah Çarrit ish luftëtarit të UCK-së, i cili ka ndërruar jetë sot, shkruan arbresh.info.

Limaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se Jetullah Çarri është një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Çarri.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë, Jetullah Çarrit (komandant Gurit).

Jetullah Çarri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte një luftëtar i paepur për liri. Pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çarri.

Prehu në paqe komandant Guri!

Lavdi veprës tënde!’, ka shkruar Limaj në facebook./arbresh.info/