SHPËRNDAJE

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe është sukses i përbashkët i deputetëve në Kuvend. Sipas tij me miratimin e ligjit të gjuhëve u rrumbullakua pjesa normative e MO-së.

“Që nga java e ardhshme edhe mbishkrimi në Kuvendin, Qeverisë do të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe kjo është e drejtë ligjore. Ligji aktual është shtrirje maksimale në kuadër të kornizës që e lejon kushtetuta”, ka thënë Grubi, njofton Medial.mk.

I pyetur nëse presidenti i vendit Gjorge Ivanov do të nënshkruajë ligjin, Grubi me përgjigje:

“Duke u bazuar në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend, ai edhe mund të mos e nënshkruaj ligjin por e ftoj të bëhet pjesë e rrëfimit kaq të suksesshëm në rrumbullakimin e pjesës normative të dokumentit të MO-së dhe të bëhet pjesë përbërëse e këtij rrëfimi. Mos të përmend ndonjë hap që do jetë kundër relaksimit të raporteve mes dy komuniteteve më të mëdha dhe të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Grubi.